GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Izraeli ngre alarmin: “Irani do të sulmojë para të enjtes”
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Izraeli ngre alarmin: “Irani do të sulmojë para të enjtes”

By
Dardan MITROVICA
12/08/2024
9 Min Read
Share
SHARE

Vendi i Netanyahut frikësohet se pavarësisht përpjekjeve amerikane për një samit që synon vazhdimin e negociatave për një akord, përgjigja e Teheranit mund t’ia behë më shpejt

Izraeli pret një sulm në shkallë të gjerë nga Irani dhe Hezbollahu përpara samitit të së enjtes së ardhshme të thirrur nga Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari për të arritur një armëpushim në Gaza. Sipas Haaretz, autoritetet e sigurisë janë në gatishmëri të lartë për një sulm të mundshëm nga Irani apo Hezbollahu, pasi në Izrael vlerësohet se, pavarësisht përpjekjeve amerikane për një samit që synon vazhdimin e negociatave për një marrëveshje të enjten, përgjigja e Teheranit mund të vijë më shpejt.

Aparati i sigurisë beson se Irani dhe Hezbollahu nuk duan një luftë më të gjerë në rajon dhe Izraeli ka thënë se nuk do të tolerojë dëme ndaj civilëve, por brenda aparatit po zhvillohen debate të shumta rreth skenarëve të ndryshëm dhe përgjigjeve relative, shkruan sërish Haaretz . Sipas zëdhënësit të IDF, Daniel Hagari, në udhëzimet e Home Front Command nuk ka ndryshime dhe “forcat e ushtrisë janë të dislokuara dhe të përgatitura, nëse lind nevoja për të ndryshuar udhëzimet, ne do t’i përditësojmë”.

Lajmi konfirmohet nga një reporter i Axios, sipas të cilit gjatë një bisede telefonike mes ministrit izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant dhe sekretarit amerikan të Mbrojtjes, vetë Gallant informoi homologun e tij amerikan se përgatitjet ushtarake të Iranit sugjerojnë që Teherani po përgatitet për një sulm në shkallë të gjerë kundër Izraelit. Austin, njofton Pentagoni, ka urdhëruar vendosjen e një nëndetëse me raketa të drejtuara mbi Lindjen e Mesme, midis tensioneve në rritje në rajon, si dhe ka urdhëruar edhe grupin e sulmit të aeroplanmbajtëses Abraham Lincoln që të nxitojë në vendosjen e tij në rajon.

Gjatë natës, nga Hezbollahu në Libanin jugor janë lëshuar rreth 30 raketa në territorin izraelit, duke rënë në zona të hapura, raporton IDF, sipas së cilës nuk raportohet për dëme apo të plagosur. Sulmi u mor përsipër nga vetë Hezbollahu: “Bombarduam shtabin e përgjithshëm të Brigadës 146 në Gatton me raketa dhe Katyusha. Bombardimi ishte një përgjigje ndaj sulmeve në fshatrat e jugur”, ka bërë të ditur organizata pro-iraniane.

Përsa i përket negociatave, kreu i ri i Hamasit, Yahia Sinwar, thuhet se është gati për një marrëveshje për një armëpushim dhe për lirimin e pengjeve në bazë të planit të paraqitur nga Joe Biden, raportojnë disa media. Megjithatë, Hamasi e ka bërë të qartë se nuk do të dërgojë ndërmjetësues të drejtpërdrejtë sepse konsideron që drafti nga i cili do të nisë një marrëveshje është ai i propozuar nga presidenti amerikan Joe Biden i miratuar nga OKB-ja dhe se nuk ka nevojë për negociata të reja.

Apeli i Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë drejtuar Iranit

Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania paralajmërojnë Iranin se nëse sulmon Izraelin do të “marrë përgjegjësinë” për përshkallëzimin në rajon. Në një deklaratë të përbashkët të cituar nga Times of Israel, të tre vendet i bëjnë thirrje Teheranit, duke ftuar Republikën Islamike që të shmangë kontributin në spiralen drejt luftës totale.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për përshkallëzimin e tensioneve në rajon dhe jemi të bashkuar në angazhimin tonë për uljen e tensionit dhe stabilitetin rajonal – shkruajnë të tre vendet – Në këtë kontekst, i kërkojmë Iranit dhe aleatëve të tij të përmbahen nga sulmet që mund të përshkallëzojnë më tej tensionet rajonale dhe rrezikojnë mundësinë e marrëveshjes për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve”, vijon deklarata, duke iu referuar negociatave mbi një marrëveshje të mundshme midis Izraelit dhe Hamasit, që pritet të rifillojnë ditët e ardhshme.

