Të dhënat e Facebook do të përdoren për të kontrolluar infeksionin. Bën publike të dhënat e mbledhura përmes aplikacionit të tij për të ndihmuar qeveritë dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor të luftojnë infeksionin nga Covid-19
Përdorimi i të dhënave të mbledhura nga gjigandët e Uebit për të gjurmuar lëvizjet e qytetarëve dhe, rrjedhimisht, të kihet më shumë informacion që të luftohet përhapja e Covid-19. Ky është kuptimi i nismës së bërë realitet javën e kaluar nga Google dhe, tani, edhe nga Facebook.
Siç dihet, në të vërtetë, aplikacioni blu i mediave sociale grumbullon vazhdimisht informacione mbi sjelljet dhe lëvizjet tona. Por nëse deri para disa javësh kjo na dukej një problem i madh në mbrojtjen e privacy sonë, sot duket edhe si një mundësi e mirë për të ngadalësuar virusin. Këndvështrimet ndryshojnë, por të mëdhenjtë si Facebook jo dhe ky është një rast i artë për mediat sociale të Zuckerberg për të demonstruar se mbledhja e të dhënave të kryera nga aplikacionet mund të shërbejë edhe për qëllime shumë më fisnike sesa përmbysja me reklama direkte. Por Facebook siguron: gjithçka do të ndodhë në mënyrë anonime dhe në respekt të plotë të privatësisë së përdoruesve.
Gjurmimi në Facebook: hartat
Le ta bëjmë të qartë që në fillim: nisma e Facebook (si ajo e mëparshme e Google) nuk konsiston në gjurmimin e lëvizjeve të përdoruesve. Dhe kjo për një arsye shumë të thjeshtë: ajo bëhej prej kohësh, përpara koronavirusit. Risia qëndron në faktin se Facebook vë në dispozicion të autoriteteve një pjesë të të dhënave, të paraqitura grafikisht përmes tre hartave të përcaktuara si “co-locatisation”. Në fakt, ajo që ka rëndësi, nuk është gjurmimi i lëvizjeve të individit, por bashkëveprimi i tij shoqëror me të tjerë persona, prej të cilëve mund të hasë virusin ose që mund ta transmetojë. Ekziston gjithashtu edhe një “Indeks i lidhjeve shoqërore”, që tregon miqësitë virtuale të përdoruesve dhe i lidh ato me mundësinë e kontaktimit të infeksionit apo transmetimit të tij. E së fundi, Facebook vë në dispozicion një sondazh opsional për t’u administruar prej përdoruesve, por që nuk menaxhohet drejtpërdrejt nga Facebook: për të kujdesen studiuesit e Carnegie Mellon University.
Menaxhimi i privatësisë
Për ta bërë gjithë këtë në përputhje me një menaxhim normal të privatësisë së përdoruesit, Facebook ka ndjekur dy rrugë: e para konsiston në bërjen anonime të të dhënave të mbledhura, e dyta në pyetjen e përdoruesve nëse duan të marrin pjesë në mbledhjen e të dhënave duke vënë në dispozicion historinë e pozicionit të tyre . Më në fund, Facebook precizon se bëhet fjalë vetëm për të dhënat e mbledhura nga aplikacioni Facebook dhe jo edhe nga ato të Instagram dhe WhatsApp.