GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Gentian GABA – Shqipëria fiton kundër populizmit dhe shpopullimit
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Gentian GABA – Shqipëria fiton kundër populizmit dhe shpopullimit

By
Gentian GABA
07/02/2021
5 Min Read
Share
SHARE

Fushata e Ramës në vitin 2017 vinte rrotull kërkesës së tij për të fituar i vetëm “timonin”, me anë të së cilit do të çonte ‘tepsinë’ për skrap. Terma të thjeshtë që do të mbeten të shënuar në historikun e asaj beteje elektorale, të cilat nënkuptonin marrjen e një mandati “solo”, pra pa aleatë të tjerë, për të ndaluar shpërdorimin e gjësë publike, e cila rrumbullakosej me metaforën e “tepsisë”.

Nuk kishte zotime të tjera, apo më mirë, ky ishte zotimi kryesor i kryeministrit aktual që katër vite më vonë rezulton i pambajtur. I vetëm në pushtet, duket se bashkëqeverisja e Ramës nuk ka qenë me qytetarët, siç pretendohet në kampin e majtë, por me korrupsionin. “Shqipëria shtet i kapur nga oligarkët dhe krimi i organizuar, ligjet hartohen për ta që të vazhdojnë të kapin shtetin, korrupsioni në nivelet e larta i përhapur thellësisht dhe i pandëshkuar”- këto ishin gjetjet për vendin tonë në raportin e Transparency International, të publikuar dhjetorin e shkuar. Ky raport, si shumë të tjerë përgjatë qeverisjes së Ramës, e nxjerr kryeministrin cullak përballë përgjegjësive të tij ekskluzive.

Sipas të cilave, në rastin më të mirë është fajtor për paaftësi për të çuar për skrap “tepsinë”, pra korrupsionin; e në rastin më të keq është fajtor për incentivmin e praktikave korruptive në dëm të interesit publik. Dhe në të dyja rastet, i paaftë për ta luftuar apo nxitës i korrupsionit, në prag të zgjedhjeve, Rama nuk mund t’i shmanget ballafaqimimt me këto fakte; sidomos kur edhe në këtë fushatë do të kalërojë të njëjtin populizëm që ka provokuar polarizim, pabarazi, ngërç të procesit integrues dhe largim masiv të shqiptarëve.

Diferenca e hatashme midis Shqipërisë që pikturon Rama në rrjetet e tij sociale dhe asaj reale, do të jetë edhe fusha në të cilën do të zhvillohet beteja elektorale e 25 prillit.

Në këtë fushëbetejë, Lulzim Basha, ka nisur të pozicionojë alternativën, programin dhe pjesë të ekipit të tij. Një program, SHQIPËRIA FITON, që qysh në krye i qëndron larg populizmit të kundërshtarit dhe premtimeve të bujshme, që po aq bujshëm janë shuar në të shkuarën. Po aq larg i qëndron edhe dogmatizimit bigot, i cili kërkon puritanizëm ideologjik në një terren shoqëror dhe ekonomik që bash me çlirimin e tregut, nëpërmjet taksimit të ulët dhe nxitjen e konkurrencës, kërkon edhe ndërhyrje me karakter social. E nëse taksa e sheshtë është një “evergreen” i së djathtës, që patjetër do të ndihmojë sipërmarrësit për të dalë nga informaliteti, do të nxisë investime, do të inkurajojë punësim dhe do të afrojë investitorë të huaj, përqëndrimi në veçanti te familja, arsimi dhe shëndetësia, nga sa është prezantuar deri më tani, kanë potencialin të adresojnë ato çështje që i kanë vendosur shqiptarët përballë udhëkryqit midis ikjes apo qëndrimit nga pamundësia e largimit.

Dhe në nje vend ku emigracionin masiv dhe rënia e lindshmërisë, po tkurr me shpejtësi popullsinë e re, 15 deri në 29 vjeç, të vendosësh në qendër të politikave ekonomike familjen, do të thotë se SHQIPËRIA FITON është një program që mund të luftojë shpopullimin e egër që po pëson vendi.

Ky vizion mbi familjen, forcimi i së cilës është kusht për një shoqëri të të fortë, sigurisht i ngërthyer në atë që në përgjithësi pritet të jetë një rreth virtuoz zhvillimi si pjesë e gjithë komponentëve të programit, nuk ka si mos të jetë fitues mbi pikëpyetjet e ngritura nga pala tjetër mbi faturën e programit ekonomik. Jo vetëm sepse pala tjetër përgjatë këtyre dy mandateve ka treguar se Shqipëria nuk është një vend i varfër (mjafton të shohim raportet e KLSH-së që ka konstatuar dëme ekonomike me nëntë zero dhe në valutë europiane), apo sepse midis qytetarëve dhe klientëve të qeverisë, ka zgjedhur këta të fundit për t’i gostisur me koncesione dhe PPP. Por sepse përballë emergjencës kombëtare, që është ikja e shqiptarëve, familjet duhen mbështëtur me çdo kusht; si e vetmja alternativë që Shqipëria ka për të fituar një të ardhme më të mirë.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Erl KODRA – Edi Rama dhe Oswald Cobblepot
Next Article Enver BYTYÇI – Ku dallon letra e Joe Biden nga letra e Donald Trump e 14 dhjetorit 2018?

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?