Nëse Irani sulmon, “do të mbajë përgjegjësi për veprimet që rrezikojnë këtë mundësi për paqen dhe stabilitetin. Asnjë vend nuk do të përfitojë nga përshkallëzimi i mëtejshëm në Lindjen e Mesme”, përfundon deklarata.

Irani Kinës, e drejtë një “përgjigje adekuate dhe parandaluese”

Gjatë një bisedë telefonike midis ministrave të jashtëm të Iranit dhe Kinës, kreu i përkohshëm i diplomacisë së Republikës Islamike Ali Bagheri Kani ka rivendikuar për vendin e tij të drejtën e një “përgjigjeje adekuate dhe parandaluese” kundër shtetit hebre që vrau në Teheran, liderin politik të Hamas, Ismail Haniyeh, 31 korrikun e kaluar.

Në një postim në X, Bagheri ka thënë se me kolegun e tij kinez Wang Yi diskutoi mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe në veçanti “veprimet e regjimit sionist që vret fëmijë për të zgjeruar hapësirën e tensioneve përtej Gazës përmes lëvizjeve të fundit të rrezikshme në Liban, Jemen dhe vrasjen e Dëshmorit, Haniyeh, në Teheran”.

Sipas ministrit iranian, “ministri i Jashtëm kinez i ka mbështetur përpjekjet ligjore të Iranit për të mbrojtur sovranitetin, sigurinë dhe nderin kombëtar të tij dhe shprehu dëshirën për marrëdhënie të ngushta me Iranin për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon”.

Al Jazeera, Hamasi kërkon një kthim në planin e paqes së Bidenit

Nuk është e vërtetë që Hamasi është mbyllur ndaj rifillimit të negociatave për armëpushim në Gaza: sipas Al Jazeera, në të vërtetë, kërkesa e lëvizjes së armatosur që qeveris Rripin e Gazës është që t’i kthehet propozimit në tre faza të paraqitur në fund të maj nga presidenti amerikan Joe Biden. Media me qendër në Katar dhe e ndaluar nga Izraeli kujton se për atë plan, i cili synonte përfundimin e luftës pas tre hapave të ndërmjetëm, fillimisht ra dakord edhe Izraeli por më pas negociatat nuk vazhduan për shkak të “bombardimeve të vazhdueshme izraelite në Gaza”.

Atë kohë, kujton Al Jazeera, Hamasi pati lëshuar disa deklarata mbi nevojën për një armëpushim për të ndërprerë agresionin izraelit; sipas medies arabe në gjuhën angleze, interpretimi i deklaratës së Hamasit dhënë nga shtypi izraelit sipas të cilit “refuzon plotësisht” negociatat është i gabuar: lëvizja, përkundrazi, do të ishte e gatshme të diskutonte propozimin fillestar që ishte në tavolinë.

Parolin telefonon Pezeshkian, që konflikti të mos përhapet

Kardinali Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Shenjtërisë së Tij, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës Islamike të Iranit, Masoud Pezeshkian. E ka bërë të ditur drejtori i zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni. “Kardinali, përveç urimit të presidentit për fillimin e mandatit dhe trajtmit të çështjeve me interes të përbashkët, shprehu edhe shqetësimin serioz të Selisë së Shenjtë për atë që po ndodh në Lindjen e Mesme, duke përsëritur nevojën e shmangies në çdo mënyrë që zgjeron konflikti serioz që po vazhdim duke preferuar dialogun, negociatat dhe paqen”.

Borrell, sanksionet ndaj Izraelit në axhendën e ditës së BE

 “Sanksionet duhet të jenë në rendin e ditës së axhendës tonë të BE-së.” E thotë shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell. Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, “teksa bota shtyn për një armëpushim në Gaza, bën thirrje për ndërprerjen e karburantit dhe ndihmave për civilët. Ashtu si deklaratat e ashpra të ministrit Smotrich, kjo është një nxitje për krime lufte. Sanksionet duhet të jenë në axhendën tonë të BE-së”.

 “I bëj thirrje qeverisë izraelite që të distancohet pa mëdyshje nga këto nxitje për të kryer krime lufte dhe e nxis të angazhohet me mirëbesim në negociatat e lehtësuara nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti për një armëpushim të menjëhershëm”, shtoi ai.

Përgatiti Dardan MITROVICA

Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur
Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Lutfi DERVISHI – Olimpiada: Shqipëria do të lerë pas SHBA-në për medalje ari
Next Article Nga Basir ÇOLLAKU – Po rojet kush i ruan? – 500 mijë euro një prokuror-gjyqtar për të kaluar në…
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?