GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Grusht shteti kundër Vladimir Putin në Rusi? Çfarë dihet deri tani
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Grusht shteti kundër Vladimir Putin në Rusi? Çfarë dihet deri tani

By
Dardan MITROVICA
13/03/2022
5 Min Read
Share
SHARE

Kontradiktat e presidentit rus kanë bërë që një grup zyrtarësh të lartë të Kremlinit të shqyrtojnë opsionin e rrëzimit të tij me anë të përdorimit të forcës

Pavarësisht se avancimi i trupave ruse në territorin ukrainas nuk ka asnjë shenjë ndalimi, në Moskë perceptohet një atmosferë e hidhur. Sipas lajmeve të ndryshme të raportuara gjatë fundjavës nga media të shumta perëndimore, midis rradhëve të besnikëve të Vladimir Putinit ndjehet një atmosferë e tensionuar.

Shumë prej tyre, të mbajtur në padije ​​për sulmin në Ukrainë dhe të nënshtruar ndaj sanksioneve gjithnjë e më të rënda prej Perëndimit, kanë humbur tashmë durimin me liderin rus dhe qëndrimet e tij. Bëhet fjalë për një grup të madh zyrtarësh – “mbi një e katërta e totalit të anëtarëve të stafit presidencial që zënë poste të larta” – raportojnë mediat – të cilët po mendojnë madje edhe të dorëhiqen në shenjë proteste.

Vendimet e nxituara dhe mungesa e përfshirjes: konsensusi i i Carit po konsumohet?

Lexo më shumë

BE-ja dhe paratë e shpërndara nëpër Media: çështja e “investigatorëve” të OCCRP e zbuluar nga Berliner Zeitung
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur

Megjithatë, duhet thënë se është e vështirë të kuptohet se çfarë po ndodh realisht në zemrën e pushtetit rus. Sipas zërave, korridoret e Kremlinit janë të tronditura nga një pakënaqësi e përgjithshme. Dhe jo vetëm për shkak të një operacion ushtarak të vendosur nga Putin i cili, ndoshta, e ka ndarë këtë hap vetëm me disa miq të ngushtë. Por edhe (dhe mbi të gjitha) për kundërgoditjen ekonomike që rrjedh nga izolimi progresiv i Rusisë nga blloku ekonomik perëndimor. Burime ruse pohojnë se madje edhe njerëzit më të afërt me Carin nuk kanë qenë të informuar për operacionin në Ukrainë ndaj për këtë arsye ndjehen të mashtruar nga presidenti.

Oligarkët dhe manjatët rusë, të njohur jashtë vendit për pasurinë e tyre, po shohin tashmë perandoritë e tyre që të avullojnë si bora në diell. Thuhet gjithashtu se shumë njerëz të pushtetit do të donin të përplasnin grushtat në tavolinë dhe të largoheshin në shenjë proteste. Megjithatë, nuk mund të bëjnë asgjë të tillë, vetëm nëse do të duan të bëjnë llogaritë me akuzën për tradhti të rëndë.

Censura e informacionit për të bllokuar daljen e lajmeve

Me sa duket, shumë pak kanë qenë në dijeni të vullnetit të Putinit për të lëvizur figurat e tij në skakierën ukrainase; mes tyre ministri i Mbrojtjes, Serghej Shojgu, shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Valerij Gerasimov dhe drejtues të kundërspiunazhit. E të mendosh se kryeministri Mikhail Mishustin dhe zëvendësi i tij, Andrei Belousov, kishin kaluar javët e fundit duke takuar guvernatoren e Bankës së Rusisë, Elvira Nabiullina. Arsyeja? Përgatitja e Rusisë për sanksione të mundshme që Perëndimi mund t’i japë Moskës për njohjen e Republikave Popullore të Luganskut dhe Donjeckut. Në fakt, askush nuk e priste një sulm në shkallë të gjerë.

Për pushtimin e Ukrainës Putini nuk do t’i kishte informuar as analistët e FSB-së, apo shërbimeve sekrete ruse. Rrjedhimisht, është e vështirë të imagjinohet që presidenti të përfshijë njerëz të tjerë në vendimet e tij: as njerëzit më të pranishëm e të futur në botën e financave dhe ekonomisë ruse nuk mund ta prisnin diçka të tillë.

Kështu pra, në Kremlin atmosfera është shumë e rëndë. Megjithë kontrollin e rreptë mbi burimet e informacionit në vend (gazeta “Eco di Mosca”, portali “Meduza” dhe websiti online “Mediazona” janë errësuar, ashtu si edhe të gjitha rrjetet sociale), lajmet rrjedhin në kanale të tjera paralele: “Do të ketë një grusht shteti shumë të shpejtë, ashtu si ai i largimit të Nikita Hrushovit më 1964, ai i Car Palit I, apo vdekja e çuditshme e Josip Stalinit në mars 1953”, arrin të hipotizojë historiani Andrei Zubov.

Përgatiti Dardan MITROVICA

Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Patel, një armik i Deep State, për FBI-në: Trumpiani i hekurt, në provën e Senatit
Fjalimi i brilant i Zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance që ‘shkundi’ Europën
Berlin, manifestim i madh kundër Merz dhe akordit me AfD
Kush do të performojë në ceremoninë e betimit të Trump: një festë me shumë muzikë country
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Kissinger parashikoi gjithçka: ja profecia e 8 viteve më parë
Next Article Këto rituale mëngjesore që do të të ndryshojnë jetën
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?