GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Hamilton sulmon qeverinë britanike
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Formula 1

Hamilton sulmon qeverinë britanike

By
GazetaTjeter
08/06/2020
3 Min Read
Share
SHARE

Piloti anglez, shumë aktiv në mbështetje të lëvizjeve kundër diskriminimit racor, ka kritikuar rëndë menaxhimin e pandemisë nga kryeministri Boris Johnson

Edi DELIU – Mbetet tashmë më pak se një muaj që nga fillimi i sezonit 2020 të Formula 1, por për momentin Grand Prix nuk është në krye të listës së mendimeve të Lewis Hamilton. Gjashtë herë kampioni anglez, gjithmonë shumë aktiv në rrjetet sociale, është bërë zëdhënës gjatë këtyre ditëve i mesazhe të forta në mbështetje të lëvizjes protestuese Black Lives Matter, që lufton diskriminimin racor. Fjalët e ashpra të britanikut kanë qenë pararendëset e qëndrimit të marrë nga shumë kolegë të tij kundër sjelljeve raciste, në veçanti në lidhje me atë që ka ndodhur kohët e fundit në Shtetet e Bashkuara.

Por Hamilton gjithashtu ka drejtuar gishtin edhe drejt qeverisë së vendit të tij, duke kontestuar rëndë menaxhimin e Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar: “Jam i terrorizuar nga qeveria britanike për mënyrën se si menaxhoi Covid – ka shkruar piloti i Mercedesit në një stories të publikuar në profilin e tij në Instagram – duhet të kishit mbyllur kufijtë muaj më parë. Është tronditëse se si keni mundur t’i lini njerëzit të fluturojnë nga vendet pa u testuar. Mund të kishit shpëtuar mijëra jetë. Kemi nevojë për udhëheqës më të mirë”, ka ngritur zërin kampioni i botës. Hamilton më pas u anësua në favor të protestuesve të Bristolit, të cilët dje rrëzuan me forcë statujën qytetëse të Edward Colston, një tregtar skllevërish i shekullit të shtatëmbëdhjetë.

“Nëse ata njerëz nuk do ta kishin rrëzuar, ajo statujë – e cila nderon një tregtar skllevërish racist – nuk do të hiqej kurrë. Po flitet për ta vendosur në një muze. Statuja e këtij njeriu duhet të mbetet në lumë ashtu si 20.000 shpirtrat afrikanë që vdiqën gjatë udhëtimit për të ardhur këtu dhe u hodhën në det pa varre apo memoriale. Ai i largoi ata nga familjet e tyre, nga vendi i tyre dhe nuk ka pse të nderohet! [Statuja] Duhet të zëvendësohet me një memorial kushtuar të gjithë atyre që ai ka shitur, për të gjithë ata që kanë humbur jetën” përfundoi Hamilton, i cili më pas ftoi protestuesit të përpiqen të zbatojnë të gjitha masat e nevojshme paraprake për të shmangur përhapjen e Coronavirusit.

Mercedes, letër dashurie për Lewis – VIDEO
Verstappen, çfarë suksesi. Por sa do të rezistojë në kaosin Red Bull?
Jo vetëm Max Verstappen, të gjithë bijtë e artit në historinë e Formula 1
Vetel i pagabueshëm: skedina fituese në Bundesliga!
Formula 1, ish-kampioni i botës frikëson tifozët e Ferrarit
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Lazër STANI – Vdekja nuk mund të vijë kurrë nga sy gruaje
Next Article Çështja Epstein/ Ghislaine Maxwell mund të implikojë Bill Klintonin?
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?