Me milionat që do t’i paguajë Al Hilal, ish interisti ngjitet në krye të renditjes, duke kaluar edhe Pep, edhe Arteta. Ja top 10
10. Unai Emery (Aston Villa): 7,5 milionë
53 vjeçari spanjoll e udhëhoqi Aston Villan drejt një sezoni të mirë në Champions, duke e mbyllur në çerekfinale aventurën, kundër kampionëve të ardhshëm PSG, të cilët u frikësuan pas ndeshjes së parë të fituar 3-1, duke humbur 3-2 në Villa Park në Birmingham, të shpëtuar nga Gigio Donnarumma. Ndërsa në Premier League, “Villains” nuk u konfirmuan, duke u kualifikuar vetëm për Europa League, duke përfunduar në vendin e gjashtë. I ardhur më 2022, ka rinovuar deri më 2029.
9. David Moyes (Everton): 9 milionë
Pasi u shkarkua nga West Ham, skocezi firmosi me Evertonin janarin e kaluar për dy sezone e gjysmë, duke zënë vendin e Sean Dyche dhe duke u rikthyer në pankinën e skuadrës së dytë të Liverpoolit, të cilën e kishte drejtuar edhe më para, nga 2002 deri më 2013, duke i udhëhequr ata drejt një shpëtimi komod.
8. José Mourinho (Fenerbahce): 11 milionë
Special One ka firmosur një kontratë dyvjeçare me turqit verën e kaluar. Super Lig-ën e mbylli në vendin e dytë, 11 pikë pas Galatasaray, kampion për vitin e tretë rresht (i 25° titull në përgjithësi). Në Europa League u eliminua në të tetat e Finales, pas eliminimit në raundin e tretë të eliminatoreve të Champions.
7. Matthias Jaissle (Al Ahli): 11,5 milionë
Ish mbrojtësi i Hoffenheim është i pari nga “sauditët” që hyn në top10, në drejtim të Al Ahli, me të cilin firmosi në korrik 2023 pas largimit nga Salzburgu, duke e çuar klubin në fund të sezonit 2024-25 drejt fitores së parë historike të Champions League Elite, kompeticionin kryesore të futbollin aziatik, duke fituar 2-0 kundër japonezëve të Kawasaki Frontale. Megjithatë, në Saudi Pro League, nuk shkoi dot përtej vendit të 5-të. Është nën kontratë deri më 2026.
6. Luis Enrique (Psg): 11,5 milionë
Kampioni i freskët i Europës, më 5 korrik 2023 zëvendësoi Christophe Galtier në drejtim të Paris Saint-Germain, duke firmosur një kontratë dyvjeçare, të zgjatur për deri më 2027, shkurtin e kaluar. Me parisienët, në vitin e tij të parë, fitoi kampionatin, Kupën e Francës dhe Superkupën e Francës. Këtë vit tripleta, me 5-0 në finalen e Champions League ndaj Interit.
5. Stefano Pioli (Al Nassr): 11,5 milionë
Trajneri që e udhëhoqi Milanin drejt trikolorit më 2022, pasi u largua nga Djalli, nënshkroi me skuadrën e Cristiano Ronaldos duke marrë drejtimin e ekipit nga Luis Castro, shtatorin e kaluar me një kontratë dyvjeçare me opsion për një vit të tretë. Sidoqoftë, ai mbetet një nga emrat më të kuotuar për një rikthim në Serie A. Këtë sezon, e mbylli në vendin e tretë në Saudi Pro League, duke arritur kualifikimin në Champions, kompeticion ku këtë vit Al Nassr u eliminua në gjysmëfinale, duke humbur edhe Superkupën në finale dhe duke u eliminuar në të tetat e Finales së King’s Cup.
4. Mikel Arteta (Arsenal): 11,5 milionë
Trajneri i Arsenalit në shtator 2024, nënshkroi një kontratë të re me “Gunners” duke rinovuar deri më 2027, duke e zgjatur me tre vjet kontratën e mëparshmen, e cila do të kishte skaduar më 2025. Këtë sezon, londinezët përfunduan të dytët pas Liverpoolit në Premier League, duke u eliminuar në gjysmëfinale si në Kupën e Ligës, ashtu dhe në Champions (nga PSG kampione). Ndërkohë që u eliminuan në turin e tretë të Kupës FA.
3. Diego Simeone (Atletico Madrid): 13 milionë
Ish-lojtari i Lazios dhe Interit është në drejtim të “Colchoneros” që prej 2011-ës. Në mars, ka firmosur zyrtarisht edhe një tjetër rinovim kontrate me klubin madrilen deri më 30 qershor 2027. Gjatë drejtimit të Simeones, Atletico ka fituar 8 tituj: dy edicione të Ligës, një Kupë të Mbretit, dy Europa League, dy Superkupa Evropiane dhe një Superkupë Spanjolle.
2. Pep Guardiola (Manchester City): 14 milionë
Spanjolli është në krye të Citizens që prej 2016-ës. Nëntorin e kaluar, e zgjati kontratën deri më 2027, duke njoftuar se në fund të akordit do të marrë një periudhë pauze. Te City ka fituar 6 Premier League, 4 Kupa Lige, 3 Community Shield, 2 FA Cup, një Champions League, një Superkupë Evropiane dhe një Botëror për Klube. Ndërsa në sezonin 2024-25, ka fituar vetëm Community Shield, është mundur në finalen e FA Cup, është eliminua në Champions në play-off nga Reali, është renditur i 3-ti në Premier League dhe eleminuar në Kupën e Ligës në turin e 4-t.
1. Simone Inzaghi (Al Hilal): 25 milionë
Pas 4 sezoneve te Inter, trajneri u largua nga Nerazzurrët për në Arabinë Saudite, ku do të stërvisë Al Hilal, duke firmosur një kontratë dyvjeçare me vlerë 25 milionë neto në sezon. Me Nerazzurrët këtë vit nuk ka fituar asgjë: vendin e dytë në Serie A, humbje në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë nga Milani, i cili e pati mposhtur edhe më parë në finalen e Superkupës, dhe humbjen me PSG në finalen e Champions League. Largohet me një Scudetto, 3 Superkupa Italiane dhe 2 Kupa Italiane.