Çdo vit, Hollywood prodhon qindra filma, aq shumë sa disa prej tyre mund të na rrëshqasin nga sytë, disa xhevahire të vërteta, të fshehura që vihen në hije nga blockbuster dhe nga filmat më të vlerësuar me çmime. Qofshin drama apo komedi romantike, disa nga këta filma, mizorisht të nënvlerësuar, nuk morën kurrë kreditin që meritonin. Disa kanë marrë edhe komente negative, por meritojnë një shans të dytë, ndërsa të tjerët janë pritur mirë nga kritika dhe spektatorët, por nuk kanë arritur kurrë një publik të gjerë.
Jeni kurioz të dini për cilin film po flasim? Mjafton të vazhdojmë më poshtë për të mësuar se çfarë të shikoni mbrëmjeve tani e tutje!
The Rules of Attraction (2002)
Bazuar në romanin klasik të viteve ’80 me të njëjtin emër të Bret Easton Ellis, kjo satirë dark ndjek një grup fëmijësh ekstremisht pretendues të një kolegji letrar. Kasti përfshin Jessica Biel, James Van Der Beek, Ian Somerhalder dhe Kate Bosworth.
Disobedience (2017)
I interpretuar nga Rachel Weisz dhe Rachel McAdams, ky film tregon historinë e një gruaje që, me rastin e funeralit të të atit, rikthehet në komunitetin hebre ortodoks që nuk e mirëpret më. Teksa ndodhej aty, rinis lidhjet me gruan me të cilën kishte patur një marrëdhënie “të ndaluar”.
Stardust (2007)
Ky film ka gjithçka që i nevojitet një filmi fantazi me ndikim të madh: mbretër vrasës, një yll magjepsës që merr formën e një gruaje të bukur njerëzore dhe një treshe shtrigash të liga, të udhëhequra nga Michelle Pfeiffer.
99 Homes (2014)
Me një kast të rëndësishëm që përfshin Andrew Garfield, Laura Dern dhe Michael Shannon, ky film ndjek një baba singëll, së fundmi i papunë, që lufton për të rikuperuar shtëpinë e tij të bllokuar duke punuar për një ndërmjetës frustrues pasurish të paluajtshme.
Chloe (2009)
Interpretuar nga Julianne Moore, Liam Neeson dhe Amanda Seyfried, ky film tregon për një doktoreshë që punëson një eskort për të joshur burrin e saj, që dyshon se po e tradhton.
Empire Records (1995)
Ky film kult përqendrohet mbi një ditë epike në një dyqan disqesh, ku secili personazh kontribuon me diçka të ndryshme në histori.
The Village (2004)
Disa kritikë thonë se ky film i M. Night Shyamalan ishte një dështim. “The Village” ndjek një komunitet fetar të izoluar teksa përpiqet të mbajnë një lloj paqeje me përbindëshat që sulmojnë fshatin. Në fund ndodh edhe episod i bujshëm.
Seeking a Friend for the End of the World (2012)
Kjo komedi-dramë apokaliptike sheh Steve Carell dhe Keira Knightley në gjurmët e një çifti të të panjohurish që krijojnë një lidhje të papritur teksa ndihmojnë njëri-tjetrin të gjejnë një zgjidhje përpara se një asteroid të zhdukë jetën në Tokë.
Jennifer’s Body (2009)
Kjo komedi dark-horror, me protagonistë Megan Fox dhe Amanda Seyfried, mund të kishte qenë një super-dështim, por fitoi statusin e kultit falë skenarit dhe kastit të saj të zgjuar.
…We Need to Talk About Kevin (2011)
Nuk është filmi për ty nëse je në kërkim të një filmi që të bën të ndihesh mirë. Thënë kjo, Tilda Swinton interpreton nënën e Kevin. Gruaja lufton të pajtohet me të birin psikopat dhe horroret që ai ka kryer.
Aniquilação (2018)
Shkruar dhe drejtuar nga Alex Garland, ‘Annihilation’ ndjek një grup biologësh dhe ushtarësh që nisen në një ekspeditë të rrezikshme për të studiuar një zonë anormale. Kasti i rangut më të lartë, të gjithë yje përfshi Natalie Portman, Jennifer Jason Leigh, Gina Rodriguez, Tessa Thompson, Tuva Novotny dhe Oscar Isaac.
The Fountain (2006)
Filmi i Darren Aronofsky, me Hugh Jackman dhe Rachel Weisz, “The Fountain” tregon tre histori mbi pavdekësinë dhe dashuritë e humbura të personazheve.
