GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Golashënuesit më të mirë në historinë e Kampionatit Evropian
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Futboll

Golashënuesit më të mirë në historinë e Kampionatit Evropian

By
GazetaTjeter
25/03/2024
5 Min Read
Share
SHARE

Kampionati Evropian në Gjermani po afron. Kombëtarja e Julian Nagelsmann do të mirwpresë edicionin e 17-të të Kampionatit Evropian të Futbollit. Me zyrtarizimin e grupeve, jemi në pritje vetëm të përfundimit të Playoff-eve, e më pas i gjithë kontinenti përgatitet të ndjekë një turne me kombëtare të ndryshme preferuara dhe shumë kampionë në fushë.

Mes parashikimeve që shtyjnë Francën dhe Anglinë si kandidatët kryesorë për titull, debateve për vlerën e pretendentëve të tjerë dhe diskutimet se kush do të jetë ekipi zbulim i këtij kampionati, padyshim tema më e nxehtë e këtyre ditëve duket se është sulmuesi, pra kush do të jetë sulmuesi më i mirë që do të tërheqë për dore skuadrën e tij drejt titullit të aq shumë ëndërruar.

Dhe deri në atë moment, le të zbulojmë së bashku se cilët janë golashënuesit më të mirë në historinë e Kampionatit Evropian, sa gola kanë shënuar dhe në cilin edicion të Evropianit.

14 gola

Është Cristiano Ronaldo golashënuesi më i mirë në historinë e Evropianëve. Kampioni portugez është edhe lojtari me numrin më të madh të ndeshjeve (25) dhe numrin më të madh të pjesëmarrjeve në kampionate (5 deri më tani, baraz me Iker Casillas). Krenohet me një fitore më 2016-ën dhe me dy tituj të kryegolashënuesit më të mirë (2012 dhe 2020).

9 gola

Në kuotën 9 është një ikonë e shquar e të kaluarës: fituesi i shumëfishtë i Topit të Artë, Michel Platini. Fenomeni francez ka marrë pjesë vetëm në edicionin e vitit 1984, duke shënuar plot 9 gola në 5 ndeshje dhe duke e çuar kombëtaren e tij drejt fitores me një mesatare prej 1.8 gola për ndeshje, në momentin më të mirë të karrierës së tij.

7 gola

Në kuotën 7 është legjenda e futbollit anglez, Alan Shearer dhe e kaluara dhe e tashmja e kombëtares franceze, Antoine Griezmann. Golashënuesi më i mirë në historinë e Premier League ka luajtur në tri kampionate evropiane, duke arritur suksesin më të madh më 1996, ku u ndal në gjysmëfinale nga fituesja e ardhshme e Kupës, Gjermania. Ndërsa “Le petit diable”, Greizmann sot ka mundësi të mëdha për të arritur bashkatdhetarin e tij Platini. Nga nxehtësia në shtëpi e Euro 2016 e deri në atë të Euro 2020, francezi ka zhvilluar gjithsej 11 ndeshje në këtë kompeticion.

6 gola

Shumë i dendur grupi i atyre që shënuan kanë ndaluar në 6 gola. Drejtojnë, në një renditje hierarkike në bazë të numrit më të ulët të paraqitjeve, holandezët Ruud Van Nistelrooy dhe Patrick Kluivert, i pari midis Euro 2004 dhe Euro 2008, ndërsa i dyti në dy kampionatet e mëparshme evropiane. Me një mesatare prej 0.60 gola për ndeshje, që i korrespondojnë 6 golave në 10 ndeshje, është edhe një treshe që drejtohet nga anglezi Wayne Rooney dhe kompletohet nga dy sulmues të ditëve të sotme, që do të jenë edhe pika referimi për kombëtaret e tyre në Evropianin e ardhshëm: Romelu Lukaku për Belgjikën dhe Alvaro Morata për Spanjën. 6 gola edhe për Thierry Henry (Francë), Zlatan Ibrahimovic (Suedi) dhe Nuno Gomes (Portugali).

5 gola

Akoma më e ngjeshur është kategoria e 5 golave. Me mesataren më të lartë (1.25 gola për lojë) kryeson Savo Millosheviç, 5 gola në 4 ndeshje me Jugosllavinë në Evropianin 2000. Pason, disi çuditërisht, Patrik Schick, golashënuesi më i mirë në 2020, me të njejtën sasi golash me Cristiano Ronaldon në këtë kampionat, me mesataren 1 gol për ndeshje dhe kujtimi i pashlyeshëm i një goli të mrekullueshëm nga mesi i fushës.

Më pas Marco Van Basten për Holandën dhe një tjetër përfaqësues i Republikës Çeke. Bëhet fjalë për Milan Baros dhe shpërthimin e tij në Euro 2004. Robert Lewandowski me Poloninë e tij, është ndër ata që ndoshta do t’i shohim edhe në edicionin e ardhshëm, me një mesatare pak më të lartë se gjermanët Mario Gomez dhe Jurgen Klinsmann, spanjolli Fernando Torres dhe francezi Zinedine Zidane.

Artikulli origjinal është publikuar nga 90min.com

AC Milan, fillon Epoka Modriç. Fëmija i luftës që u bë legjendë
Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë
Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror
Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Erion DASHO – Shqiptarët dhe e ardhmja
Next Article 50 shitjet rekord në historinë e Milanit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?