GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Erl KODRA – Toma, Edi dhe Yuri
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Erl KODRA – Toma, Edi dhe Yuri

By
Erl KODRA
15/02/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Tom Doshi është një garip tipik, përndryshe është shqiptari më i zakonshëm i këtij vendi plehrash. Edhe pse Rex Tillerson, ish Sekretari i Shtetit e ka shpallur non-grata, për Tomën nuk ka burrë nëne që të thotë gjysëm fjale, përveç Ambasadores Yuri Kim. Në fakt edhe Zonja Kim e drodhi në momentin e fundit.

Sot gjithë ditën po vrisja mendjen për dekleratën e Ambasadores. Që në krye ajo thotë:

“Më lejoni t’i jap fund spekulimeve: KM Edi Rama dhe unë patën një bisedë të qartë se çfarë do të thotë ky emërtim. Në fakt, Kryeministri më kujtoi se ai e kishte përjashtuar personalisht këtë person nga Partia Socialiste. Ai theksoi se ky person nuk do të ketë asnjë rol në asnjë qeveri në çdo qeveri që ai do të formojë”

Edhe unë jam i bindur se Toma nuk ka ambicie për t’u bërë Ministër i Qeverisë Rama, sepse ai është më shumë se ministër. Roli i Tomës pranë Edi Ramës është më shumë se roli këshilltarit, partnerit ose ortakut politik. Të gjithë e njohin kontributin e tij në përgatitjet e 21 Janarit, dhe vite më pas, demaskimin e komplotit të Ilir Metës për vrasjen e tij nëpërmjet Durim Bamit. Por për këto ngjarje nuk flitet, aq sa duket sikur ato kanë ndodhur në një epokë tjetër.

Toma ka blerë një parti politike nga Kryetari aktual i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi. Nuk dihet se me çfarë çmimi, por Toma është biznesmen i zoti, dhe ai nuk investon para me humbje. Pse, vetëm Edi Rama të blejë parti politike?

Të kthehemi tek deklerata e zonjës Ambasadore.

Shkurt, Edi Rama e paska siguruar zonjën Yuri se Tomën e ka përjashtuar personalisht nga Partia Socialiste, sepse ai ka blerë parti tjetër, dhe se ai nuk do të jetë ministër i qeverisë, dhe se, Toma nuk do të ketë ndonjë rol në formimin e qeverisë që ai do të formojë. Domethënë, Toma do të jetë deputet. Asgjë nuk e ndalon, as ligji, as Edi Rama, as Rex Tillerson, as Durim Bami, as Ilir Meta. Dhe kryesorja, sipas Yuri Kim, Edi nuk do ta bëjë ministër Tomën. Me fjalë të tjera, Rama do t’i fitojë zgjedhjet e 25 Prillit. Pa Tomën.

E rëndësishme është që Toma të mos jetë Ministër i Brendshëm, ose Zv. Kryeministër, ose Kryetar Parlamenti. Ja, problemi u zgjidh me dy fjalë të Edi Ramës. U qetësua edhe Zonja Ambasadore Yuri Kim. Shyqyr Zotit!

Domethënë, fitoi Toma, fitoi Rama, por edhe Yuri. Problem do të jetë vetëm opozita destruktive dhe elementët e saj terrorist. Philip Reeker dhe Matthew Palmer i kanë gati dekleratat.

Por zgjedhjet e 25 Prillit do të jenë të lira dhe të ndershme. Garancinë për këto zgjedhje e jep Damian Gjiknuri dhe çunat problematik.

Meqë ra fjala, në Kosovë pritet të fitojë Albin Kurti. Shumë do të gëzohen, por unë jo. Më duket sikur po i lexoj lajmet e vitit 2022 rreth zhvillimeve në Kosovë dhe Shqipëri. Sterrë të zeza.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Ardit GJINALI – Zullumi i tepruar që do të sjellë ndëshkimin qytetar të merituar
Next Article Ardit GJINALI – “Bora e bardhë që tregoi faqjen e zezë së keqqeverisjes”

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?