Romanca ka qenë një temë qendrore e kinemasë që nga lindja e saj, duke kapur esencën e dashurisë në të gjitha format e saj. Me kalimin e viteve, ka qenë shumë filma që na kanë bërë të qeshim, të qajmë dhe ngashëryer. Në këtë artikull marrim përsipër t’ju prezantojmë filmat romantikë më të mirë në histori.
50. Forgetting (2008)
Peter (Jason Segel) shkon me pushime në Hawaii në përpjekje për të kapërcyer ndarjen e tij të fundit me Sarën (Kristen Bell), por nuk është në dijeni që Sara po qëndron në të njëjtin hotel me të dashurin e saj të ri.
49. My best friend’s wedding (1997)
Kur miku i një gruaje rrëfen se është fejuar, ajo kupton se e do dhe niset në kërkim të tij pak ditë para dasmës.
48. Sing Street (2016)
Një djalë i rritur në Dublin në vitet ’80 arratiset nga jeta e tij e tensionuar familjare duke krijuar një grup për t’i bërë përshtypje një vajze enigmatike që i pëlqen.
47. (500) Days of Summer (2009)
Një komedi romantike e përqëndruar mbi një grua që nuk beson në ekzistencën e dashurisë së vërtetë dhe djaloshi që dashurohet me të.
46. Something’s Gotta Give (2003)
Një beqar i moshuar, i interesuar vetëm për femra shumë më të reja, bie në dashuri me një bashkëmoshatare të suksesshme.
45. The Notebook (2004)
Një i ri i varfër por pasionant bie në dashuri me një grua të re të pasur që i jep një ndjenjë lirie, por shpejt ndahen për shkak të dallimeve të tyre shoqërore.
44. Sleepless in Seattle (1993)
Djali i një burri të ve së fundmi, thërret një show radiofonik në përpjekje për të gjetur një bashkëshorte për të atin.
43. My Big Fat Greek Wedding (2002)
Një e re greke bie në dashuri me një të huaj dhe përpiqet të bindë familjen që ta pranojnë, teksa ajo i bën llogaritë me vetveten dhe identitetin e saj kulturor.
42. Crazy and Rich (2018)
Bazuar në një best seller, kjo komedi romantike ndjek Rachel Chu në Singapor ku ajo takon familjen e të fejuarit të saj.
41. 10 Things I hate about You (1999)
Një adoleshente e bukur dhe e njohur nuk mund të dalë me një djalë derisa të mos e bëjë motra e saj më e madhe.
40. Notting Hill (1999)
Jeta e një librashitësi (Hugh Grant) ndryshon kur ai takon yllin më të famshëm të filmit në botë.
39. Much Ado About Nothing (1993)
Të rinjtë e dashuruarit Hero dhe Klaudio, në kërkim të dëshmitarëve, bindin Benedick dhe Beatrice, me shaka, që të martohen edhe ata.
38. Top Five (2014)
Një komik përpiqet të bëhet një aktor serioz, teksa e dashura e tij, yll i një reality show, e bind të transmetojë dasmën e tij në shfaqjen e tij televiziv.
37. Atonement (2007)
Aspirantja 13 vjeçare për shkrimtare ndryshon rrjedhën e shumë jetëve kur akuzon të dashurin e motrës së saj për një krim që ai nuk e ka kryer.
36. Bridget Jones’s Diary (2001)
Një grua angleze është e vendosur të përmirësohet teksa kërkon dashurinë në një vit ku shkruan ditarin e saj personal.
35. Punch-Drunk Love (2002)
Një shitës me disa probleme psikologjike ka një histori dashurie me një grua angleze, por ndërkohë është viktimë e zhvatjes.
34. Brokeback Mountain (2005)
Historia e një marrëdhënieje të ndaluar dhe të fshehtë mes dy kaubojve dhe jetët e tyre ndër vite.
33. Breakfast at Tiffany’s (1961)
Një vajzë mondane njujorkeze nis të interesohet për një djalë që është transferuar në ndërtesën e saj, por e kaluara e tij kërcënon ta pengojë atë.
32. Silver Linings Playbook (2012)
Pas një periudhe në një institucion mendor, ish profesori Pat Solitano kthehet në shtëpinë e prindërve dhe përpiqet të pajtohet me ish-gruan. Por gjërat ndërlikohen kur ai takon Tiffanyn, një vajzë misterioze me problemet e saj.
31. The Worst Person in the World (2021)
Kronika e katër viteve në jetën e Julie, një gruaje të re që lundron në ujërat e trazuara të jetës së saj dashurore e që përpiqet të gjejë rrugën e saj profesionale, e cila e bën të shikojë realisht se kush është në të vërtetë.
30. Le Fabuleux destin d’Amélie Poulain (2001)
Amélie është një e vajzë naive dhe e pafajshme nga Parisi, që vendos të ndihmojë ata që e rrethojnë dhe në këtë proces gjen dashurinë.
29. A Star Is Born (2018)
Një muzikant ndihmon një këngëtare të re të nisë karrierën, teksa alkoolizmi i jep fund atij vetë.
28. In the Mood for Love (2000)
Një burrë dhe fqinja e saj krijojnë një lidhje të fortë kur së bashku nisin të dyshojnë se bashkëshortët e tyre përkatës po i tradhtojnë. Vendosin të ruajnë marrëdhënien e tyre platonike dhe të mos bëjnë të njëjtat gabime si partnerët e tyre.
27. Licorice Pizza (2021)
Historia e Alana Kane dhe Gary Valentine ndërsa rriten, eksplorojnë dhe kalojnë në shtigjet e pabesa të dashurisë së parë në Luginën e San Fernando më 1973.
