GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Historia e spiunit amerikan që ia ‘shiti vendin’ Kinës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Historia e spiunit amerikan që ia ‘shiti vendin’ Kinës

By
GazetaTjeter
23/07/2020
8 Min Read
Share
SHARE

I dhuruan 100,000 dollarë në këmbim të bashkëpunimit, duke i premtuar se do të kujdeseshin për të “për gjithë jetën”. Sipas akuzës, takimi me zyrtarët e inteligjencës së Ministrisë së Sigurisë Kineze është zhvilluar në prill të vitit 2010 në Shenzen, një qytet jo shumë larg Hong Kongut, baza e tij operative.

Në javët e mëpasshme, tregojnë dokumentet, ish oficeri i CIA-s, Jerry Chun Shing Lee, filloi të marrë një sërë udhëzimesh të shkruara nga 007 kinezë, së bashku me zarfe të shoqëruara nga “dhurata” të tjera. Agjentët e Dragoit i kërkuan atij dhjetëra informacione, shumica e të cilave shumë të ndjeshme, të lidhura me CIA dhe mbrojtjen kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Deri në vitin 2013, zoti Lee vazhdoi të merrte shuma të mëdha parash, rreptësisht të thata, të cilat depozitoheshin herë pas here në Bankën HSBC në Hong Kong. Ndërsa llogaritë e z. Jerry, i njohur edhe si Zhen Cheng Li, rriteshin dukshëm, në të njëjtën hark kohor, Central Intelligence Agency po humbiste nga 18 deri në 20 informatorë kinezë. Të gjithë u vranë ose u burgosën nga autoritetet kineze sepse kishin dhënë informacionit konfidencial për qeverinë amerikane. Kina kishte arritur pak nga pak të paralizonte operacionet e spiunazhit amerikan përtej Murit, dhe ia kishte arritur këtij suksesi falë një kundërsulmi të egër dhe dinak.

Loja e rrezikshme

“Qeveria kineze ka çmontuar sistematikisht operacionet e spiunazhit të CIA-s në vend që nga viti 2010 dhe, në dy vitet e mëpasshme, ka vrarë ose burgosur më shumë se një duzinë burimesh amerikane, duke paralizuar mbledhjen e informacionit amerikan”, shkruante New York Times, duke hedhur dritë mbi një çështje themelore për të kuptuar sfidën e fshehtë që po ndodh midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Për të arritur këtë sukses spiunazhi, Pekini përdori dy burime: para, shumë para për të blerë informacione nga unazat e dobëta të zinxhirit amerikan dhe mbi të gjitha kohë. Javë, për të mos thënë muaj, takimesh, telefonatash, pjesëmarrjesh, udhëtimesh. E në fund, përpjekjet e Dragoit dhanë fryte, pasi rrjeti amerikan i informatorëve në Kinë u “bë copë-copë”.

Në fillim, mbase pa dashur, e më pas të vetëdijshëm se kishin hyrë në një lojë të rrezikshme, ishin personazhe si z. Lee që komprometuan aktivitetet e SHBA në tokën kineze. Ato, ingranazhet të vajisura mirë brenda sistemit amerikan, për dobësi personale, lehtësi apo probleme të ndryshme, i dhanë një dorë të mirë ofensivës kineze, duke u kthyer në kuaj të vërtetë trojanë.

Historia e z. Lee

Jerry Lee është një qytetar i natyralizuar amerikan dhe ish agjent i CIA-s. Ka punuar në shërbimet sekrete amerikane nga 1994 deri në 2007 nën një fshehtësi të plotë dhe dinte mjaftueshëm sekrete të inteligjencës amerikane, mes të cilëve edhe emrat e informatorëve të dërguar nga vendi i tij në Kinë.

Pasi la punën e tij në CIA, ku misioni i tij kryesor ishte të rekrutonte spiunë, z. Lee kishte nisur një jetë të re në Hong Kong. Sa i përket arësyes se pse papritmas zgjodhi të largohej nga agjensia, burimet e inteligjencës thonë se ndjehej i “irrituar” dhe “jo i vlerësuar”. Nga atëherë e tutje, Lee bëhet një biznesmen me qendër në ish-koloninë Britanike. Paralelisht, Kina fillon të kapë informatorët e SHBA dhe zyrtarët amerikanë fillojnë të dyshojnë për praninë e një tradhtari brenda tyre. Ish agjenti i CIA-s bëhet në këtë mënyrë një nga të dyshuarit kryesorë.

