GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Fle me ventilatorin ndezur? Ide shumë e keqe
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Kuriozitete

Fle me ventilatorin ndezur? Ide shumë e keqe

By
GazetaTjeter
20/07/2023
4 Min Read
Share
SHARE

Zbulo se cilat janë rreziqet e përdorimit të ventilatorëve edhe gjatë valës së të nxehtit që po kalojmë. Ja pse nuk është një ide e mirë

Këto ditë po përjetojmë një valë anormale të të nxehtit. Bëhet fjalë për një kohë vërtet e tmerrshme për shumë prej nesh, të cilët po mbështeten në metoda pak a shumë konvencionale për ta luftuar. Sidoqoftë, ka një problem: përdorimi i ventilatorëve nuk është gjithmonë një mënyrë e sigurt për të përballuar këtë urgjencë. Por për çfarë arsye? Shkojmë ta zbulojmë së bashku.

Vala e të nxehtit që po na gjunjëzon

Valët e të nxehtit tregojnë për një periudhë të zgjatur të kushteve metereorologjike ekstreme, të ngjashme me atë që po përjetojmë në këtë korrik 2023.

Lexo më shumë

Sa fiton Papa? Paga (e refuzuar e Papa Françeskut). Po kardinalët, peshkopët dhe priftërinjtë, sa e kanë pagën? Të gjitha pagat mujore të Kishës
Nga Iluminati si National Secutity dhe ”Bomba gay”, te Dalai Lama që punonte për CIA: teoritë konspirative që kanë rezultuar të vërteta
Cilët janë liderët politikë më të pasur në planet?
Presidentët e SHBA me IQ më të lartë: befason Trump
Deklarohet i vdekur, rizgjohet gjatë operacionit për heqjen e organeve

Këto kushte parashikojnë:

  • Temperatura të larta, mbi vlerat e zakonshme
  • Vlerat e larta lagështie relative
  • Qëndrueshmëri të këtyre vlerave anormale për disa ditë

E pra, valët e të nxehtit mund të kenë efekte shkatërruese mbi shëndetin e njeriut, mbi të gjitha sepse ndikojnë në sistemet e rregullimit të temperaturës së trupit tonë. Dhe kjo ndodh si në mënyrë direkte ashtu dhe indirekte, për shembull kur përdorim ventilatorë ose kondicionerë për të luftuar nxehtësinë.

Rreziqet e ventilatorit: mos e përdorni kur fle

Ventilatorët janë një zgjidhje ekonomike për të luftuar në një mënyrë pak a shumë të thjeshtë problemet që lidhen me nxehtësinë. Ata nuk bëjnë gjë tjetër veçse përziejnë ajrin e ndenjur në dhomë mirëpo kalimi i atij ajri nëpër trupin e njeriut (më i ftohtë se temperatura e dhomës) jep një ndjenjë lehtësimi të menjëhershëm, pasi ndihmon në shpërndarjen e nxehtësisë.

Deri këtu mirë, po të mos ishte se ventilatorët mekanikë janë të rrezikshëm, veçanërisht nëse përdoren gjatë natës.

Nëse në mbrëmje shkon në shtrat dhe përdor ventilatorin gjatë gjithë natës, përpiqu të mos e drejtosh drejtpërdrejt nga vetja.

Përkundrazi, rregullojeni në mënyrë që ajri të qarkullojë në të gjithë dhomën, përndryshe rreziku bëhet i madh. Depërtimi i drejtpërdrejtë i ajrit nga ventilatori në trupin e njeriut, në fakt, mund të nxisë dehidratimin, veçanërisht për ata njerëz që nuk pinë shumë lëngje gjatë ditës.

Për më tepër, tehet e ventilatorit kanë një efekt tharës mbi mukozë, sy dhe gojë. Kjo çon në një dhimbje klasike dhe të bezdisshme të fytit në zgjim.

Pastaj, nëse vuani nga alergjitë, ventilatori mund të jetë i rrezikshëm sepse me lëvizjen e tij mund të qarkullojë si pluhurin ashtu edhe alergjenët e tjerë të pranishëm në mjedis.

Çfarë të bëjmë për të luftuar valët e të nxehtit?

Nëse do që të luftosh në mënyrë efektive valët e të nxehtit, rekomandojmë të bësh një sërë gjërash:

  • Të pish të paktën një litër e gjysmë ujë në ditë (më shumë nëse zhvillon aktivitet fizik);
  • Ushqehu me vakte të lehta dhe të shijshme, duke favorizuar frutat dhe perimet;
  • Vish veshje me ngjyra të çelura, sa më të gjera që të jetë e mundur, deri transparente;
  • Mos bëj dush dhe banjë të ftohtë: përdor ujë me temperaturë mesatare për të shmangur ndryshimet e papritura të temperaturës së trupit;
  • Mbulohu kur kalon nga një mjedis shumë i nxehtë në një tjetër me ajër të kondicionuar;
  • Mbro xhamat e dritareve me tenda, perde ose mbulesa të ndryshme;
  • Mos hy menjëherë në një makinë që ka qëndruar në diell për një kohë të gjatë, por lëri dyert hapur për disa minuta përpara se të nisësh rrugën.

Përgatiti për gazetatjetër.com: Darina DANI

Robin Hood, Hercules, William Tell… Por, a kanë ekzistuar vërtet?
Janë të gjithë gjallë? Çfarë thuhet për disa prej yjeve më të mëdhenj që nuk rrojnë më
E gjithë e vërteta për Nostradamusin, ana e errët për të cilën nuk flitet
Kush ishte në të vërtetë Juda Iskarioti?
Pasaportat më të forta në botë: klasifikimi 2023
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Ferrari që kushton “vetëm” 14 mijë euro
Next Article Pasaportat më të forta në botë: klasifikimi 2023
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?