GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Gabriel Escobar si Miladin Popoviç!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Gabriel Escobar si Miladin Popoviç!

By
Enver BYTYÇI
22/05/2024
3 Min Read
Share
SHARE

Nga Enver Bytyçi

Gabriel Escobar ka kërkuar sot që Partia Demokratike e Shqipërisë e vitit 1990-1991 të zhduket nga skema e sistemit politik të vendit tonë. “Shqipëria, thotë ai, duhet të ketë dy parti politike që bashkëpunojnë me njëra tjetrën” dhe njëra prej tyre është Partia Socialiste e Edi Ramës e themeluar në vitin 1941! Tjetra një parti demokratike tjetër, jo ajo e vitit 1991.

D.m.th të zhduket partia shqiptare e themeluar në vitin 1990 e të mbetet në pushtet partia e themeluar nga Miladin Popoviç në vitin 1941. Kjo është logjika e Escobar! Sipas kësaj logjike diplomati amerikan preferon që në Shqipëri të ushtrojnë aktivitetin politik vetëm partitë politike pro-serbe dhe në politikën shqiptare të mbijetojnë vetëm ata që brohorasin për Serbinë e kundër Kosovës dhe Shqipërisë!

Ba me e lexu këtë status, Escobar do të thotë se kjo që po shkruaj unë është shpifje! Atëherë kush je ti zoti Escobar që i përcakton partive politike se kë duhet të zgjedhin në krye?! Të ishte guvernator i Shqipërisë, unë do të isha më i lumtur se sa në këto kushte. Sepse si guvernator do mbaje përgjegjësi.

Së dyti, dua t’i kujtoj atij se autori i famshëm Neale Donald Walsch në librin e tij “Bisedë me Zotin” i ka drejtuar Perendisë edhe këtë pyetje: – Pse i le njerëzit të gabojnë e ta vështirësojnë jetën e tyre?

Zoti i përgjigjet: – Unë i kam sjellë njerëzit në jetë si qenie të lira. Nëse unë do u diktoja atyre se çfarë të bëjnë, atëherë ata nuk do të mund të jetonin në lirinë e tyre!

Zoti i madh nuk pranon të diktojë se çfarë duhet të bëjnë njerëzit e lirë! Gabriel Escobar i dikton shqiptarët se kë duhet të zgjedhin në politikë! Imagjino deri ku shkon arroganca!

Më kujtohet thirrja që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq u bëri shqiptarëve më 20 prill 2021 që të votojnë Edi Ramën. Sepse po të votoni opozitën e Partisë Demokratike, thoshte Vuçiq, ju votoni Sali Berishën! E pati shpallur hapur, si asnjë lider politik i mëparshëm i Serbisë, preferencën për Edi Ramën dhe urrejtjen për Sali Berishën. Çfarë ndryshon sot deklarata e Escobar nga deklarata e Vuçiq para më shumë se tri vitesh?!

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Me SKY ECC, si u shndërruan shefat e policisë në ushtarë të Krimit!
Next Article Nga Alfred LELA – Operacioni i SPAK si një martesë në Las Vegas

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?