26. Harold and Maude (1971)
I ri, i pasur dhe i fiksuar pas vdekjes, Harold ndryshon përgjithmonë kur takon Maude në një funeral.
25. West Side Story (1961)
Dy të rinj nga dy banda rivale të Nju Jorkut dashurohen, por tensionet mes miqve përkatës përfundojnë në tragjedi.
24. Titanic (1997)
Një vajzë aristokrate dashurohet me një djalë të varfër por zemërmirë në bordin e luksozit Titanik.
23. Pride & Prejudice (2005)
Kur e shkathëta Elizabeth Bennet takon Mr.Darcy, singël, i pasur dhe krenar, lulëzojnë, shkëndija dashurie, por të dy duhet të kapërcejnë krenarinë dhe paragjykimet personale.
22. La Vie d’Adèle (2013)
Jeta e Adele ndryshon kur takon Emma, një grua të re që do t’i mundësojë të afirmohet si grua dhe si e rritur. Përballë të tjerëve, Adele rritet dhe kërkon vetveten përmes dashurisë dhe humbjes.
21. Her (2013)
Një shkrimtar vetmitar zhvillon një marrëdhënie paksa të mundur me një sistem operativ të krijuar për të përmbushur të gjitha nevojat e tij.
20. Shakespeare in Love (1998)
Një Shekspir i ri, pa ide dhe me pak para, takon gruan e tij ideale dhe gjen frymëzimin për të shkruar një nga veprat e tij më të famshme.
19. High Fidelity (2000)
Rob, pronari i dyqanit disqesh dhe krijues listash kompulsive, rrëfen pesë ndarjet e tij të para, përfshirë atë të tanishmen.
18. Four Weddings and a Funeral (1994)
Gjatë pesë eventeve shoqërore, një burrë single kokëfortë duhet të konsiderojë idenë se mund të ketë gjetur dashurinë.
17. There’s Something About Mary (1998)
Një burrë ka një shans për të takuar vajzën e ëndrrave të tij të shkollës së mesme, edhe pse në atë kohë, takimi i tyre ishte një katastrofë e plotë.
16. Eternal Sunshine of the Spotless Mind (2004)
Kur marrëdhënia e tyre përkeqësohet, një çift i nënshtrohet një procedure mjekësore për të fshirë njëri-tjetrin nga kujtimet e tyre.
15. Portrait de la jeune fille en feu (2019)
Në një ishull të vetmuar, në fund të shekullit të 18-të, një piktor duhet të pikturojë portretin e dasmës së një gruaje të re.
14. Say Anything… (1989)
Një djalosh i prapë në lice dhe një vajzë shumë inteligjente bien në dashuri verën përpara se ajo të shkojë në universitet.
13. Manhattan (1979)
Jeta e një skenaristi të divorcuar televiziv, i cili del me një vajzë adoleshente, ndërlikohet kur bie në dashuri me të dashurin e mikut të tij më të mirë.
12. The Big Sick (2017)
Kumail (pakistanez) njihet me Emily (amerikane) dhe nisin një lidhje. Ai është i shqetësuar për atë që prindërit e tij mund të mendojnë për të. Kur Emily pushtohet nga një sëmundje misterioze dhe qëndron në koma, Kumail duhet të përballet me prindërit e saj.
11. When Harry Met Sally (1989)
Harry dhe Sally njihen prej vitesh dhe janë miq të mirë, por kanë frikë se të shkojnë në shtrat së bashku mund të prishin marrëdhënien e tyre.
10. About Time (2013)
Në moshën 21-vjeçare, Tim zbulon se mund të udhëtojë në kohë dhe të ndryshojë atë që ndodh dhe çfarë ka ndodhur në jetën e tij. Vendimi i tij për ta bërë botën e tij një vend më të mirë duke gjetur një të dashur nuk është aq i lehtë sa mund të mendohet.
09. Call me by your name (2017)
Një e re 17-vjeçare dashurohet me asistentin e ri kërkimor të babait të saj.
08. Before Sunrise (1995)
Një djalë i ri dhe një grua takohen në një tren në Evropë dhe përfundojnë duke kaluar një natë së bashku në Vjenë. Fatkeqësisht, të dy e dinë se ka të ngjarë që kjo të jetë nata e tyre e vetme së bashku.
07. Gone with the Wind (1939)
Një grua manipuluese dhe një burrë i keq jetojnë një histori të trazuar dashurie gjatë epokës së Luftës Civile dhe Rindërtimit amerikan.
06. The Philadelphia Story (1940)
Një grua e pasur është duke u martuar për herë të dytë. Ish-bashkëshorti i saj dhe një gazetar skandalistik hyjnë në skenë dhe ajo zbulon të vërteta të reja mbi vetveten.
05. La La Land (2016)
Përgjatë karrierës së tyre në Los Anxhelos, një pianist dhe një aktore bien në dashuri ndërsa përpiqen të pajtojnë aspiratat e tyre për të ardhmen.
04. The Apartment (1960)
Një agjent sigurimesh në Manhattan përpiqet të ngjitet në shkallët e hierarkisë së kompanisë në të cilën punon duke i lejuar drejtuesve të përdorin apartamentin e tij për aventura të vogla, por lindin komplikime – dhe një pikërisht në lidhje me dashurinë e tij.
03. Annie Hall (1977)
Komediani neurotik i Nju Jorkut, Alvy Singer (Woody Allen) dashurohet me këngëtaren aspiruese Annie Hall.
02. Before sunset (2004)
Nëntë vjet pasi janë njohur, Jesse dhe Celine ritakohen në Francë gjatë turit të librit të Jesse.
01. Casablanca (1942)
Pronari skeptik i një klubi nate në Marok mbron një dashuri të vjetër dhe burrin e saj të ri nga nazistët.