GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Formula 1, ish-kampioni i botës frikëson tifozët e Ferrarit
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Formula 1

Formula 1, ish-kampioni i botës frikëson tifozët e Ferrarit

By
GazetaTjeter
27/07/2020
3 Min Read
Share
SHARE

Për Jacques Villeneuve, lamtumira e parakohshme e Ferrarit me Sebastian Vettel do të krijojë “një mjedis të tmerrshëm”

Për Jacques Villeneuve, kampion i botës në Formula 1, 1997, dhe djali i tw madhit Gilles, Ferrari do ta paguajë këtë sezon lamtumirën e paralajmëruar me Sebastian Vettel. Në një intervistë për La La Gazzetta dello Sport’, kampioni kanadez flet hapur: “Ferrari është në një farë krize siç tregohet nga provat. Me largimin e Vettel, mjedisi ka të ngjarë të jetë i tmerrshëm “.

“Sigurisht që tensioni nuk do të ndihmojë askënd në përgjithësi, madje as Leclerc – tha Villeneuve -. Do të ketë shkëndija sepse Charles tani e di që është kapo i skuadrës. Por do të jetë kundër një katër herë kampioni botëror. Një situatë e rëndë, në të cilën do të jetë e vështirë të ketë një garë të lirë”.

Për Villeneuve kjo është një situatë gjerësisht e parashikueshme: “Po vërtetohet ajo që kisha parashikuar para dy vjetësh kur filloi karriera e Leclerc: Thashë se e njëjta situatë do të krijohej e njejta situatë si ajo midis Vettel dhe Ricciardo në Red Bull. Ja ku jemi tani: Charles i ka të gjitha potencialet për të menaxhuar situatën, të shohim si do ja arrijë”.

“Një vëmendje e madhe është përqëndruar menjëherë tek ai, me një operacion mediatik – tha kampioni i vitit 1997 -: dashuria e gazetarëve, pëlqimi i tifozëve. Kërkohet të ndërtoohet një epokë e re Schumacher. Ai është i zoti, është bukur, ka imazh por kjo ende nuk kushton shumë. Pastaj bëri të tijën, eci shpejt dhe fitoi”.

“Nga ana tjetër, Vettel kushtonte një shumë halucinante – thotë Villeneuve -. Nga jashtë, mbetet dyshimi se kush e bën punën, kush zhvillon makinën. Në Ferrari, këtë e dinë, dhe nëse ata kanë zgjedhur Charles, do të ketë një arsye që lidhet edhe me këtë aspekt. Leclerc këtë sezon duhet të na tregojë nëse është njeriu i duhur për të qenë rivali i Verstappen ”.

Kampioni kanadez shpjegon arësyen se pse përmend emrin Verstappen: “F1 do të donte një të ardhme me ata të dy, sepse historia na mëson se sezonet më të mira kanë qenë ato me rivalitete të forta midis pilotëve që nuk duhet të jenë medoemos miq. Pas Hamilton-Rosberg nuk ka patur më”.

Mercedes, letër dashurie për Lewis – VIDEO
Verstappen, çfarë suksesi. Por sa do të rezistojë në kaosin Red Bull?
Jo vetëm Max Verstappen, të gjithë bijtë e artit në historinë e Formula 1
Vetel i pagabueshëm: skedina fituese në Bundesliga!
Jean Todt: “E pashë Shumakerin, po punon që të gjithë ta shohin përsëri”
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Si e mori peng Myslim Shyri tregtarin tiranas
Next Article Enrico RUGGERI – Transgresioni është një art që duhet paguar personalisht

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?