GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Gentian GABA – Udhëkryqi i 25 prillit: Drejt BE-së me Bashën apo në vendnumëro me Ramën?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Gentian GABA – Udhëkryqi i 25 prillit: Drejt BE-së me Bashën apo në vendnumëro me Ramën?

By
Gentian GABA
18/02/2021
6 Min Read
Share
SHARE

Nëse ka një fushë në të cilën shihet më qashtër pamjaftueshmëria politike e Edi Ramës, ajo është fusha e integrimit europian. Në dy mandate Shqipëria nuk ka hedhur asnjë hap përpara në këtë drejtim. Nëse dikush mendon se marrja e statusit të vendit kandidat është për t’u llogaritur si arritje e kryeministrit, duhet të bëjë llogaritë me vetë Ramën, i cili u bë arsyeja e bllokimit të tij kur ishte në opozitë. Dhe slogani “nuk e japim qarkun e Fierit për Brukselin”, me mosvotimin e tri ligjeve nga opozita e atëhershme, do të bëhej edhe letër lakmuesi për leximin e veprimit të Ramës në qeveri.

Një mendësi që ngrihet mbi vendosjen e interesave personale mbi ato kombëtare. Shembulli më i fundit është ai i ndryshimeve kushtetuese të njëanshme, të cilat thyen paqen e brishtë të ndërtuar nga kushtëzimi europian. Paçka se Edi Rama e dinte se çmimin për shkeljen e marrëveshjes së 5 qershorit do ta paguante Shqipëria, ai përsëri zgjodhi “qarkun e Fierit” dhe jo Brukselin, çka i detyroi partnerët europianë të shtyjnë përsëri dritën jeshile për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, këtë herë edhe më të vetëdijshëm se nxitësi i kësaj pengese ishte vetëm një njeri, Edi Rama.

Andaj, përbri kushteve që kanë ardhur në rritje, nga 3 në vitin 2013 në 15-të në vitin 2020, është shtuar një tjetër, ai i zgjedhjeve të 25 prillit, jo vetëm për të këqyrur cilësinë e tyre, por edhe për të parë nëse votuesit shqiptarë i kanë brendësuar mesazhet e qarta që partnerët europianë kanë dhënë nëpërmjet kushtëzimit ndaj qeverisë Rama. Një kushtëzim që nuk ka lindur nga akuzat e opozitës apo nga humoret e brendshme të Bashkimit Europian, sikurse i portretizon Rama me propagandën e tij, por janë produkt i veprimeve të kryeministrit. Ato kanë nxitur një reagim që shpeshherë është “sur mesure” për Ramën.

Dhe një shëtitje me sytë e mendjes përgjatë këtyre tetë viteve, që do të na çonte nga kanabizimi i gjithë vendit, te kriminalizimi i institucioneve, nga vjedhja e zgjedhjeve tek azilkërkuesit në përmasa të ngjashme me vende në luftë si Siria, nga korrupsioni në nivelet e kapjes së shtetit te pastrimi i parave të krimit të organizuar, do të mjaftonte për të kuptuar se Rama nuk është zgjidhja, por problemi.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Këtë e dinë europianët, por e di edhe Rama. Prandaj ka nisur ta relativizojë procesin e integrimit, ta përshkruajë BE-në me fjalë që i shkojnë për shtat politikanëve që drejtojnë vende anti-europiane, të shohë nga lindja dhe jo nga perëndimi; të gjitha këto shprehje të pafuqisë së tij për t’u përballur me ngecjen e procesit të integrimit, sidomos në prag të zgjedhjeve, ku përballë nuk do të ketë vetëm bilancin e tij negativ në këtë drejtim, por edhe Lulzim Bashën, një kundërshtar që në këtë fushë ka qenë protagonist në procese historike për vendin dhe që ka shfaqur ambicien, të mbështetur në përvojë të suksesshme, për ta çuar në destinacion ëndrrën e vjetër të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në këtë ambicie Basha nuk është i vetëm, pasi gëzon një mbështetje nga partitë simotra të PD-së, të cilat sot janë mazhoranca qeverisëse në Parlamentin Europian dhe atë të CDU-së gjermane, forca politike që drejton lokomotivën e Europës.

Si për të shprehur vullnetin e tij për ta nxjerrë sa më parë Shqipërinë nga ngërçi në procesin e integrimit, Basha është shfaqur këto ditë në takime me kryeministra të vendeve të BE-së. Ndër to vlen të theksohet ai me kryeministrin e Sllovenisë, që për pak muaj do të marrë Presidencën e radhës të Bashkimit Europian. Presidencë që do të jetë e rëndësishme për të mbyllur sa më parë kapitullin e çeljes së negociatave dhe për të nisur me ata kapituj që do ta çojnë Shqipërinë drejt BE-së.

Shprehje e qartë e një vizioni që nuk përkthehet vetëm si përmbushje e një procesi teknik, por mbi të gjitha si një vullnet politik për të fituar kohën e humbur dhe për të përmbushur sa më parë ambicien europiane të qytetarëve shqiptarë, të cilët vetëm fitojnë nga ndreqja e trajektores europiane e Shqipërisë.

Kësodore, 25 prilli do të jetë një udhëkryq i rëndësishëm edhe për rrugëtimin europian të vendit, ku çështja që shtrohet për zgjidhje është mjaft e qartë: Qëndrimi në vendnumëro me Ramën, sikurse ndodhi këto dy mandate, ku JO-të ndiqnin njëra-tjetrën, apo drejt BE-së me Bashën, në gjurmët e arritjeve të mëdha Euroatlantike të pak viteve më parë?

Nga bilancet e dy kandidatëve për kryeministër në politikën e jashtme, është e qartë se me cilin prej tyre Shqipëria fiton.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Armand SHKULLAKU – Lëreni të shkojë të merret me fëmijët
Next Article Armand MAHO – Bëjani këtë nder Ramës më 25 prill, hiqeni nga ajo punë që s’di ta bëjë!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Wi-Fi ecën ngadalë? Ja pse ndodh dhe si ta përmirësosh

07/10/2025
3 Min Read
Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?