GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër arresti për Putinin
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër arresti për Putinin

By
Dardan MITROVICA
17/03/2023
3 Min Read
Share
SHARE

Gjykata e Hagës e ka akuzuar presidentin rus për krime lufte për “deportim dhe transferim të paligjshëm të popullsisë” së zonave të pushtuara në Ukrainë. Moska: “Vendime që nuk kanë kuptim”. Kievi: “Është vetëm fillimi”

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin përsa i takon pushtimit të Ukrainës. Gjykata e Hagës e akuzon shefin e Kremlinit si përgjegjës për krimet e luftës të kryera nga trupat e tij në Ukrainë.

Contents
  • Gjykata e Hagës e ka akuzuar presidentin rus për krime lufte për “deportim dhe transferim të paligjshëm të popullsisë” së zonave të pushtuara në Ukrainë. Moska: “Vendime që nuk kanë kuptim”. Kievi: “Është vetëm fillimi”
  • Reagimet e Moskës dhe Kievit

Putin, shpjegon GJPN, akuzohet për “krimin e luftës të dëbimit të popullsisë” dhe për “transferimin e paligjshëm të popullsisë”, në veçanti të fëmijëve nga zonat e pushtuara prej trupave të Moskës në Ukrainë qysh nga fillimi i luftës. “Ka arsye të bazuara “, thuhet në komunikatën e Hagës, “për të besuar se Putini mban përgjegjësi individuale penale për krimet e përmendura më lart”.

Gjyqtarët e GJPN-së kanë lëshuar edhe një urdhër arresti për komisioneren ruse për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova, e akuzuar për të njëjtat krime. Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, Kievi vlerëson se janë më shumë se 16,000 fëmijë të transferuar me forcë në Rusi apo në zonat e pushtuara.

Më parë, hetuesit e Kombeve të Bashkuara patën denoncuar se dëbimi me forcë i fëmijëve ukrainas është ekuivalent me krim lufte. Komisioni Hetimor i Kombeve të Bashkuara për Ukrainën ka pohuar se ka prova të transferimit të paligjshëm të qindra fëmijëve ukrainas në Rusi.

Lexo më shumë

BE-ja dhe paratë e shpërndara nëpër Media: çështja e “investigatorëve” të OCCRP e zbuluar nga Berliner Zeitung
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur

Raporti i Komisionit thekson se Rusia ka kryer edhe krime të tjera lufte në Ukrainë, ndër të cilat sulme në spitale, tortura, përdhunime dhe vrasje të qëllimshme. Rusia ka mohuar vazhdimisht kryerjen e krimeve gjatë asaj që ajo e quan një “operacion ushtarak special”.

Reagimet e Moskës dhe Kievit

“Vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale nuk kanë asnjë domethënie për Rusinë dhe janë ligjërisht të pavlefshme”, ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Presidenca ukrainase e ka quajtur “historik” vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe e përkufizuar atë “vetëm një hap i parë” për të bërë drejtësi pas pushtimit të Ukrainës. “Ky është vetëm fillimi”, ka shtuar në rrjetet sociale shefi i kabinetit të presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak.

Përgatiti Dardan MITROVICA

Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Patel, një armik i Deep State, për FBI-në: Trumpiani i hekurt, në provën e Senatit
Fjalimi i brilant i Zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance që ‘shkundi’ Europën
Berlin, manifestim i madh kundër Merz dhe akordit me AfD
Kush do të performojë në ceremoninë e betimit të Trump: një festë me shumë muzikë country
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Sebastian ZONJA – Si fshihet propaganda serbe pas portaleve “nacionaliste” shqiptare
Next Article Sharon Stone në lot: edhe një tragjedi tjetër për aktoren
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?