GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Fiksimi i miliarderëve për të pushtuar hapësirën
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Travel

Fiksimi i miliarderëve për të pushtuar hapësirën

By
GazetaTjeter
08/06/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Njoftimi se Jeff Bezos do të shkojë në hapësirë ​​për udhëtimin e tij të parë me ekuipazh të kompanisë së tij Blue Origin është një tjetër provë e fiksimit që disa super kanë për pushtimin e kozmosit, ëndërr e ndarë nga Elon Musk, pronari i Tesla-s dhe Richard Branson, kreu i Virgin

Njeriu që sipas Forbes është më i pasuri në botë ka treguar në llogarinë e tij në Instagram se më 20 korrik – vetëm pesëmbëdhjetë ditë pasi hyrjes në fuqi të dorëheqjes si CEO i Amazon – do të udhëtojë në hapësirë ​​me vëllanë e tij Mark dhe me një person të tretë.

Ai i 20 korrikut do të jetë fluturimi i parë i kompanisë hapësinore të themeluar nga Bezos në shtator 2000 – gjashtë vjet pas krijimit të Amazon.

Një ëndërr fëmijërie

“Të shohësh Tokën nga hapësira të ndryshon dhe ndryshon edhe marrëdhënien tënde me planetin dhe njerëzimin”, ka thënë Bezos, i cili në fillim të këtij viti i kishte prezantuar planet e tij tashmë për t’u tërhequr nga pozicioni i CEO-s së Amazon dhe për t’ia kaluar detyrën drejtuesit aktual të Amazon Web Services (AWS), Andy Jassy. Kështu, siç ai vetë ka treguar, do të ketë më shumë kohë për t’iu përkushtuar iniciativave filantropike dhe menaxhimit të kompanive të tij të tjera, Blue Origin dhe Washington Post.

Pasioni i Bezos për hapësirën e ndan edhe Elon Musk, i cili para se të themelonte Tesla pati krijuar SpaceX, një kompani private kontraktuese e NASA-s e që vitin e kaluar ka dërguar një ekuipazh me astronautë në orbitë. Miliarderi afrikanojugor që jeton në Teksas është i bindur se e ardhmja e njerëzimit është jashtë planetit Tokë dhe se nëse speciet nuk migrojnë në hapësirë ​​do të duhet të përballen me zhdukjen në masë.

Një qytet në Mars

“Alternativa është bërja e një civilizimi që udhëton në hapësirë dhe një specie që banon në planete të ndryshëm”, ka thënë Musk gjatë një konference në Meksikë më 2016. Miliarderi ka shprehur edhe dëshirën e tij për të krijuar një qytet në Mars që do të ketë një milionë banorë deri në vitin 2050 dhe SpaceX po punon tashmë në projektimin e mjeteve për t’i transportuar.

Edhe pse kompania e tij është ajo që ka arritur më shumë sukses dhe famë në industrinë hapësinore deri më sot, Musk ende nuk ka qenë pasagjer në asnjë prej udhëtimeve të tij dhe Bezos do ta kalojë atë moment përpara tij.

I treti në listë është Richard Branson, bashkëthemelues i konglomeratit britanik Virgin Group – me një prani të fortë në botën e transportit ajror dhe turizmit – i cili më 2004 ka themeluar Virgin Galactic, me pbjektivin të ofrojë udhëtime komerciale hapësinore.

Hotele dhe fluturime ndërplanetare

Sidoqoftë, basti i Branson është disi i ndryshëm nga ai i Bezos dhe Musk, pasi nuk bazohet në dërgimin e raketave në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, në Hënë apo në ndonjë planet. Virgin Galactic përdor një aeroplan transportues me ngarkesë (i ngjashëm me dy aeroplanë të lidhur për krahu) që ngre anijen në një lartësi të caktuar për ta lëshuar më pas atë të rrëshqasë dhe të përdorë motorin e vet për tu ngjitur edhe më lart.

Si në rastet e Bezos dhe Musk, Branson ka ëndrrën e tij: të transferojë modelin aktual të udhëtimit ajror në hapësirë, me udhëtime me shpejtësi të lartë dhe transport nëpër hotele në planetë të tjerë.

Vendet më të vizituara në planet dhe surpriza shqiptare në klasifikimin botëror
Evropa e mbingarkuar nga turizmi masiv: 30 qytete ikonë për t’u shmangur dhe alternativat surprizë që ofrojnë bukuri, histori dhe qetësi larg stresit
Londra, Bali, Dubai: pse ishin ndër destinacionet më të njohura në botë?
Një udhëtim në Planetin e Ëndrrave: nga metropolet futuristike te natyra e paprekur, ja shtetet që po çmendin banorët e botës, sipas 200 mijë udhëtarëve
Është aeroporti më i shtrenjtë në botë, një birrë kushton aq sa një vakt luksoz
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Krimi, droga, krimi, droga … pse ka ngecur batuta e Ramës
Next Article Gjermani, CDU-ja mban Saksoninë, por AFD konfirmon forcën

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?