Pas largimit nga CIA, Lee fillon të punojë për një kompani cigaresh në Hong Kong në 2007. Dy vjet më vonë, në 2009, Japan Tobacco International përfundon kontratën e saj. Arsyeja? Ai dyshohet se u ka dhënë autoriteteve kineze informacione të ndjeshme në lidhje me operacionet e kompanisë.

Nga viti 2013 deri në 2015, z. Lee është i punësuar pranë kompaninë kozmetike Estée Lauder. Në vitin 2018, kur u arrestua, ai ishte kreu i sigurisë së shtëpisë së ankandeve Christie’s në Hong Kong. Gjatë gjithë këtyre viteve, sipas dokumenteve të gjykatës amerikane, Lee ka përftuar nga inteligjenca kineze rreth 840 mijë dollarë.

“Ia shiti vendin, Kinës”

FBI dhe CIA kanë hetuar mbi aktivitetet e Z. Lee për shumë vite. Në vitin 2012, agjentët e FBI kontrolluan një dhomë hoteli në Hawaii të regjistruar nën emrin e Lee, duke gjetur një flash drive të dyshimtë USB, me disa dokumente që ndoshta ishin fshirë prej pak kohësh.

Ish agjenti i CIA-s kishte gjithashtu edhe një axhendë ditore, ku mbante shënime të inteligjencës të dhëna nga agjentët e CIA – domethënë njerëzit që ai kontrollonte kur ishte në shërbim – identitetin e tyre të vërtetë, vendet e takimit, numrat e telefonit dhe informacione të tjera mjaft sekrete. Në të njëjtin vit Lee merret në pyetje nga CIA. Ai pranon se i ka takuar 007-at kineze, por do të fshehë faktin që ka marrë detyra. Historia e paqartë e z. Lee përfundon në Janar 2018, kur më në fund arrestohet me akuzën e spiunazhit në aeroportin JFK të New York-ut.

Z. Lee e pranon fajin për konspiracion, për sigurimin e informacionit mbi mbrojtjen kombëtare për një qeveri të huaj, me qëllimin e qartë për ta ndihmuar atë. Prokurorët njoftuan se njeriu ka të ngjarë që ta shiste të gjithë informacionin e mbledhur në karrierën e tij trembëdhjetë vjeçare në CIA te spiunët kinezë.

Avokati i Qarkut Lindor të Virxhinias G. Zachary Terwilliger deklaroi pa shumë stërhollime se Lee “ka shitur vendin, ka konspiruar për t’u bërë spiun për një qeveri të huaj, dhe pastaj gënjeu vazhdimisht hetuesit për sjelljen e tij”. Ish agjenti i CIA-s u dënua me 19 vjet burg për konspiracion dhe për dhënie informacionit mbi mbrojtjen kombëtare amerikane një qeverie të huaj.

Por historia e z. Lee është vetëm maja e ajsbergut. Po, sepse tani që kemi hyrë në atë që disa studiues e kanë quajtur “Lufta e re e Ftohtë”, Shtetet e Bashkuara dhe Kina po përballen me njëra-tjetrën në të gjithë fushën. Çdo avantazh sado i vogël, madje edhe fakti i marrjes së një informacioni të thjeshtë, mund të jetë vendimtar për mposhtjen e kundërshtarit. Kjo është arsyeja pse spiunët papritmas janë rikthyer në modë. Dhe ja sepse z. Lee paraqet vetëm një rast emblematik. Më të bujshmin, por sigurisht jo të fundit.

Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur
Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Patel, një armik i Deep State, për FBI-në: Trumpiani i hekurt, në provën e Senatit
Fjalimi i brilant i Zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance që ‘shkundi’ Europën
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Mos e vendos kurrë çokollatën në frigorifer gjatë verës
Next Article Misteri i konsullatës kineze në Houston
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Enver BYTYÇI
12/06/2025
9 Min Read
Nga Luçiano BOÇI – OVERDOZË
Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?