GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Ikën edhe macja më e vjetër në botë. Lamtumirë Rubble!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Kafshë

Ikën edhe macja më e vjetër në botë. Lamtumirë Rubble!

By
GazetaTjeter
07/07/2020
3 Min Read
Share
SHARE

Maçoku, një ekzemplar shumë i bukur i Maine Coon, ishte 32 vjeç: kishte thyer rekordet e të gjitha maceve të tjera më jetëgjata në vendin e saj dhe në botë

Quhej Rubble dhe me 32 vjetët në kurriz ishte maçoku më i vjetër në botë: më 3 korrik ky ekzemplar i mrekullueshëm i Maine Coon kaloi në urën e Ylberit, ashtu siç kanë qejf të shprehen adhuruesit e maceve, duke e lënë të paprekur primatin e tij.

Padronja e tij, Michelle, e kishte marrë si dhuratë për ditëlindjen e saj të njëzetë dhe Rubble ka qenë me të deri në 52 vjetët e saj, duke jetuar pra dy herë moshën që zakonisht jeton një mace shtëpiake, që ndalon rreth të 16-ave.

“Është plakur me shumë shpejtësi në periudhën e fundit, i thashë tim shoqi në Krishtlindje duke e menduar se do të ishte e fundit që do të kalonim së bashku me të”, ka thënë e zonja e ngashëryer.

“Shkova në punë si zakonisht dhe kur u ktheva im shoq më tha që Rubble kishin kaluar rrugën siç bënte çdo ditë dhe nuk ishte kthyer më. Mendojmë se shkoi për të vdekur ashtu siç bëjnë macet. Ai ishte një krijesë me huqe, kishte vendet e tij të preferuara për të fjetur dhe i pëlqente ushqimi i tij, kështu që kur nuk u kthye më e kuptuam që i kishte ardhur momenti ”

Pra Rubble ishte larguar nga shtëpia për të vdekur ose mbase ka mbetur viktimë e ndonjë aksidenti: i bërë macja më e vjetër në botë në janar të vitit 2020, ai kishte kaluar edhe moshën e Skuterit, maces siameze që vdiq në moshën 30 vjeçe. Në Angli ka qenë Nutmeg, e cila ishte 31 vjeçe në momentin e vdekjes.

Asnjë prej tyre nuk ka arritur akoma të mundë Cream Puff, një maçok texan që ka jetuar për plot 38 vjet: sipas burimeve të shtypit, pronari e bënte të ndiqte një dietë të veçantë, me bazë proshuta, vezë, asparag, brokoli dhe kafe me krem. Një regjim ushqimor që nuk asnjë veteriner do ta rekomandonte, megjithatë po pronari i Cream Puff kishte ka patur një mace shumë jetëgjatë, e cila pati vdekur në moshën 34 vjeçe.

Ja 10 kafshët më të lezetshme në botë, disa jetojnë edhe mes nesh
Çfarë duhet të bëni dhe nuk duhet të bëni nëse jeni të rrethuar nga një tufë me qen encacakë?
Një qen për fëmijët? Ja kush janë 30 racat më të mira
Një qen në shtëpi të shton jetën (e thotë shkenca)
Marrin shtëpi për pushime por pishinën e pushtojnë arinjtë
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article 3 filma kult për të riparë… dhe për t’i ridëgjuar
Next Article Shtëpia rrethuar me pemë që rriten brenda dhomave

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?