GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: ERTV “e vërteta”, mediat italiane, franceze e gjermane janë kazan
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

ERTV “e vërteta”, mediat italiane, franceze e gjermane janë kazan

By
GazetaTjeter
29/01/2020
5 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama u “ligshtua” ku mësoi se televizoni prestigjioz italian “RAI 3”, publikoi një reportazh të zgjeruar mbi kultivimin e drogës në Shqipëri të cilët shprehen se është 12 fishuar, pavarësisht pretendimeve të policisë shqiptare se kishin asgjësuar çdo rrënjë të mbjellë.

“Lajmi i mbrëmshëm në RAI 3 mbi gjoja 12 fishimin e kultivimit te kanabisit në Shqipëri është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe çertifikuar nga vetë Guardia di Finanza! Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën!”- shkruan Rama. Por e vërteta ishte brenda atij reportazhi, ku janë disa burime, përfshi edhe krerë të prokurorive në Itali.

Gjithashtu theksohet se për vitin 2019 ka pasur një shumëfishim të kultivimit të kanabisit nga grupet kriminale shqiptare, të cilat kanë kultivuar në zona të thella malore bimë narkotike me fidanë vietnamezë, që është e shkurtër dhe me prodhimtari të lartë.

Nuk kaloi gjatë dhe pas reagimit të kryeministrit mbajti ison edhe Policia e Shtetit, në një sqarim të gjatë, që më shumë se të jepte provat, ulëriste për pastërtinë e saj dhe kujdesej që të mos prishej imazhi.

“Policia e Shtetit është krenare për rezultatet e arritura në luftën kundër kultivimit të kanabisit dhe nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit me partneret italianë. Falë këtij bashkëpunimi rezultatet domethënëse thellohen çdo vit dhe janë të monitoruara e të certifikuara nga autoriteti i lartë profesional i Guardia di Finanza-s. Viti 2019 shënoi sasinë më të vogël historike të kanabisit me origjinë nga Shqipëria, të kapur në Itali, duke provuar kështu suksesin e madh dhe të padiskutueshëm të luftës tonë në këtë front”-thuhet në qëndrimin e Policisë së Shtetit, i cili i ngjan proklamatave të së shkuarës mbi sukseset imagjinare.

Nëse ky lajm do ishte publikuar nga mediat shqiptare sot lukunia e qeverisë do të vërsulej, duke e konsideruar median si kazan, ndërsa gazetarët të blerë e të shitur për të hedhur baltë mbi “qelibarin” qeveri.

Nuk është vetëm media italiane por edhe ato franceze dhe gjermane të cilat kanë zbarkuar në Shqipëri për të treguar masivitetin e kultivimit të kanabisit dhe dyshimeve të lidhjeve politike me grupet e trafikut. Edhe mediave ndërkombëtare Rama u është përveshur, madje premtoi disa muaj më parë se do të padiste edhe gazetën gjermane Bild, pas publikimit nga ana e saj të audiopërgjimeve mbi dosjet 184 dhe 339 që tregonin krimin elektoral në Shqipëri dhe lidhjet e drejtuesve politik me ata të policisë dhe grupet kriminale të akuzuar për vrasje dhe trafik droge.

Sot Rama “sugjeron” që të besohet Guardia Di Finazza, por ishte po kjo strukturë e cila në vitin 2016 dhe 2017 deklaraonte se ishte shkatërruar 99.8 % e kanabisit të evidentuar në Shqipëri. Kur tonelata me drogë pushtuan Italinë, Greqinë apo Gjermaninë ishin ministrat e brendshëm të vendeve përkatëse që udhëton disa herë drejt vendit tonë dhe gati po shpallnin gjendjen e jashtëzakonshme prej kanabisit shqiptar.

Fakt është se grupet shqiptare të trafikut sot kanë shqetësuar edhe vendet më të zhvilluara. Fakt është se në Shqipëri është i dënuar një ish-ministër i Brendshëm për trafikim të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nuk fshihen dot as faktet që pas vrasjeve të bujshme që kanë tronditur vendin në këtë fillim viti është trafiku i drogës. Kur merr benefitet prej organiztave kriminale të cilët një pjesë të përfitimeve të paligjshme e “investojnë në bursën Rilindje”, ai nuk quhet krim për qeverinë, por zhvillim.

Sipas Ramës, sot i duhet besuar vetëm ERTV-së së tij (Edi Rama Televizion), ku jepen sukseset në luftën kundër krimit të organizuar, ndaj drogës apo të tjetërsimit të administratës publike që sipas tij ka “zhdukur” korrupsionin.

Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para këtër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’
Akti i katërt i Ramës: Mes Brukselit dhe Mafias
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Enver BYTYÇI – Çfarë e ndan Ramush Haradinajn me Edi Ramën?!
Next Article Çfarë i ndan Albin Kurtin dhe Isa Mustafën
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?

GazetaTjeter
02/06/2025
3 Min Read
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë
Pronari i AC Milan, Gerry Cardinale, blen historiken britanike Daily Telegraph: shpërthen protesta e tifozëve milanistë
Nga Edi DELIU – Sulmet ndaj drejtuesve të PD: Strategjia për asgjësimin e Partisë Demokratike?
Nga Andi BUSHTI – Çfarë tregon zbulimi i një grupi narkotrafikantësh për zgjedhjet e 11 majit

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?