Formula Një po rikthehet me të parin Grand Prix sezonal që do të zhvillohet në Austri. Ndër rregulloret e reja për shkak të koronavirusit ja të gjitha të për këtë 2020 të mundimshëm
Po nxehen motorët në Formula Një: Sezoni 2020 mund të fillojë më në fund pas gjashtë muajsh të mundimshëm, dramatikë, frenues dhe shqetësues nga diçka shumë më e madhe: pandemia nga koronavirusi që ka përfshirë gjithë botën, përfshirë sportet. Nesër pasdite do dalin në skenë provat e lira, të shtunën do të mbahen të shumëpriturat kualifikuese të çmimit të madh ndërsa e diela do të fillojë të bëhet serioze me garën e parë të sezonit në cirkuitin në pronësi të Red Bullit.
Do të rinisë, pra, pas 126 ditësh ndalese të detyruar që nga 28 shkurti i kaluar, dita e provave dimërore në Barcelona, që motorët e makinave të Formula Një kishin ndalur nëpër bokse. Në këto javë të vështira, inxhinierët, mekanikët dhe pilotët kanë qenë gjithmonë të gatshëm dhe aktivë për të përmirësuar të gjitha korrigjimet e nevojshme të makinave për t’u paraqitur sa më mirë në vijat e nisjes.
Megjithatë, Formula Një ishte e fundit që ndaloi pas fillimit të rremë të çmimit të madh në Austri i cili do të duhej të zhvillohej fundjavën e 13-15 marsit por që u anulua për shkak të një rasti pozitiv në ekipin e McLarenit. Tani, për fat të mirë, situata është përmirësuar, veçanërisht në Evropë, dhe, edhe Formula Një mund të rikthehet në pistë me një kalendar të reduktuar në maksimum, me disa gara të anuluara.
Kalendari i ri
Disa çmime të mëdha, tetë për të qenë të saktë, janë anuluar: Australia, Bahreini, Vietnami, Hollanda, Monako, Azerbajxhani, Kanadaja dhe Franca. Çmimet e mëdha ku do të garohet do të jenë 15 ose 16: Austria, dy herë, më 5 dhe 12 korriku, Hungaria më 19 korrik, në Britani në një takim të dyfishtë 2-9 gusht në cirkuitin e Silverstonit, në Montmelò, Spanjë më 16 Gusht, në Belgjikë në Spa më 30 gusht, në Monza më 6 shtator në GP-në shumëpritur në shtëpi për Ferrarin. Përgjithësisht, duket pothuajse i sigurtë edhe një çmim i dytë i mdh në Itali, në 13 shtator në Mugello, pistë në pronësi të shtëpisë së Maranello por që zyrtarizimi është ende në pritje. Me datat që akoma nuk janë konfirmuar, do të garohet edhe në gp-të e Singaporit, Rusisë, Japonisë, SHBAsë, Meksikës, Brazilit dhe më në fund në Abu Dhabi, i cili do të mbyllë sezonin e mundimshëm të vitit 2020.
Rregullat e reja
FIA u detyrua të rishikojë disa rregulla për të respektuar protokollin shëndetësor në kohërat e koronavirusit. Nga bokset e nisjes me numër të kufizuar për punonjësit duke mbërritur tek stewardët të cilët mund të ndërhyjnë edhe në distancë, në rast pamundësie për të lëvizur, janë këto pra vetëm disa nga shumë tiparet e reja të këtij sezoni të reduktuar të Formulës Një. Do të ndryshojë edhe ceremonia e fundit të secilës garë në podium edhe pse mbetet për t’u kuptuar se si do të zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve, ndoshta pa spërkatje me shampanjë.
Do të duhet të respektohen rregullat normale të higjienës dhe distancimit social për të shmangur infektimin e mundshëm të mekanikëve të cilët do të munden të punojnë një orë më shumë nëpër makina të enjten dhe të premten në përgatitjet për kualifikueset dhe garën. Sa i përket vijës së nisjes, do të ketë rregulla të rrepta për t’u respektuar në mënyrë që të mos merren sanksione të rënda. Skuderive të ndryshme do t’u lejohet të kenë në pistë vetëm 40 pjestarë të stafit, ose më saktë thënë, gjysmën e atyre që pranohen deri më tani.
