GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Flurura AÇKA – Kryeministri që nuk e di se “të tjerët” janë qytetarë të tij
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Flurura AÇKA – Kryeministri që nuk e di se “të tjerët” janë qytetarë të tij

By
GazetaTjeter
21/03/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Dy fjalë nga një “turiste” e shtëpisë së vet

Mbrëmë takova një mik të vjetër që jeton në zemër të kalasë së Elbasanit, me të cilin kam një jetë që njihem. Mëngjesin e “Ditës së Verës”, më shpjegoi ai, nuk i ishte lejuar të ecte në rrugicën e tij, pasi aty do të kalonte kryeministri. Edhe sot nuk ishte aq e lehtë të ecje nëpër Elbasan, pasi mbase, i pakënaqur nga “Dita e Verës”, Kryeministri ynë ia behu edhe sot në Elbasan, dhe sërish për të derdhur çartjen që e ka zënë prej kohësh gjatë rrugës për te Dita e Pranverës Shqiptare. Tha mes të tjerash, se ne “të tjerët” ishim aq të dëshpëruar, sa ishim kthyer në klitharakë që po trazonim rrugën e tij aq të ndritur, për të cilën shqiptarëve u duhen vetëm sy për ta parë. Dhe elbasanasit në fakt kanë sy për ta parë!

Unë dua të jem shumë e sinqertë me të dhe t’i them se me atë çfarë kam parë e dëgjuar e prekur nëpër Elbasan, të dëshpëruarit e vërtetë janë mijëra qytetarë të zakonshëm që nuk duan më të dëgjojnë dërrdërrollogjinë e tij të dalëboje; të dëshpëruarit e vërtetë janë “skuthat e tij të errësirës”, të cilët gjurmojnë hap pas hapi militantët demokratë dhe të tjerë qytetarë që u është fokur shpirti nga shkatërrimi që i ka bërë qytetit pushteti i tij dhe zarët e tij lokalë; të dëshpëruarit e vërtetë janë skuadrat e tij që dhunojnë dhe shkelin ligjin duke kërcënuar zyrat modeste të partisë opozitare, ku militojnë qytetarë të thjeshtë që meritojnë mbrojtjen nga ligji dhe shteti i tyre; të dëshpëruarit janë skalionet e tij që pasi i kanë siguruar me ligj mbylljen e opozitës me orën policore, dalin dhe bëjnë fushatë në orët e natës, pa pyetur për Covid e Ligj; i dëshpëruari i vërtetë është ai vetë që ende nuk e ka kuptuar se pyetjen që ia drejtoi sot opozitës “Se çfarë mund t’i ofrojë Shqipërisë?”, në të vërtetë duhet t’ia bëjë vetes dhe tarallakëve dhe banditëve rrotull tij.

Çfarë mund t’i ofrojë më Shqipërisë kryeministri ynë? Çfarë mund t’i ofrojë Elbasanit dërgata e tij, veç shkatërrimit të plotë të qytetit, shkatërrim që çdo qytetar e ka fare të qartë. Qyteti i Elbasanit është tani një udhëkryq bandash të mbrojtura nga pushteti i tij, është një qytet i tulatur nga dora e dhunshme e emisarëve të tij, është një qytet i fyer nga inferiroriteti dhe denbabadenëria e drejtuesve të tij butakë.

Lexo më shumë

U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’

Lumi i vrerit ndaj opozitës, ndaj koalicionit të saj me partitë e tjera në Alencën për Ndryshim, vetëm e nderon opozitën dhe i shpjegon thjesht çdo shqiptari se sa i shqetësuar është kryministri i tij, por edhe përse është kaq i shqetësuar kryeministri i tij. Gjuha e tij nuk i ngjan asnjë kryeministri në botën e qytetëruar, i cili ka detyrë politike të bëjë zgjedhje të ndershme dhe detyrë historike të mos e bëjë më Shqipërinë lajm në gjuhë të huaj për guerrile që vjedhin vota dhe qeverira që vijnë në pushtet si hajdutë të vendimit të popullit të vet, duke shkelur çdo princip, çdo ligj, çdo moral, çdo kod e kusht qytetarie. Doni shembuj, ja një fare i thjeshtë. Në cilin ligj është mbështetur vendosja e këtyre reklamave të partisë në pushtet në këtë objekt shtetëror në Belsh?

Akti i katërt i Ramës: Mes Brukselit dhe Mafias
Pse i kërcënon Rama qytetarët që ankohen për korrupsionin
Veliaj i tradhëtuar, çfarë tregon Facebooku i Lalit
Nga 115, në “jo më pak se 71 mandate”, si u zbeh deliri i Ramës për 11 Majin
Kush e tradhëtoi Erion Veliajn? Çfarë tregojnë përgjimet në burg të ish kryebashkiakut
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Basir ÇOLLAKU – Luca dhe hala e “peshkut Rama” në fyt
Next Article Enver BYTYÇI – Shok me Aleksandër Vuçiç dhe mik me Gjergj Lucën!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Shëndet

Birrë apo verë? Debati i vjetër që shkenca ende po e mat me kujdes

07/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?