GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Gorani i Serbisë, Taqka i Korçës dhe Brate Edi
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Gorani i Serbisë, Taqka i Korçës dhe Brate Edi

By
GazetaTjeter
09/08/2021
5 Min Read
Share
SHARE

Eh çdo derdhet birra lumë, e mijëra kërnacka të shuhen mbllaçitjet e gojës në festën që do të mbahet në Korçë, me këngët e Goran Bregoviçit. Kjo është festë për të mpirë mendjen e mjeruar të qytetarëve që sot po “protestojnë” në rrjetet sociale, duke shfryrë dufin ndaj këngëtarit serb, i cili thuhet se ka përkrahur masakrat në Kosovë, Kroaci, apo Bosnje. E ka ftuar Bashkia e Korçës që drejtohet nga “Taqka i Rilindjes”, Sotiraq Filo, sigurisht me miratimin e Brate Edit, të madhit që kujdeset për gjithçka që ka të bëjë jo me muzikën tallava, por për të tollovitur mendjet e njerëzve.

Ia ka arritur qëllimit. Sot po merren me Goran Bregoviçin, që vetë Rama kur ishte kryebashkiak i Tiranës e ftoi të këndonte në Pallatin e Kongreseve, edhe atëkohë mes polemikash. Po ku ka mendje më brilante se e Ramës, që edhe atë banorin e Gjirokastrës, Vlorës, Kukësit, Mirditës, Durrësit, Fierit e kudo tjetër ku zjarri po i përpin dhe plerat po na mbysin të merren me Goranin, dhe jo me hallin e madh dhe qeverinë e cila me dhe pa zjarr u ka djegur mendjen dhe ka varrosur protestën.

Kaq shumë qytetarët nuk reaguan kur firmosj marrëveshja e Minishengenit Ballkanik mes Ramës, Brates së tij Vuçiç dhe Zaevit, një nismë që ka futur hundët deri në kapërcimin e kufirit të antishqiptarizmit. Tregtarit dhe këngëtarit serb Rama do ia ngrejë traun që të kalojë lirshëm, pa paguar doganë dhe të lëvizë qetësisht në Shqipëri. Ndërsa atij shqiptarit të zonës së Kosovës do i kërkojë haraçin, një herë në doganë dhe një herë në rrugën e kombit, duke i grabitur edhe dhjetë euro për hyrje-daljen…

Për këtë nismë që mban firmën e Brate Edit (vëlla Edit në serbisht) nuk pati “patriot” të ngrenë zërin, por lëkundim flamujtë e patriotizmit duke treguar me gisht një këngëtar tallavaje që me këngët e tij mund të ketë “ikurajuar” masakrat. Po nëse ndodh ndonjë incident, qoftë edhe i stisur, atëherë Brate Edi do të dalë i pari për të marrë në duar flamurin e bardhë të kërkimit të ndesës për fyerjen e Brate Goranit. Do nxjerrim veten si “arrogantë” dhe vrasësi do bëhet viktimë, duke mbuluar krimet e tmerrshme në Kosovë me birrën e Taqkës së Korçës.

Lexo më shumë

U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’

Po sot Rama dhe Taqka u ka dhënë një kërnackë për lëpirje dhe një birrë për shpëlarje truri kujtdo që nuk merret mne problemin e madh, por me provokimin e vogël dhe rend pas moçaleve që ngre pushteti.

Nëse nuk do ndodhë asnjë incident, atëherë përsëri Brate Edi do shfaqet si politikani vizionar që “heq kufijtë e urrejtjes” dhe kthen popullin e tij nga viktimë shekullore në “agresore ditore”. Padyshim që në Serbi e kanë nisur që tani vallen e përcjelljes së Goranit, duke pasur të gatshme shkrimet, propagandën antishqiptare dhe i cilësuar si “të paditurit e Ballkanit” që nuk duan fqinjësinë e mirë.

Duatrokitësi i kësaj tragjikomedie shëtitëse është sërish Brate Edi, që në vitin 2014 shëtiti flamurin e “patriotizmit” në Serbi dhe më pas e bojatisi me penën e nëshkrimit të marrëveshjeve që bëjnë një udhë të frikshme Tiranë-Beograd. Po cilësohen si “të pagdhëndur” qytetarët dhe politikanët e Kosovës që për hir të Vëlla Edit që u “konvertua” në Brate…, mbajnë mbi shpinë haraçin e madh që nuk u erdhi nga agresori shekullor por nga megallomania politike dhe haluçinative e kryeqrilindasit që po nënshtron ekonomikisht dhe ekzistencialisht një komb.

Bratja i madh që ka rrëmbyer tre mandate rresht është dirigjenti i “tallasë” që do mbahet në Korçë. Suksesin e ka arritur, qoftë edhe për pak ditë na bëri të harrojmë zjarrin në prag dhe pasi tu dalë pija dhe ikë era e kërnackave do takohemi sërish në shfaqjen e radhës.

Akti i katërt i Ramës: Mes Brukselit dhe Mafias
Pse i kërcënon Rama qytetarët që ankohen për korrupsionin
Veliaj i tradhëtuar, çfarë tregon Facebooku i Lalit
Nga 115, në “jo më pak se 71 mandate”, si u zbeh deliri i Ramës për 11 Majin
Kush e tradhëtoi Erion Veliajn? Çfarë tregojnë përgjimet në burg të ish kryebashkiakut
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Red VARAKU – 25 prilli si deformimi më i rrezikshëm që nga viti 1991
Next Article Vetëm dështime! Pse jemi të fundit kudo?!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Shëndet

Birrë apo verë? Debati i vjetër që shkenca ende po e mat me kujdes

07/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?