Nëse ndodheni aty dhe keni uri ose etje, përpiquni ta largoni mendjen; është më i shtrenjti në botë.
Kush është mësuar të udhëtojë me avionë e di shumë mirë se sa mund të kushtojnë gjërat nëpër aeroporte. Në brendi të këtyre strukturave, në fakt, edhe çmimi i një kafeje ose i një sanduiçi është shumë i lartë, qoftë edhe vetëm prej faktit se udhëtarët nuk kanë alternativa ose zgjedhje të tjera. Janë aty dhe gjatë pritjes, nëse duan të konsumojnë diçka nuk kanë zgjidhje tjetër. Kështu ndodh në çdo aeroport në botë, edhe pse, në disa raste, shkohet dukshëm përtej normales. Le të shohim atëherë, së bashku, se cili është aeroporti më i shtrenjtë në botë.
Aeroporti më i shtrenjtë në botë
Nga një analizë e krahasuese e të përditshmes së madhe gjeneraliste Corriere della Sera të çmimeve të aeroporte të ndryshme anembanë botës, është bërë e mundur edhe identifikimi i vendit ku udhëtarët janë të ekspozuar ndaj mbiçmimeve jo të parëndësishme. Dhe fituesi i kësaj sfide jo shumë të lavdërueshme, është aeroporti i Stambollit, aty ku ushqimi dhe pijet janë shumë më të shtrenjta se gjetkë.
Siç referohet, për shembull, një pjatë 90 gramëshe me lazanja bolonjeze shitet për 24.50 euro. Ndërkohë që, çmimi i lartë, nuk pasqyron ndonjë cilësi më të mirë, pasi lazanja “duket më shumë si një copë tullë me pak hi sheqeri dhe diçka që i ngjan djathit të grirë dhe një gjetheje borziloku të rreme”.
Çmimet në aeroportin e Stambollit
Por, nëse për një pjatë e parë kërkohet shumë para, gjërat në Aeroportin e Stambollit nuk janë shumë më mirë as me ushqime të lehta dhe me pijet. Në vend të parë listohet kroasan i kripur me pulë, me çmim prej 14.50 euro, me shifrën që shkon duke u rritur në 16.50 euro për versionin me ton dhe 17.50 euro për versionin me salmon.
Kalojmë te ëmbëlsirat. Një brioç i thjeshtë shitet për 6.50 euro, ndërsa një me bajame kushton 10 euro. Sa i përket pijeve, nuk është vështirë të shihet se si një birrë lokale, Efes, që në qendër të qytetit shitet për 1.50 euro, por në aeroport mund të kushtojë deri në 17.50 euro.
Ato që godasin janë gjithashtu edhe çmimet e larta që aplikojnë fast food-et. Te Popeyes, për katër krahë pule me patate të skuqura dhe një pije freskuese kërkohen 17.50 euro. Një Big Mac te McDonald’s kushton 21.50 euro, ndërsa diku tjetër (në botën perëndimore) kushton mesatarisht 8.60 euro.
Mbrojtja e Aeroportit
Duke parë ekon mediatike të këtyre çmimeve të mbikripura, të kombinuara edhe me ankesat e shumta të udhëtarëve, Aeroporti i Stambollit përgjigjet me një manifest korporativ në të cilin lëxohet se kompania e menaxhimit iGA adapton “një qasje holistike, që synon të mbulojë të gjitha fashat e buxhetit”. “Çmimet tona – lexohet – janë të krahasueshme me ato të aeroporteve kryesore si Amsterdami, Kopenhageni, Dubai, Frankfurti dhe Heathrow”. Dhe përsëri: “Produktet tona pasqyrojnë cilësinë e përbërësve, koston e prokurimit dhe eksperiencën”.
Përgatitur nga bashkëpunëtorë të jashtëm të Gazetatjeter.net

