GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Hesapet e Ramës me OJQ-istin Veliaj
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Hesapet e Ramës me OJQ-istin Veliaj

By
GazetaTjeter
11/02/2024
4 Min Read
Share
SHARE

Në mbledhjen gati 5 orëshe të Asamblesë së PS-së, kryeministri Edi Rama në fillim kandisi të përzgjedhurit e tij që t’i ngrinin topin e ai më pas të godiste aty ku e kish qëllimin. Për herë të parë të paktën në mixhlisin e drejtuesve të PS-së, Edi Rama lëshoi kritika ndaj Erion Veliajt, krybashkiakut të Tiranës i cili është njëkohësisht kryetar i PS-së së qarkut Tiranë.

“Ça janë këto mbledhje kot që bëni, je bërë si OJQ”-mësohet t’i jetë drejtuar Rama Veliajt, duke iu referuar riorganizimit të PS-së për qarkun Tiranë dhe veçanërisht rezultatin mjaft të dobët në dy bashkitë Kavajë dhe Rrogozhinë, ku PS humbi Kavajën, ndërsa mori me ‘burgaxhi’ Rrogozhinën. Të jetë vetëm ky shkaku që Rama iu lëshua Veliajt?

Jëmi dhjetë muaj larg zgjedhjeve lokale dhe padyshim që dje nuk ishte momenti i asaj analize. Koha që Rama zgjodhi për t’i dhëna ca “këshilla miqesore” kanakarit të tij është mjaft iteresante. Së pari vetë Rama nuk është në pozitë të mirë pas deklaratave të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, që implikoi Ramën për shantazh dhe që “dha tokën, detin dhe ajrin, duke ngrënë qofte”, por edhe Veliajn si “pronar faktik” i Inceneratorit të Tiranës.

Duke ia bërë të qartë se po vepron si “drejtues OJQ-je” dhe jo si politikan Rama thjesht po mundohet të justifikohet tek të tijët, për të gjetuar problemin e vetes tek të tjerët. Veliaj është një “mish i huaj” në PS i cili u fut nga vetë Rama duke u besuar shumë më shumë ngase G99-tëshi mati veten në zgjedhjet e vitit 2009. Megjithatë mesazhi i dhënë në sy të të tjerëve është më shumë një tentativë e pastër e Ramës për të shkëputur vëmendje. Në këto momente i intereson të duket sikur brenda vetë qeverisjes ka “demokraci mendimi”.

Po kush janë “mbledhjet koti si të ishin OJF”? Për këtë duhet kthyar koka pas vetëm tre javë më parë kur kryebashkiaku Veliaj bëri një “tur” nëpër Tiranë për të treguar në sytë e Ramës besnikërinë. “Kush mendonte se pas tre mandateve në bashki unë do ta ulja ritmin, ju premtoj publikisht se kjo do të jetë fushata ku unë do të impenjohem edhe më shumë, do të punoj edhe më fort, jo vetëm për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, por për faktin se kjo forcë politike dhe kryetari i saj e kanë transformuar Shqipërinë në një mënyrë të paimagjinueshme”, tha Veliaj në një nga takimet me strukturat e PS-së.

Mirëpo duket se kaq nuk mjafton në sytë e Ramës, ndaj po e mban në ankth përi ti treguar që mos mendojë se e ka të shtruar tapetin e kuq në krye të PS-së, kur vetë Rama të heqë dorë. Interesante është që vetë Veliaj po tregohet “amator politik” teksa ka nisur një revansh jo ndaj Ramës, por ndaj atyre që mendon se janë shumë më pranë Ramës. Kryebashkiaku po sulmon nën rrogozë nënkryeministren Belinda Balluku. Për momentin Lali Eri dukshëm në sulm për të zënë vendin e Ramës sheh si rivale zëvendëskryeministren, duke mos bërë një hesap fare të thjsht: Është Rama ai që vendos se kujt do ia lerë PS-së. Ajo që ndodhi në Asamblenë e PS-së nuk ishte gjë tjetër përveçse një shashkë e hedhur nga Rama, por “trimit Veliaj” iu duk si një bombë e madhe.

Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para këtër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’
Akti i katërt i Ramës: Mes Brukselit dhe Mafias
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article A po i trembet Rama padurimit të Veliajt për t’i marrë partinë?
Next Article Nga Lutfi DERVISHI – TikTok-u apo TikTaku i vetëvrasjeve
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Enver BYTYÇI
12/06/2025
9 Min Read
Nga Luçiano BOÇI – OVERDOZË
Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?