GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Forever Young: 101 milionë dollarë për kë arrin ta rikthejë plakjen pas
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Shkence

Forever Young: 101 milionë dollarë për kë arrin ta rikthejë plakjen pas

By
Dardan MITROVICA
08/12/2023
8 Min Read
Share
SHARE

 “What a drag it is getting old”, këndonin Rolling Stones më 1966. Çfarë bezdie është të plakesh. Dhe ende, edhe sot e kësaj dite, është e vërtetë, sipas presidentit ekzekutiv të Fondacionit XPrize, Peter Diamandis. “Kur njerëzit plaken, largohen nga shoqëria dhe nga punë. Ndodh për shumë arsye: nuk e kanë qartësinë për të bashkëvepruar me të tjerët, nuk kanë forcë për të lëvizur, luftojnë kundër sëmundjes”.

Përpjekja për të ndryshuar gjitha këtë është edhe objektivi i çmimit të ri të vendosur nga organizata e tij. Fondacioni XPrize ka njoftuar një Healthspan XPrize të ri prej 101 milionë dollarësh, i cili synon të shpërblejë ekipet kërkimore që zhvillojnë terapi për të kthyer pas në mënyrë të matshme rënien lidhur me moshën, midis 65 dhe 80 vjetëve. Konsiderohen tre fusha: aftësitë njohëse, sistemi imunitar dhe funksioni i muskujve.

Çmimi përfshin edhe një bonus prej 10 milionësh për ekipin që do të jetë në gjendje të rikthejë degradimin e muskujve te pacientët me distrofi facio-skapolo-omerale (facio-scapulo-humeral dystrophy, fshd).

Të gjitha trajtimet do të duhet të jenë të administruara në një maksimum prej një viti dhe të duhet të demonstrojnë efektivitet për të paktën dhjetë vjet.

Nga vijnë paratë e Healthspan XPrize?

Paratë për çmimet vijnë nga burime të ndryshme. Dyzet milionë do të dhurohen nga Hevolution Foundation. Themeluesi i Lululemon, Chip Wilson do të kontribuojë me 26 milionë dollarë në çmimin e madh dhe do të sigurojë çmimin prej 10 milionë dollarësh për fshd. Pjesa tjetër do të vijë nga donacione më të vogla të mbështetësve të tjerë të XPrize.

Diamandis ka deklaruar për Forbes se po e bluante idenë e një çmimi lidhur me jetëgjatësinë prej të paktën 15 vjetësh. Me përparimet e reja të inteligjencës artificiale, të terapive gjenetike dhe teknologjive të tjera, kjo dukej si koha e duhur për ta krijuar si çmim. “Jemi duke filluar të kuptojmë pse plakemi, si ta ngadalësojmë procesin dhe, potencialisht, si ta ndalojmë dhe ta kthejmë pas”, ka thënë.

XPrize Foundation, të cilin Diamandis, 62 vjeç, e ka themeluar më 1994, nuk është i panjohur për çmime të këtij lloji. Më 2004, ai ka dorëzuar çmimin e madh prej 10 milionë dollarësh për anijen e parë private kozmike që fluturoi në hapësirë, e mbështetur nga bashkëthemeluesi i Microsoft, Paul Allen dhe e projektuar nga Burt Rutan. Teknologjia e zhvilluar nga ekipi i tyre është baza e raketave të përdorura nga Virgin Galactic e Richard Branson. Ndër të tjera, janë dhënë çmime edhe për një mënyrë të re për pastrimin nga nafta, për një pajisje kompakte që mund të diagnostikojë sëmundje të ndryshme dhe për një metodë për të hartuar më mirë fundin e detit. Por jo të gjitha çmimet e krijuara janë dhënë: më 2018, për shembull, një çmim i financuar nga Google për një tokëzues hënor privat ka mbetur pa fitues.

Për të qenë sa më të shëndetshëm

Ideja e përdorimit të teknologjive të reja për të zgjatur jetën njerëzore ka marrë vëmendje të madhe vitet e fundit. Shpesh, dëgjohen histori që kanë të bëjnë me ekstremet në të cilat disa individë janë të gatshëm të arrijnë në përpjekje për të jetuar më gjatë. Por, krijuesit e Healthspan XPrize, shpjegojnë se nuk janë të interesuar aq shumë për të jetuar sa më gjatë, por më tepër për cilësinë e viteve më shumë.

