GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Instrumenti që mundëson manipulimin e ëndërrave
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Shkence

Instrumenti që mundëson manipulimin e ëndërrave

By
GazetaTjeter
01/09/2020
4 Min Read
Share
SHARE

Quhet Dormio. Team nga MIT i Bostonit ndikoi me sukses në ëndrrat e shumicës së pjesëmarrësve të eksperimentit që u nxitën të ëndërronin një pemë dhe një burim çokollate

Implantim i ideve dhe mendimeve specifike në ëndrrat e njerëzve për t’i ndihmuar ata të rrisin kreativitetin ose për të menaxhuar momente veçanërisht stresuese. Ky është qëllimi, i përshkruar në një artikull të botuar në revistën Consciousness and Cognition, nga ekspertë të Massachusetts Institute of Technology (MIT), të cilët përdorën inkubacionin e synuar të ëndrrave (TDI) për të drejtuar ëndrrat e njerëzve drejt temave specifike, duke përsëritur informacion gjatë gjendjes hipnagogjike, e cila karakterizon kalimin nga qënia zgjuar në gjumë.

“Faza hipnagogjike – shpjegon Tomás Vega nga MIT Media Lab dhe bashkautor i artikullit – zakonisht lidhet me ëndrrat mbi fenomenet psikedelike. Teknika jonë përdor një instrument të quajtur Dormio, një pajisje për gjurmimin e gjumit elektronik që vihet në kyçin e subjektit, është një aplikacion që lëshon sinjale audio”.

Ekipi ka ndikuar me sukses në ëndrrat e shumicës së pjesëmarrësve në eksperiment, të cilët u nxitën të ëndërronin një pemë dhe një burim çokollate. “Nga këndvështrimi i valëve trunore – vazhdon Pattie Maes i MIT Media Lab, autori i parë i studimit – hipnagogjia është e ngjashme me fazën REM, me ndryshimin që në këtë periudhë kohore individët janë akoma në gjendje të perceptojnë stimujt audio. Në këtë mënyrë përdoruesi mund të vendosë se çfarë të ëndërrojë, duke e programuar aplikacionin për të ndikuar në përmbajtjen e ëndrrave”.

Lexo më shumë

Edhe gratë, ashtu si burrat, tërhiqen nga partnerët më të rinj e thotë shkenca
Edhe gratë, ashtu si burrat, tërhiqen nga partnerët më të rinj: e thotë shkenca
Nga Çlirim KOKONOZI – Banka simbolike dhe metamorfozat e inkoshientit
Çlirim KOKONOZI – Edhe ëndrrat gënjejnë
Ke jetuar një jetë të dytë? Ja kush janë shenjat që e vërtetojnë
Studimi i ri që përmbys krejtësisht atë që dimë për vrimat e zeza

Gjurmuesi i gjumit, shpjegojnë autorët, monitoron frekuencën kardiake dhe aktivitetin elektrodermik, ndryshimet në rezistencën e lëkurës ndaj një rryme të vogël elektrike bazuar në aktivitetin e gjëndrës së djersës. Çdo seancë ka patur një kohëzgjatje përafërsisht prej 45 minutash, në mënyrë që t’i lejohej eksperimentuesve të kryenin më shumë se një kontroll mbi përmbajtjen e ëndrrave të pjesëmarrësve, të cilët pyeteshin se çfarë po mendonin pas zgjimit pas fazës hipnagogjike.

 “67 përqind e personave – vëzhgon studiuesi – raportuan elemente të lidhura drejtpërdrejt me ndikimet. I kërkonim nëpërmjet audios të kujtonin një pemë, dhe shumica e njerëzve përmendnin pemë kur u zgjuan, me përshkrime pak a shumë të ndërlikuara në varësi të kohës që pjesëmarrësi ëndërronte”.

Vetë autori Tomás Vega iu nënshtrua procedurës, duke ndikuar në materialin e tij të ëndrrave dhe duke ëndërruar fabrikën e çokollatave të filmit artistik me Gene Wilder. “Ekzistojnë gjithmonë pengesa – shpjegon ai – Kam ëndërruar për burimin karakteristik të çokollatës dhe Oompa Loompa, por meqenëse jam intolerant ndaj laktozës, nënvetëdija ime më tregoi një kaskadë me çokollatë të zezë. Mendoj se është vërtet interesante të jesh në gjendje të ndikosh në përmbajtjen e ëndrrave”.

“Përveç përfitimeve nga shkencëtarët – përfundon Maes – puna jonë mund të çojë në teknologji të reja komerciale që shkojnë përtej monitorimit të gjumit dhe mundet potencialisht të ndihmojnë në menaxhimin e çrregullimeve për shkak të stresit, cilësisë së gjumit, kujtesës dhe të të mësuarit”.

Forever Young: 101 milionë dollarë për kë arrin ta rikthejë plakjen pas
Truri i njeriut nuk i pranon mendimet për vdekjen (e thotë shkenca)
Zbulohet misteri i jetës: eliksiri i jetgjatësisë, ja si ndalohet plakja
E vërteta e jetës pas vdekjes
Çlirim KOKONOZI – Jashtëtokësorët dhe pavetëdija
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Gjermania sheh një rikuperim në formë V: “Do ta shmangim një lockdown të dytë”
Next Article Trump, Biden dhe ngjyra e parave
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?