Jo vetëm kaq, sepse procedurat për të siguruar distancën do të modifikohen para secilës garë: dalja nga bokset do të lejohet deri në 20 minuta para fillimit, në vend të ’30 të zakonshme. Më pas, njëvendëshet, duhet t’i kenë gomat e montuara jo më parë pesë minuta para nisjes dhe me dhënien e sinjalit, stafi i ekipit dhe karrocat e pajisjeve duhet të fillojnë të largohen nga sheshnisja. Kur të jepet sinjali tre minutësh, jo më shumë se 16 anëtarë të secilit ekip për secilin pilot do të pranohen në vijat e nisjes.
Nisjen e vendos Ross Brawni
Ross Brawn, drejtori i përgjithshëm dhe përgjegjësi sportiv i projektit Formula Një, ka folur për disa çështje, duke shpjeguar ndër të tjera se: “Ceremonia e podiumit nuk do të zhvillohet por po kërkojmë një mënyrë alternative për të bërë diçka në bokse menjëherë pas përfundimit. Një prej opsioneve ofron mundësinë e rreshtimit të makinave në pistë dhe për të pozicionuar pilotët para veturave. Nuk do të mund t’i dorëzojmë as kupat fituesve, sepse do të shkelnim rregullat e distancimit në vend, por edhe në këtë rast ne po studiojmë alternativat”, ky është komenti i ish-drejtorit teknik të Ferrarit i cili më pas konkludoi: “Sidoqoftë, jam njëqind për qind e bindur se ne jemi në gjendje të mund të ofrojmë një spektakël tërheqës dhe emocionues. Thjesht do të jetë ndryshe. Këto janë rregullat e reja. Sa do të zgjasë? Nuk e dimë. Me siguri edhe për pjesën e mbetur të vitit”.
Gara me dyer të mbyllura dhe tamponë
Si për të gjithë sportet e tjera, garat do të zhvillohen rreptësisht me dyer të mbyllura me personelin e secilit ekip të reduktuar në minimalisht në numrin e 80 total për çdo team përfshirë edhe pilotët. Në varësi të zhvillimit të pandemisë, do të vendoset nëse do hapen dhe kur disa evente të Formula 1 e cila ka vendosur disa rregulla sigurie pavarësisht faktit nëse ka apo jo spektatorë të grumbulluar me njerëz nëpër shkallë. Media pashmangshmërisht do të ketë qasje në numër të kufizuar dhe nuk do të ketë asnjë kontakt brenda ekipeve të ndryshme me testet (tamponët) që do të përsëriten në cirkuit çdo pesë ditë.
Ndryshimet teknike të ngrira
Njëvendëshet që do të fillojnë garën të dielën në GP Austria nuk do të jenë shumë të ndryshme nga ato që duhet të kishin garuar në Australi në mesin e marsit. Por nga kjo garë, do të nisë një lloj ngrirjeje e shumë pjesëve të veturave: nga telajo, tek sistemet e sigurisë dhe transmetimit, pedalet, sistemi i furnizimit me energji elektrike, sistemi hidraulik, shkëmbyesit e nxehtësisë, radio onboard, sistemi i dehidratimit së pilotit dhe pajisjet e pitstopit. Kjo lloj ngrirjeje do të zgjasë deri në vitin 2021, vit në të cilin hyn në fuqi budget cap domethënë i ashtuquajturi tavani i shpenzimeve maksimale të lejuara për secilën skuderi për të kursyer në kosto.
Skuderitë, pilotët dhe pagat
Do të jenë dhjetë skuderi dhe njëzet shoferë që do të marrin pjesë në këtë sezon të çuditshëm 2020, të Formula 1: Mercedes, Ferrari, Red Bull, Renault, Alfa Romeo, Williams, McLaren, Haas, Alpha Tauri dhe Racing Point.
Sa i përket pagave, natyrisht, më i paguari do të jetë Lewis Hamilton me 45 milionë euro, i ndjekur nga Sebastian Vettel me 40 dhe në vitin e tij të fundit në Ferrari, i treti Daniel Ricciardo me 24 (Renault). Charles Leclerc është i pesti me 9 pas Max Verstappen i cili do të përfitojë 15. Vendi i gjashtë për shokun e skuadrës së Hamilton, Valterri Bottas me vetëm 7 milionë euro.
