GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Hasan BELLO – “Mashtrimi i frikshëm” me reformën agrare! Pse Shqipëria nuk ka paqe sociale?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Sociale

Hasan BELLO – “Mashtrimi i frikshëm” me reformën agrare! Pse Shqipëria nuk ka paqe sociale?

By
GazetaTjeter
18/05/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Reforma agrare në Shqipëri ka nisur që në vitet ’30-të, kur Mbreti Zog solli nga Italia, për të studiuar modalitet, një profesor të Universitetit të Firences, Giovanni Lorenzoni, dhe ngriti një komision të posaçëm që do të përcakonte direktivat kryesore të këtij projekti të madh. Në thelb, ajo parashikonte shpronësimin e pjesshëm të pronarëve të mëdhenj, duke marrë prej tyre vetëm atë pjesë të pronës që konsiderohej e tepërt. Ajo tentoi të pjestonte tokën bujqësore, duke shtuar numrin e pronarëve të vegjël. E gjitha kjo kundrejt shpërblimit monetar.

Por krimi më i madh në historinë e Shqipërisë filloi të zbatohej më 29 gusht 1945, kur kryesia e Këshillit Nacional Çlirimtar shpalli ligjin për Reformën Agrare. Sipas këtij ligji, do të shpronësoheshin familjet e mëdha latifondiste, bashkësitë fetare, çifligjet e shtetit dhe pronarët që kishin përfituar nga reforma e Zogut.

Po cila ishte struktura e tokës në Shqipëri?

A kishim ne latifondistë?

Lexo më shumë

Sondazhi i KE: Tirana, një nga qytetet më të këqija për të jetuar
Kush po ndërton më shumë në Europë, sipas Eurostat? Në dy vendet e para janë…
Sot, Dita e Rinisë, por ku janë të rinjtë?! Shifra dramatike, 570 mijë më pak në dy dekada
Beteja e humbur me mjekët dhe bumerangu i ‘kontratës’ me studentët e mjekësisë
Përvoja amerikane dhe veprimet e pamoralshme të qeverisë shqiptare për pagat

Sipas dokumentacionit arkivor dhe statistikave të Ministrisë së Bujqësisë:

1) Në Shqipëri kishte shtatë familje të mëdha “latifondistë”, të cilat zotëronin 3.7% të tokës.

2) Pronarët e pasur, që përfaqësonin 3% të popullsisë së vendit, zotëronin 23% të tokave.

3) Pronarët e mesëm dhe të vegjël, të cilët përbënin 83% të popullsisë, zotëronin 60% të tokës së punueshme.

4) Familjet pa tokë që përfaqësonin 14% të popullsisë.

5) Çifligjet shtetërore zinin 12.7% të sipërfaqes.

Kjo tregon se shumica e tokës zotërohej nga pronarët e mesëm dhe se çdo shqiptar pothuajse ishte pronarë.

Pas zgjedhjeve të manipuluara të dhjetorit 1945, ku PKSh-ja “fitoi bindshëm”, nisi faza e dytë e reformës më 27 maj 1946. Sipas saj, çdo kryefamiljari nuk i jepej më shumë se pesë hektarë tokë dhe kur familja i kalonte gjashtë frymë për çdo kurorë shtesë jepeshin edhe dy hektarë. Por edhe ky mashtrim nuk zgjati shumë, sepse regjimi komunist ishte armik i pronës private. Brenda një kohe të shkurtër do të nisë shtetëzimi dhe kolektivizimi i tokës bujqësore. Pronarët e tokave u shpallën kulakë dhe iu nënshtruan persekutimit, internimit dhe burgosjes.

Aq absurd ishte ky proces sa që edhe Stalini do ta kritikoi Enver Hoxhën gjatë një vizite në Moskë. Sipas tij, kulakë kishte Bashkimi Sovjetik, të cilët zotëronin sipërfaqe sa Shqipëria.

Pas rënies së komunizmit u miratua ligji 7501, datë 19.7.1991, i cili i jepte fshatarit tokën bujqësore në pronësi ose në përdorim. Më vonë, qeveritë e radhës, u shpërndanë edhe tapitë. Ndërkohë, ajo duhej t`u rikthehej pronarëve legjitimë, të grabitur nga komunizmi.

Pse u miratua ky ligj dhe cilat ishin pasojat?

Ai u miratua për të ruajtur bazën sociale të komunizmit; për të vijuar “luftën civile”; për të penguar vendosjen e paqes sociale dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të shtetit shqiptar. Ky ligj është një nga 3-4 shkaqet e krimit, me pasojë vrasjen për 30 vjet (sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë).

Ai u shoqërua me një mashtrim të frikshëm sikur i bëri të gjithë shqiptarët pronarë. Por e vërteta është se shumica e tyre ishte pronarë përpara ardhjes së komunizmit.

Duke përdorur ligjin 7501 u grabit dhe u përçundua deri para pak kohësh i gjithë bregdeti shqiptar, tokat e fshatrave dhe qyteteve kryesore, duke krijuar një kastë mafiozësh apo, duke e inkriminuar shoqërinë deri në qelizë.

Pabarazitë e mëdha në Shqipërinë e vogël
Si të marrësh vizë për bashkimin familjar në Gjermani
A duhen ndaluar turistët rusë në Shqipëri?
“Kontrata sekrete”? A po vidhet hapësira e Butrintit për troje ndërtimi?
Lutfiun e vrau pushteti i makutërisë, por e braktisëm edhe ne….!
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Vehap KOLA – 3 mekanizmat e paligjshëm që përmbysën rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit
Next Article Shërbimet sekrete gjermane rekrutojnë 007 të reja… në Instagram
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?