“Nënteksti, këtu, është se tashmë e kemi zgjatur jetën: ai revolucion ka ndodhur tashmë”, ka deklaruar Jamie Justice, një ish-kërkues i Wake Forest University dhe drejtor ekzekutiv i çmimit Healthspan. Përparimet e mjekësisë sigurisht kanë ndryshuar shumë gjëra. Sipas Centers for Disease Control and Prevention, Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, më 1950 një amerikan 65 vjeç mund të priste të jetonte edhe për 12 vjet akoma. Sot ky numër është afër 20 vjetëve.

Mirëpo, këto vite shtesë, kanë një kosto. Për këtë, ka shpjeguar Justice, XPrize përqendrohet në konceptin e ‘healthspan’ (saktësisht, kohëzgjatjen e shëndetit) më shumë sesa te ‘lifespan’ (kohezgjatjen e jetës). “Çështja është që njerëzit të jenë aktivë, të bësh që ata të vazhdojnë të mendojnë dhe të kenë një rezistencë të mjaftueshme imune për të dalë nga shtëpia”.

Kush do ta fitojë çmimin?

Me lançimin e çmimit, fondacioni ka hyrë në fazën e ‘komenteve publike’, në të cilën pranon sugjerime nga ekipe të interesuara për të konkurruar dhe nga palë të tjera, për të përcaktuar saktësisht se çfarë duhet matur dhe si për të përcaktuar inversionin e plakjes në zonën muskulare (një nga funksionet më të vështira për t’u matur). Në dy fushat e tjera vlerësimi është më i thjeshtë, sepse ka teste standarde për të matur aftësitë njohëse dhe rënien e tyre si dhe funksionet imune. Në të gjitha fushat, objektivi është sigurimi që të ketë matje që të mos mund të manipulohen për të lënë përshtypje të mirë pa përmirësuar realisht jetën e njerëzve. Në këtë fazë, ekipet gjithashtu mund edhe të shprehin synimin e tyre për të konkurruar.

Në vjeshtën e vitit 2024 do të publikohen udhëzimet përfundimtare për përcaktimin e fituesve. Më 2025, deri në 40 ekipe të zgjedhura nga juria do të marrin një subvencion prej 250 mijë dollarësh dhe do të ftohen për të qëndruar në kompeticion. Më 2026 juria do ta ulë numrin e garuesve në një maksimum prej dhjetë ekipesh dhe do t’i japë secilit ekip 1 milion dollarë për të vazhduar punën e tij. Shuma e mbetur do t’i jepet ekipit që do të tregojë se mund të sigurojë përmirësime në të tre fushat për 20 vjet pas vetëm një viti trajtimi. Nëse askush nuk i arrin 20 vjet përmirësime, do të ketë shpërblime më të ulëta për ata që arrijnë përmirësime për 15 ose 10 vjet. “Do të jetë tepër e vështirë për të fituar,” pranon Justice.

Vërtetë shumë e vështirë fitorja, por është pikërisht kjo pjesë e thelbit të çmimit. “Kërkojmë diçka që të jetë revolucionare, jo diçka që dimë prej 30 vjetësh”, ka thënë Diamandis, i cili gjithashtu theksoi se seleksionimi i fituesit nuk do të ndodhë vetëm për një publik të përzgjedhur. “Një nga objektivat e konkursit është të sigurohet që qasjet terapeutike të jenë përfundimisht të disponueshme për të gjithë”.

Edhe gratë, ashtu si burrat, tërhiqen nga partnerët më të rinj: e thotë shkenca
Nga Çlirim KOKONOZI – Banka simbolike dhe metamorfozat e inkoshientit
Çlirim KOKONOZI – Edhe ëndrrat gënjejnë
Ke jetuar një jetë të dytë? Ja kush janë shenjat që e vërtetojnë
Studimi i ri që përmbys krejtësisht atë që dimë për vrimat e zeza
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Degradon parlamenti, gati rregullorja që flak opozitën jashtë sallës
Next Article Sot, Dita e Rinisë, por ku janë të rinjtë?! Shifra dramatike, 570 mijë më pak në dy dekada
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?