GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: George STEINER – Për ta sjellë në lojën e jetës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Letra

George STEINER – Për ta sjellë në lojën e jetës

By
GazetaTjeter
21/11/2020
3 Min Read
Share
SHARE

(E mundur apo e pamundur?)

Në filozofinë e gjuhës mund të shtrohen dhe janë mbrojtur dy pikëpamje radikalisht të kundërta. Njëra thotë se struktura e nëndheshme e gjuhës është universale dhe e përbashkët për gjithë njerëzit. Ndryshimet ndërmjet të folurave njerëzore në esencë janë të sipërfaqshme.

Përkthimi është i mundur pikërisht se këta universalë të thellë, gjenetikë, historikë, shoqërorë, prej të cilëve rrjedhin të gjitha gramatikat, mund të përcaktohen e të njihen si veprues në çdo idiomë njerëzore, sado origjinale ose të çuditshme qofshin format e saj sipërfaqësore. Të përkthesh do të thotë të zbresësh në pabarazitë e jashtme të dy gjuhëve, për të sjellë në lojën e jetës parimet e qenies së tyre, që janë ananalogë e madje në thelb të përbashkët. Këtu pozicioni universalist lidhet ngushtë me intuitën mistike për një një gjuhë primare të humbur, apo paradigmatike.

Pikëpamja e kundërt mund të emërtohet “monadiste”. Ajo mbron tezën se strukturat e thella universale ose nuk mund të arrihen nëpërmjet studimeve logjike a psikologjike, ose janë aq abstrakte e të përgjithshme, sa të bëhen pothuaj trivale. Që të gjithë njerëzit që njohim, e përdorin gjuhën në ndonjë formë, që të gjitha gjuhët që njihen janë në gjendje të emërtojnë objektet e përceptuara dhe veprimet, këto janë të vërteta të pakundërshtueshme. Por meqë këto të vërteta i përkasin “klasës”, “të gjithë anëtarët e një lloji kërkojnë oksigjen për të jetuar”, ato nuk na ndriçojnë, veçse në kuptimin abstrakt formal, për natyrën e vërtetë të të folurit njerëzor. Kjo natyrë është kaq e larmishme, historia e zhvillit të saj centrifugal është aq çuditërisht e ndërlikuar, ajo shtron aq shumë probleme kokëforte të llojit ekonomik e social, sa në rastin më të mirë modelet universale janë të padobishme, ndërsa në rastin më të keq të rreme.

Pozicioni i skajshëm “monadist” – ka poetë të mëdhenj që e mbrojnë – të çon logjikisht në bindjen se përkthimi real është i pamundur. Ai që quajnë përkthim, është vetëm konvencion analogjish të përafruara, një ngjashmëri e trashë, vështirësisht e tolerueshme edhe kur dy kultura të rëndësishme kanë lidhje, por krejtësisht çorientuese kur bëhet fjalë për gjuhë pa ndonjë afërsi e për ndjeshmëri krejtësisht të ndryshme.

Mes këtyre poleve mund të vendosen mjaft pikëpamje ndërmjetëse, cilësore. Asnjë prej pozicioneve të mësipërme nuk është mbrojtur me rigorozitet absolut. Ka hije të karakterit relativ në gramatikat universaliste të Roger Bacon-it, te specialistët e gramatikës së Port Royal-it dhe, madje, në gramatikën gjenerative transformuese të Chmosky-t. Nabokovi, i cili pothuaj të gjitha përkthimet ndërgjuhësore i konsideron mashtrime dhe evitime mendjelehta të pamundësive radikale, vetë është mjeshtër i përkthimit ndërgjuhësor.

Nga Agim XHAFKA – Krevati dopjo…
Nga Rudyard KIPLING – Nëse…
Nga Dardan MITROVICA – Gabriel García Márquez, gjeniu i përjetshëm i Aracataca-Macondo
Charles Baudelaire, një histori mes poezisë, dashurisë dhe varësive
Zija ÇELA – Fytyrë gruaje në gjumë…
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Bota e spiunëve: Një jetë intrigash
Next Article Eugenio SCALFARI – E vërteta që përkëdhelim

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?