GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Gazi rus/ Gjermania ka bllokuar Nord Stream 2
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Gazi rus/ Gjermania ka bllokuar Nord Stream 2

By
Dardan MITROVICA
22/02/2022
5 Min Read
Share
SHARE

 “Nën dritën e veprimeve të fundit të Rusisë, certifikimi për fillimin e gazsjellësit Nord Stream 2nuk mund të jepet”. Pak fjalë, por shumë të sakta: kancelari gjerman Olaf Scholz në fakt ka “shuar” Nord Stream 2, gazsjellësin që do të bënte të rridhte lumë gazi rus në Gjermani dhe Evropë. Ky është hapi i parë zyrtar i Berlinit zyrtar (por edhe i Evropës) në përgjigje të vendimit të së hënës në mbrëmje, të shpallur nga presidenti rus Vladimir Putin, për të njohur republikat separatiste të Donbasit.

Përse kemi të bëjmë me një sanksion të ashpër kundër Moskës?

Eksporti i gazit në kontinentin e vjetër ka vlerë të madhe ekonomike për Rusinë. Të ardhura të pallogaritshme varen nga rrugët e gjata nëntokësore të tubacioneve të gazit që sjellin në tregun evropian lëndët e para ruse. Tubacione dhe rrugë që në pjesën më të madhe kalojnë përmes Ukrainës.

Një situatë pra e bërë shumë delikate për Kremlinin pas revolucionit të parë me ngjyra të ndodhur në Kiev më 2004 dhe turbullirave të para midis Rusisë dhe Ukrainës që qenë mbledhur gjatë vitesh. Për qeverinë ruse u bë i nevojshëm projektimi i tubacioneve të reja të gazit për të bërë të mundur ardhjen e gaz në Evropë pa kaluar nëpër territorin ukrainas.

Lexo më shumë

BE-ja dhe paratë e shpërndara nëpër Media: çështja e “investigatorëve” të OCCRP e zbuluar nga Berliner Zeitung
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur

Kështu nisi puna e dy veprave gjigande ndërkombëtare: South Stream dhe Nord Stream. Dy kanale në gjendje të anashkalojnë Ukrainën dhe të mos e lënë tregun rus dhe evropian të gazit t’i nënshtrohet mosmarrëveshjeve me Kievin. South Stream siguronte kalimin nga Deti i Zi, nga Bullgaria për të mbërritur më pas në Itali nga Adriatiku.

Por më 2014, pas sanksioneve të para pas aneksimit rus të Krimesë, qeveria bullgare dekretoi ndalimin e punimeve. Kjo çoi në projektimin e Turkish Stream, një kanal i inauguruar më 2020 dhe që kalon nga Turqia.

Nga ana tjetër, Nord Stream, ishte projektuar për të kaluar nën Detin Baltik për të lidhur drejtpërdrejt tubacionet e gazit ruse me ato gjermane. Kanali i parë u hap midis viteve 2011 dhe 2012. Më pas u kalua në projektimin e një kanali të dytë, në gjendje për të dyfishuar ardhjen e sasisë së gazit të transportuar në Evropë nga Rusia.

Veprat janë thuajse gati. Mungonte vetëm drita jeshile e autoriteteve gjermane. Një miratim i cili në fakt tashmë është ngrirë: “Përsa i përket situatës aktuale – tha Scholz nga Berlini – për Nord Stream 2 i kërkova Ministrisë për Energji që të nisë procedurat që të mos certifikohet fillimi e pipeline” .

Kështu, Moskës do t’i mungojnë të ardhurat që do të vinin nga sasia më e madhe e gazit të eksportuar falë veprës së re. Nuk është rastësi që bllokimi i Nord Stream 2 gjithmonë ka përfaqësuar të parën dhe ndoshta më të rëndësishmin nga sanksionet e parashikuara në rast të një pushtimi rus ndaj Ukrainës. Me mbërritjen e ushtarëve të parë rusë në Donbass orët e fundit pas njohjes së republikave separatiste, Berlini dhe Evropa (me bekimin e SHBA) kanë mbajtur qëndrim.

Dëmtohet edhe Europa?

Sidoqoftë, problemet mund të mos jenë vetëm ruse. Në një fazë si kjo aktualja, e karakterizuar nga rritje të forta të çmimeve të lëndëve të para dhe një disponueshmërie më e vogël të gazit në treg, mospasja e kontributit të lëndëve të para ruse mund të përbëjë një dëm të madhe për Evropën. Nord Stream 2 mund të kishte dhënë një ndihmesë të madhe në një kohë krize serioze energjetike për Kontinentin e Vjetër.

Scholz tha bërë të ditur se Gjermania ka kohë që synon të reduktojë varësinë e saj nga gazi dhe po e kthen ekonominë drejt burimeve të tjera energjitike. Por, po pjesa tjetër e Evropës? Për shembull, Italia importon sasi të mëdha gazi rus çdo vit. Si dhe vendet e tjera të pellgut të Mesdheut. Sigurisht për t’u nënvleftësuar.

Ndërkohë nga Kievi erdhën duartrokitje për zgjedhjen e Berlinit: “Lidershipi i vërtetë nënkupton marrjen e vendimeve të vështira në momente të vështira. Lëvizja e Gjermanisë dëshmon pikërisht këtë – shkroi në Twitter ministri i Jashtëm, Dmitro Kuleba– zgjedhja është korrekte në aspektin moral, politik dhe praktik duke pasur parasysh rrethanat aktuale”.

Përgatiti Dardan MITROVICA

Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Patel, një armik i Deep State, për FBI-në: Trumpiani i hekurt, në provën e Senatit
Fjalimi i brilant i Zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance që ‘shkundi’ Europën
Berlin, manifestim i madh kundër Merz dhe akordit me AfD
Kush do të performojë në ceremoninë e betimit të Trump: një festë me shumë muzikë country
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Alfred LELA – ‘Humbja e Bashës është humbja e Yuri Kim’
Next Article ‘Profecia’ e Kennan për zgjerimin e NATO-s në vendet e Lindjes
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?