GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Grushti i shtetit të Wagner dhe lufta e gjeneralëve: kush po lufton në Rusi
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Grushti i shtetit të Wagner dhe lufta e gjeneralëve: kush po lufton në Rusi

By
Dardan MITROVICA
24/06/2023
5 Min Read
Share
SHARE

Rebelimi i Yevgeny Prigozhin e ka copëzuar frontin ushtarak të Rusisë. Ka krijuar një çarje në mburojën e blinduar luftarake të ndërtuar, pak a shumë mediatikisht, nga Vladimir Putin. Dhe mund të rrezikojë madje edhe imazhin e ardhshëm, dhe ndoshta jo vetëm kaq, të presidentit rus. “Kushdo që ka tradhtuar do të do të mbajë përgjegjësi dhe do të ndëshkohet. Forcat e armatosura kanë marrë urdhrat e nevojshëm”, ka gjëmuar Putin në një fjalim drejtuar kombit.

Nga ana e tij, Prigozhin ka bërë të ditur se është ngulur në Rostov, një qytet strategjik rus që shtrihet në jug të vendit e që nuk dëshiron absolutisht të ndalojë derisa udhëheqja ushtarake e Kremlinit të vendosë ta takojë. “Kemi mbërritur këtu. Duam të takojmë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm (Valerij Gerasimov) dhe Sergej Shoigu (Ministër i Mbrojtjes). Nëse nuk vijnë, do të bllokojmë qytetin e Rostovit dhe do nisemi drejt Moskës”, ka deklaruar kreu i grupit Wagner në një nga mesazhet e shumta të shpërndara në Telegram.

Bazuar në ngjarjet e orëve të fundit, pra, ka marrë jetë një përplasje e ashpër midis Prigozhin dhe Putin. I pari në krye të mercenarëve që deri pak ditë më parë luftonin në Ukrainë; i dyti, i mbështetur nga besnikët (fjalë që duhet marrë me shumë dyahim në një skenar të tillë) dhe nga FSB, shërbimi i sigurisë ruse.

Zbresin në fushë zotërinjtë e luftës

Përplasja Prigozhin-Putin i ka shtyrë të ashtuquajturit “zotërinjtë e luftës” rusë të marrin anë. Për shembull, lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, njoftoi dërgimin e milicisë së tij për të shuar rebelimin e Wagner, të cilin e përckufizoi si “tradhtar”.

Në rrjetet sociale, ka deklaruar se luftëtarët e tij nisur “drejt zonave të tensionit”. “Ajo që po ndodh – ka thënë – nuk është një ultimatum për Ministrinë e Mbrojtjes. Është një sfidë për shtetin dhe kundër kësaj sfide nevojitet të mblidhen të gjithë rreth liderit të kombit: ushtria, forcat e sigurisë, guvernatorët dhe popullata civile”.

Kadyrov ka deklaruar kështu mbështetjen e tij për Putinin: “Ushtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Gardës Kombëtare të Republikës çeçene tashmë janë nisur për në zonat e tensionit. Do të bëjmë gjithçka për të ruajtur unitetin e Rusisë dhe për të mbrojtur shtetin”.

Në krah të kreut të Kremlinit është edhe FSB-ja, e cila ka ftuar mercenarët e Wagner-it të mos i binden urdhrave të liderit të tyre dhe ta “arrestojnë”. “U bëjmë thirrje luftëtarëve të mos bëjnë gabime të pariparueshme, të ndalojnë çdo veprim të dhunshëm kundër popullit rus, të mos zbatojnë urdhrat kriminale dhe tradhtare të Prigozhin dhe të marrin masa për ta arrestuar”, deklaruar shërbimet e brendshme të inteligjencës ruse, duke theksuar se, me deklaratat dhe veprimet e tij, Prigozhin “efektivisht ka bëri thirrje për nisjen e një konflikti të armatosur civil në territorin rus dhe goditi pas shpine ushtrinë ruse “.

Putin kundër Prigozhin: gjeneralët zbresin në fushë

Ndër gjeneralët apo luftëtarët e tjerë që kanë marrë anë gjejmë Igor Girkin, një ish-komandant paraushtarak, i cili nga ana e tij, në të kaluarën, ashtu si Prigozhin, i ka kritikuar shpesh liderët e Rusisë. Mirëpo kësaj here, për Girkin nuk ka asnjë dyshim: “Prigozhin duhet t’i ishte dorëzuar tashmë një gjykate ushtarake për shumë gjëra. Tani edhe për tradhti”.

Gjenerali Sergei Surovikin, komandanti i “operacionit special” në Ukrainë, i ka kërkuar grupit Wagner të ndalojë. “Ju bëj thirrje të ndaloni. Duhet ta bëni përpara se të jetë tepër vonë. Bindjuni vullnetit dhe urdhrave të Presidentit të Federatës Ruse të zgjedhur nga populli. Ndaloni autokolonat, kthehuni në bazat tuaja, të zgjidhim gjithçka me mjete paqësore”, ka deklaruar orët e fundit.

Nga ana tjetër, Prigozhin ka takuar disa udhëheqës ushtarakë rusë në Rostov, përfshirë zëvendësministrin e Mbrojtjes, Yunus-Bek Yevkurov dhe nënkryetarin e GRU, Vladimir Alexeyev. Të dy mund (kushtorja është e domosdoshme në këtë rast) t’i miratojnë operacionet e kreut të Wagner. E sigurt është se në Rusi situata po bëhet gjithnjë e më komplekse dhe delikate.

Përgatiti: Dardan MITROVICA

Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur
Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Basir ÇOLLAKU – Pasi ka ndarë 110 mln euro tendera me të, dënimi për koqet është amnisti
Next Article Zgjedhja e Kadyrov: pse është betuar për besnikëri ndaj Putinit kundër Prigozhin
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?