Vendi i shtatë për Ocon të Renault me 4 milionë € pak përpara Perez të Racing Point’s me 3.5. Në kuoptën 3, janë dy pilotët e McLarenit, Sainz dhe Norris, por edhe Kimi Raikkonen me Alfa Romeon e tij. Në kuotën e 2 milionë eurove Albon, shoku i skuadrës së Verstappen në Red Bull, me 1.5 dy Haasët e Grosjean dhe Magnussen.
Një milion euro për Lance Stroll me Racing Point-in e tij, Nicholas Latifi me Williams dhe Pierre Gasly me Alpha Tauri. I treti nga fundi në këtë renditje është Giovinazzi me 400,000 euro në Alfa Romeo, i dyta nga fundi Kvyat me Alpha Taurinë tjetër me 250,000, dhe i fundit George Russell që me Williamsin e tij do të fitojë 200,000 euro.
Mercedes e favorizuar, Hamilton kërkon të hyjë në histori
Sigurisht, skuadra për t’u mundur do të jetë, si gjithmonë, Mercedes që vjen prej vitesh të tëra fitoreje duke u bër pak nga pak padrone. Në Austri, Hamilton dhe Bottas do të garojnë me njëvendëshe të zezë për t’i thonë jo racizmit me shkrimin #WeRaceAsOne, në mbështetje të fushatës së Formuna Një për diversitetin.
Lewis Hamilton, 35 vjeç, ka vetëm një qëllim: të fitojë titullin e tij të shtatë botëror të karrierës për të barazuar me më të madhin e të gjitha kohërave, Michael Schumacher. Dy Shigjetat e Argjendta gjithashtu do të mbështeten në Das, sistemin drejtues me dy akse që ndryshon në lëvizje asetin e rrotave të përparme i duke dhënë një avantazh të madh në fazën e shtytjes.
Pikëpyetja Ferrari
Në vijën e nisjes së këtij 2020 të Formula Një për Ferrarin do të jenë djaloshi Charles Leclerc dhe Sebastian Vettel në vitin e tij të fundit me Kokëkuqe. Gjermani do të zëvendësohet nga i riu tjetër Carlos Sainz duke filluar nga sezoni i ardhshëm me të kuqezin që dëshiron ta mbrojë atë për të ardhmen e afërt. Rrugët e katër herë kampionit botëror të Heppenheim dhe Ferrarit do të ndahen pas vitesh të vështirë, intensivë dhe pa fitore.
Por, Vettel, do të ketë akoma shansin për të treguar se është ende pilot niveli dhe të ketë akoma fjalën e tij në këtë kampionat. Ëndrra e gjermanit është të fitojë titullin e tij të pestë në botëror, por duhet parë nëse ai dhe Ferrari do të jenë në lartësinë e Mercedesit. E, në gjithë këtë, nuk duhet harruar Charles Leclerc i cili dëshiron të tregojë se është ai e tashmja dhe e ardhmja e Ferrarit.
Monegasku i ri, i cili do të mbushë 23 vjeç në 16 tetor, kandidohet për të qenë variabli i çmendur i këtij sezoni 2020 të çmendur. Hamilton, Vettel, Bottas, Leclerc, pa harruar Max Verstappenin i cili me Red Bull-in e tij ka dëshmuar se është ambicioz, i shpejtë dhe konkurrues dhe do t’ua bëjë të gjithëve garën më të vështirë.
Ferrari ëndërron të mund të shohë të triumfojë një pilot i tij duke qenë se ky eventualitet nuk ndodh që nga viti 2007 kur ishte Kimi Raikkonen ai që triumfoi para Hamilton dhe Fernando Alonsos. Për më tepër, Kokëkuqja nuk fiton klasifikimin e konstruktorëve që nga viti 2008, pra në të dyja rastet kanë kaluar shumë vite që shtëpia e Maranellos është thyer në mënyrë të pajustifikueshme duarthatë, pas investimeve shumë të mëdha, mbi 500 milion euro, në pagesa pilotësh.
Këtë vit duhet të jetë patjetër sezoni i rilançimit në shtëpinë Ferrari për të mos depresionuar më tej një mjedis që duket mjaftueshëm i depresuar nga mungesa e fitoreve. Prandaj, Vettelit dhe Leclercut i kërkohen pesë muaj të nivelit më të lartë, në përpjekje për të sjellë gëzim dhe jo më dhimbje për një nga skuderitë më të rëndësishme në historinë e Formula Një.