Mississippi Masala (1991)
Me protagonist Denzel Washington, ky film eksploron lidhjen midis një çifti ndërracor në Jugun e thellë amerikan, nga fillimet e tij romantike, deri te drama që pason kur romanca e tyre bëhet publike.
Owning Mahowny (2003)
Dan Mahowny, i luajtur nga i ndjeri Philip Seymour Hoffman, është një nëpunës banke që ka një lloj varësie ndaj bixhozit. Kur fiton aksesin në një llogari shumëmilionëshe, gjërat ndërlikohen.
Chef – The Perfect Recipe (2014)
Ky film zbavitës dhe prekës flet për një kuzhinier që hap një food truck. Kasti impresionues përfshin Bobby Cannavale, John Leguizamo, Scarlett Johansson, Sofía Vergara dhe Robert Downey Jr.
Two for the Money (2005)
Në këtë film, Matthew McConaughey bën kopje me Al Pacinon në një film dramatik mbi botën e errët të basteve sportive. Nuk ka asgjë më të mirë se një film me policor mbi sportin!
Near Dark (1987)
Film horror, i përqendruar mbi djalin e një fermeri që përfundon duke udhëtuar me një grup vampirësh, si mund të mos intrigohesh nga ky film i viteve ’80?
Good Time (2017)
Në këtë film, Robert Pattinson interpreton një grabitës banke që rekruton të vëllanë me aftësi të kufizuara për ta ndihmuar në sipërmarrjet e tij kriminale. Por kur i vëllai arrestohet, duhet ta nxjerrë nga burgu.
Perfume: The Story of a Murderer (2006)
Një adaptim kinematografik i romanit të Patrick Süskind të vitit 1985, ndjek jetën e Jean-Baptiste Grenouille, një vrasës me një obsesion pas aromave.
That Thing You Do! (1996)
Shkruar, drejtuar dhe interpretuar nga Tom Hanks, ky film fantastik ndjek një grup muzikor që shtyhet drejt yjeve të viteve ’60. Patjetër që ia vlen të shihet.
Sleeping With Other People (2015)
Ky film është një perlë absolute si një komedi romantike moderne. Interpretuar nga Alison Brie dhe Jason Sudeikis, përqendrohet mbi dy njerëz që kanë patur një aventurë për një natë dhe takohen sërish një dekadë më vonë. Është padyshim një film tërheqës, zbavitës dhe natyrisht, romantik.
The Assassination (2004)
Bazuar në ngjarje të vërteta, ky film ambientohet në vitin 1974 dhe përqëndrohet mbi një biznesmen që merr masa ekstreme për të ndjekur “ëndrrën e tij amerikane”.
The One I Love (2014)
Mark Duplass dhe Elisabeth Moss interpretojnë një çift që ka probleme në marrëdhënien mes tyre. Gjërat bëhen të çuditshme kur fillojnë të vizitojnë një terapist që t’i ndihmojë për të zgjidhur vështirësitë e tyre.
In a World… (2013)
Shkruar dhe interpretuar nga Lake Bell, ky film tregon historinë e një vocal coach që konkurron me babanë e tij legjendar, dublues zëri dhe me dublues më të madh të zërit të momentit.
Sunshine (2007)
Teksa Dielli po vdes, e bashkë me të edhe Toka, një ekip astronautësh dërgohet për ta ringjallur atë, por dështon. Një ekip i ri dërgohet shtatë vjet më vonë si shpresa e fundit e njerëzimit.
Montecristo (2002)
Bazuar në romanin e vitit 1844 me të njëjtin emër, ky adaptim kinematografik i vitit 2002 tregon historinë e një të riu që burgoset padrejtësisht falë një miku të tij. Më vonë arratiset dhe përdor një thesar të fshehur për t’u hakmarrë.
Win a Date with Tad Hamilton! (2004)
Ky film ka recetën perfekte për të qenë një komed e madhe romantike. Një vajzë nga provinca fiton një takim me një personazh të famshëm dhe kur takimi shkon më mirë se sa pritej, formohet një trekëndësh dashurie mes saj, shoqes së saj më të mirë dhe yllit.
Daredevil (2003)
Ky film interpretohet nga Ben Affleck në rolin e protagonistit dhe nga Jennifer Garner në atë të Elektrës. Të dy bëjnë aleancë për të shpëtuar qytetin e tyre nga një armik i përbashkët dhe për t’u hakmarrë për vrasjen e babait të Daredevil.
Vanilla Sky (2001)
Me regji të Cameron Crowe, “Vanilla Sky” sheh si protagonist Tom Cruise në rolin e një manjati editorial që pëson një aksident me makinë të shkaktuar nga e dashura xheloze.
Burimet: (Marie Claire) (Wired)