GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Ishujt më të bukur dhe më të lirë për të kaluar vitet e pensionit: më të mirët në botë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Travel

Ishujt më të bukur dhe më të lirë për të kaluar vitet e pensionit: më të mirët në botë

By
Dardan MITROVICA
18/12/2021
5 Min Read
Share
SHARE
sq Albanian / en English / it Italian / ar العربية / bs Bosanski / zh-CN 简体中文 / fr Français / de Deutsch / hi हिन्दी / pt Português / ru Русский / es Español

Kush nuk ëndërron të dalë në pension e ta kalojë atë në vende përrallore ku të shijojë të gjitha më të mirat që jeta ka për të ofruar pasi të jetë arritur dhe tejkaluar më në fund pragu i pensionit të shumëpritur. Dhe nuk është e thënë që duhet të jesh milioner për ta bërë këtë. Nëse po planifikoni të tërhiqeni në një ishull ku mund të kënaqeni me lukse të vegjël me çmime të përballueshme, ja cilat janë vendet më të mira në botë për të jetuar si mbret pensionist.

1. Bali, Ishulli i Zotave

Ujërat turkezë, fushat orizore të një të gjelbre të thellë, plazhet të bardha dhe pyjet, tempujt me bukuri çarmatosëse dhe peizazhet që të lenë pa frymë, janë këto që i kanë dhënë Balit pseudonimin “Ishulli i Zotave”. Kjo parajsë tropikale e Indonezisë është vendi i përsosur për të shijuar jetën si pensionist.

2. Majorka, perla e shndritshme e Mesdheut

Nëse dëshira jote është të zhvendosesh në një vend ëndrrash, pasi të kesh arritur moshën e daljes në pension, por dëshiron të qëndrosh në tokë evropiane, Mallorca mund të bëjë për rastin tënd. Ndër destinacionet më të njohura për turistët në muajt e nxehtë, më i madhi nga Ishujt Balearik rezervon atraksione dhe ngjarje të paharrueshme edhe në muajt e dimrit, falë klimës së butë gjatë gjithë vitit.

3. Koh Samui, xhevahiri i egër i Tajlandës

Ndër ishujt më të njohur të Tajlandës, Koh Samui krenohet me plazhet e njohura në të gjithë botën  të krijuara nëpër gjire të izoluar, xhungla të populluara nga zogj ekzotikë, flutura dhe majmunë, ujëvara madhështore dhe pishina natyrore, është pra një zgjedhje pothuajse e pafundme vendesh fantastike për t’u çlodhur dhe për të parë perëndimin e diellit spektakolar mbi gji.

4. Penang, parajsa e dashamirëve të gatimit

Ishulli Penang, në brigjet e Malajzisë, konsiderohet nga shumë pensionistë amerikanë si një nga vendet më të qetë dhe tërheqës në botë. Një tokë plot me atraksione, e njohur mbi të gjitha për kuzhinën e saj: duhet marrë në konsideratë nëse e konsideron veten një merakli të gatimeve.

5. Irlanda, një ëndërr për pensionistët

Një tokë plot histori dhe folklor, me vende magjepsëse të celebruar nëpër filma dhe seriale televizive e me një hijeshi misterioze që e bën unikale në botë. Irlanda ka kaq shumë vende për të kaluar një jetë të qetë pensionisësh, zhytur në peizazhe përrallash dhe rrethuar nga atraksione të paimitueshme, nën një qiell që është “një oqean resh dhe drite”, siç thotë një këngë e famshme.

6. Malta, surpriza pa fund

Arkipelagu i Maltës është një rezervat surprizash dhe mijëvjeçarësh për t’u gjurmuar në pafundësi elementesh për t’u eksploruar. Nga La Valletta, një kryevepër baroke, qendër multikulturore dhe Trashëgimi Botërore e UNESCO, në Comino-n e mrekullueshme, një parajsë e paharrueshme për adhuruesit e zhytjes dhe ecjes: kudo që të vendosësh të kalosh ditët e pensionit në lumturi, peizazhi dhe arkitektura e këtyre ishujve do të ofrojnë gjithmonë një sfond spektakolar, mes ngjyrave, atmosferave dhe bukurive natyrore të papritura.

7. Kreta, idil dhe zbulim

Më i madhi i ishujve grekë është një tjetër destinacion idilik për të jetuar pasi të kesh arritur momentin historik të daljes në pension. Djep i disa qytetërimeve të rëndësishme të lashta, Kreta është një ndërthurrje e plazheve dhe peizazheve natyrore të pabesueshme, por edhe depozitare e një trashëgimie të mrekullueshme historike, arkeologjike dhe arkitekturore. Është patjetër për t’u patur ndërmend.

8. Phu Quoc, ishulli në formë pike

Destinacion ideal për ata që duan natyrën e paprekur dhe të egër, ishulli Phu Quoc në Vietnam është një tjetër parajsë për t’u zbuluar. Një bukuri magjepsëse në formë pike, e rrethuar nga ujëra të pastër kristal, ku ka kaq shumë për të njohur dhe për të parë. Si për shembull, vizita e fermave të specave djegës apo të fluturosh me teleferikun më të gjatë në botë.

9. Ambergris Caye, për ata që duan qetësinë

Mes ishujve të përsosur për bukurinë dhe koston, ku mund të jetosh si pensionist, është i mrekullueshmi Ambergris Caye, një nga destinacionet kryesore turistike në Belize. Një vend jashtëzakonisht magjepsës, ku mbizotëron moto “we go slow” (fjalë për fjalë: ‘ne shkojmë ngadalë’). Një frazë që e vetme mund të mjaftojë për t’i bindur ata që kërkojnë një mënyrë jetese vërtet të qetë.

Përgatiti Dardan MITROVICA

You Might Also Like

Vendet më të vizituara në planet dhe surpriza shqiptare në klasifikimin botëror
Evropa plot turizwm masiv: 30 qytete ikonë për t’u shmangur dhe alternativat surprizë
Londra, Bali, Dubai: pse ishin ndër destinacionet më të njohura në botë?
Një udhëtim në Planetin e Ëndrrave: nga metropolet futuristike te natyra e paprekur, ja shtetet që po çmendin banorët e botës, sipas 200 mijë udhëtarëve
Është aeroporti më i shtrenjtë në botë ku një birrë kushton sa një vakt luksoz
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Sulejman GJANA – Lëvizja Studentore si shans i bjerrun me paracaktim
Next Article Çami që i vuri “kufirin te thana” grekëve për Jugun: Kërkesa e francezëve për osmanët dhe përballja me Greqinë

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Shqipërinë e pushtojnë protestat, qeveria nis të ketë frikë nga vetvetja

14/06/2026
8 Min Read
Opinione

Kush po përpiqet t’ia vjedhë qytetarëve sheshin

14/06/2026
8 Min Read
Aktualitet

Kosova 27 vjet pas luftës: Mes kujtesës së çlirimit dhe hijes së të zhdukurve pa gjurmë

12/06/2026
7 Min Read
You cannot print contents of this website.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?