GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Inteligjenca Artificiale në duart e Rilindasve safi
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Inteligjenca Artificiale në duart e Rilindasve safi

By
GazetaTjeter
07/01/2024
4 Min Read
Share
SHARE

Në orët e para të ndërrimit të viteve, kryeministri Edi Rama e kishte agjendën e propagandës mjaft të ngjeshur. Kujt t’ia prishte e kujt t’ia ndreqte mes pronarëve të mediave që e lusnin ta kishin si “imazh” në momentet e ndërrimit të viteve. Në fund Rama vendosi të shfaqej në dy drejtime: me propagandën e intelicencës artificiale dhe në një tallava mediatike si një personazh që fitonte ca para në një kuitz të gatuar më parë nga vetë stafi i kryeministrit.

Ajo që ra në sy ishte bashkëbisedimi me drejtues të AKSHI-t (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), ku propagandoi se shumë shpejt do investohej në atë që njihet si inteligjenca artificiale. Inteligjenca artificiale është aftësi e kompjuterit për të vepruar si qenie njërzore e cila përfshin një numër të madh aplikacionesh si simulator softuerik dhe robotik. Kjo teknologji e re është në testim nga disa shtete të zhvilluara, por për Ramën “nuk duhet humbur kohë” për ta aplikuar në vendin tonë. Po nga kush do të menaxhohet?

Si “provë të parë” eunukët e AKSHI-t, kishin zgjedhur t’i bënin një surprizë shefit Rama, duke marrë pamjen e tij në një fjalim të stisur ku Rama fliste për pushtet të gjatë dhe broçkulla të tjera që janë tërsisht rrena të trasha, por që mbesin gjysmë të vërteta në dëshirat e kreut të qeverisë. Ajo që çdo qytetar duhet të shqetësohet është se kjo çmenduri për të futur inteligjencën artificiale edhe në shërbime, apo në dokumenta të rëndësishme të shtetit, do të menaxhohet nga AKSH-i. Është kjo agjenci e cila nuk ishte në gjendje të ruante asnjë të dhënë të ndjeshme të qytetarëve.

Identiteti i qytetarëve, numrat e telefonëve, adresat e banesave, të dhënat e sistemit TIMS, targat e automjeteve dhe pagat në sektorin publik e privat u hakeruan duke u shpërndarë kudo dhe përfunduar edhe në duart e kujtdo, përfshi edhe terroristëve.

Shteti i ngjau një femre që bërtiste që ishte e virgjer, por sapo kishte dalë nga një shtëpi publike e zhveshur tërësisht. U tha se hakerimet ndodhin edhe në vendet e zhvilluara, duke justifikuar në fakt abuzimin më shumë se paaftësinë për të mbrojtur të dhënat e qytetarëve. Megjithatë ky AKSHI i madh me të cilën kryeministri mburret ishte përgjegjës kryesor për ruajtjen e të dhënave dhe ndonëse kishte shpenzuar qindra milionë euro për sigurisë, çdo informacion që prekte qytetarët u hallakat në çdo dorë.

Ky shtet digjital i qeverisë ra në pak minuta. Mjaftonte kaq që të mendoheshin gjatë para se të dhëna të tjera të futen në sistemin digjital e aq më shumë të përfshihen aplikacione të reja që vetë shtete e zhvilluara druhen për t’i përdorur. Si gjithnjë Shqipëria është vendi i eksperimenteve të mëdha sociale të cilat kanë qëllimin e madh propagandën dhe jo vlerën e vërtetë që mund të sjëllë çdo teknologji e re. Si mund të jetë Inteligjenca Artificiale në duart e Rilindasve natyral? Ditë edhe më të vështira duket se do të vijnë.

U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Operacionet e Wagner-it në Afrikë: ku lëviz dhe objektivat reale të Grupit
Next Article Rrahja e 3 shqiptarëve në Malin e Zi dhe propaganda e shëmtuar e Taulant Ballës në mediet e Tiranës
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?