GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Hamilton dhe titulli i humbur në 2007: “Akoma kam dhimbje koke”
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Formula 1

Hamilton dhe titulli i humbur në 2007: “Akoma kam dhimbje koke”

By
GazetaTjeter
28/06/2020
3 Min Read
Share
SHARE

Piloti britanik ka folur sërish për episodin vendimtar të sezonit të tij të parë në Formula 1, kur i rëshkiti nga duart një kampionat që dukej tashmë i fituar

Me 84 fitore dhe gjashtë tituj botëror të fituar në xhep, Lewis Hamilton aktualisht është piloti i dytë më i suksesshëm në historinë e Formula 1 dhe në këtë 2020 ai mund t’ia dalë të kapërcejë në këto renditje speciale, më të mirin e deritanishëm të të gjitha kohërave, Michael Schumacher. Kampioni anglez përgjatë karrierës së tij të gjatë, e ka parë veten duke garuar për titullin edhe tre herë të tjera, deri në garën e fundit. Ndonëse në 2010, shanset e tij ishin thjesht aritmetike, ndërsa në 2016 vonesat e grumbulluara nga Nico Rosberg në renditjen i mundësuan gjermanit të kënaqej me një vend të dytë për të marrë më të mirën e kampionatit. Sidoqoftë, në vitin 2007, Hamilton arriti deri një hap larg fitimit të titullit për herë të parë.

Në GP e parafundit të atij viti, në Kinë, me Hamiltonin që mbante një pozicionin i cili do t’i kishte shërbyer për të fituar kampionatin, anglezi bëri një gabim të pafalshëm teksa kthehej për në bokse me gomën e pasme të djathtë të konsumuar dhe duke e gërvishtur në një parakalim. Ky gabim, që i mundësoi Fernando Alonsos dhe Kimi Raikkonen të mbeten në garën për titull, ende e torturon fillestarin e atëhershëm të McLarenit, i cili e ka folur prapë për këtë episod gjatë një eventi të organizuar nga sponsori Hewlett Packard: “E humba titullin në Kinë dhe kjo më bën me dhimbje koke edhe sot”, rrëfen Hamilton.

Ai Botëror më pas u fitua në mënyrë të papritur në Brazil nga Kimi Raikkonen, me Hamilton i cili u bë protagonist i gabimeve të tjera të shmangshme në GP-në e fundit: “Kur isha më i ri isha i ashpër me vetveten – thotë kampioni i Stevenage – nëse gaboja do të vetndëshkohesha dhe kjo nuk ishte shumë produktive. Ishte e vështirë ta ndaloja këtë, por me kalimin e viteve kam mësuar të zbavitem. Gjëja më e rëndësishme është t’ju pëlqejë ajo që bëni. Torturimi i vetvetes sjell vetëm negativitet. Çdo vit ju zhvillohesh dhe njihesh më mirë me trupin dhe me anën tënde mendore – përfundoi anglezi – çdo vit mendoj për sezonin tim dhe asnjë garë nuk ka qenë e përsosur. Garat nga të cilat mëson më shumë janë ato që nuk fitoni ose keni dështuar”.

Mercedes, letër dashurie për Lewis – VIDEO
Verstappen, çfarë suksesi. Por sa do të rezistojë në kaosin Red Bull?
Jo vetëm Max Verstappen, të gjithë bijtë e artit në historinë e Formula 1
Vetel i pagabueshëm: skedina fituese në Bundesliga!
Formula 1, ish-kampioni i botës frikëson tifozët e Ferrarit
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Alfons ZENELI – Çamëri hiri i “sirit” të djegur, Çamëri
Next Article Kate Middleton, në version lulishtare për fëmijët e sëmurë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?