GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Gjermania në krye të BE-së. Plani i Merkel për të ringjallur Evropën pas Kovidit
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Gjermania në krye të BE-së. Plani i Merkel për të ringjallur Evropën pas Kovidit

By
GazetaTjeter
01/07/2020
4 Min Read
Share
SHARE

Një Evropë më e drejtë dhe më solidare, më inovative, më sovrane, më e gjelbër, më e qëndrueshme, dhe më dixhitale. Programi i Gjermanisë për presidencën e BE, i cili fillon sot, është ambicioz. Por edhe Evropa ka pritshmëri të mëdha në drejtimin e Angela Merkel

Një Evropë më e drejtë dhe më e bashkuar, më inovative, më e fortë në botë, pra më sovrane, e gjelbër dhe më e qëndrueshme dhe më dixhitale. Programi i Gjermanisë për presidencën e Bashkimit Evropian, i cili fillon sot, është ambicioz, i nxitur nga pritshmëritë e mëdha që vetë gjermanët e pranojnë se kanë. Por është një ambicie kësaj radhe e ndarë në nivel evropian nga të 27ët, sepse mbështetet në themele mjaft solide: besueshmëria dhe popullariteti i rikthyer kohët e fundit në nivelet më të larta të kancelares Angela Merkel, në shtëpi, në Evropë dhe në botë; menaxhimi i pandemisë, dhe jo vetëm asaj për sa i përket shëndetit, i cili deri më tani në Gjermani ka qenë shembullor dhe ndër më të mirët në rang evropian dhe botëror; propozimi historik i pashembullt e paraqitur nga Angela Merkel dhe Emmanuel Macron për krijimin e një fondi për tu ringritur prej 500 miliardësh grante vetëm për të mbështetur vendet më të prekura nga Covid-19, që është një projekt solidariteti i paparë i shoqëruar nga një mjet i jashtëzakonshëm i cili është emisioni i parë i bonove të borxhit të zakonshëm.

Sidoqoftë, presidenca gjermane fillon në një nga momentet më dramatike të historisë së BE-së dhe njerëzimit, përballë koronavirusit, përballë një krize të paparë social- ekonomik dhe shëndetësore në kohë paqeje dhe sfida më e vështirë që nga Lufta e Dytë Botërore. Siç theksoi dje një nga ambasadorët gjermanë në Evropë, Elbling, kur prezantoi programin e semestrit gjerman, “motoja jonë është rilançimi i Evropës, dhe jo rindërtimi, domethënë, ne nuk duhet të kthehemi në Evropën siç ishte para pandemisë por të gjithë së bashku të ringjallin një Evropë më të bashkuar, më sovrane, më e gjelbër, më digjitale, më inovative dhe më të fortë”. Ja pra pikat esenciale të programit gjerman.

Kapërcimi i pandemisë

Lexo më shumë

BE-ja dhe paratë e shpërndara nëpër Media: çështja e “investigatorëve” të OCCRP e zbuluar nga Berliner Zeitung
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur

Për rimëkëmbjen pas Covid, Gjermania do të bëjë presion derisa të gjendet sa më parë që të jetë e mundur (synohet në mbledhjen e Këshillit më 17-18 korrik) një marrëveshje mbi kornizën financiare shumëvjeçare, mbi Recovery fund e Next Generation. Një pikë e fortë: 500 miliardë grante për vendet më të prekura. Theksi mbi Politikën e Përbashkët Bujqësore për të garantuar të ardhmen e zonave rurale dhe forcimin e furnizimit rajonal të ka rënduar nga kriza e Covid. Dhe prodhimi i më shumë medikamenteve në Evropë, 90% e varura nga produktet jashtë-BE.

Më shumë solidaritet dhe kohezion social

Zhvillimi i një kornize evropiane për pagat minimale dhe të ardhurat minimale të garantuara, dhe pas SURE sigurimin evropian të papunësisë, veçanërisht papunësisë së të rinjve. Sigurimi i barazisë midis grave dhe burrave në trajtimin ekonomik të punës, më shumë promovim të grave në pozicione drejtuese dhe luftë kundër dhunës me bazë gjinore.

Llogaritë publike

Në verifikimin e Paktit të Stabilitetit dhe Rritjes, Gjermania synon të luajë një rol qendror në qëndrueshmërinë e financave publike, për të pasur hapësirë në përballimin e krizave.

Përgatiti Dardan MITROVICA

Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Patel, një armik i Deep State, për FBI-në: Trumpiani i hekurt, në provën e Senatit
Fjalimi i brilant i Zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance që ‘shkundi’ Europën
Berlin, manifestim i madh kundër Merz dhe akordit me AfD
Kush do të performojë në ceremoninë e betimit të Trump: një festë me shumë muzikë country
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Në cirkun e F1, Mercedezi legjendar i argjendtë, bëhet i zi
Next Article Rrethimi i Shtëpisë së Bardhë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?