GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Erl KODRA – Nuk është (shumë) turp të jesh një socialist, e turpshme është të jesh me Edi Ramën
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Erl KODRA – Nuk është (shumë) turp të jesh një socialist, e turpshme është të jesh me Edi Ramën

By
Erl KODRA
01/03/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Shpesh herë jam përpjekur të kuptoj mënyrën se si funksionojnë mendërisht ndjekësit e Edi Ramës. Puna është se ata presupozohet se kanë ndërgjegje, ndenja dhe personalitet, të cilat, në çdo moment janë nën agresion permanent, pikërisht nga Rama. Është interesante se si ato qenie të mjera nuk rebelohen njëherë të vetme, por pranojnë pa kushte fyerje, sharje dhe përbuzje nga ai. Ata pranojnë të përdoren me qejf të madh, të qeshin me përulësi edhe kur ai i fyen brutalisht. Në fakt këtu nuk po përdor elemente të tjera të ndërgjegjes, kur njeriu nuk ndjehet mirë para paturpësisë dhe vesit. Çudia e madhe është se tek mbështetësit dhe ndjekësit e Edi Ramës ka vdekur substanca që nxit reagim mospranues, ata nuk i vret ndërgjeja nga aktet e turpit, vjedhja e hapur, nga mashtrimi publik ose kurvëria politike. Përkundrazi, ata marrin pjesë vet, masivisht dhe intesivisht në veprat e turpshme të Shefit. Ata shkojnë me vrap dhe dëshirë të shkërrdhejnë dinjitetin, duke ofruar fytin, ndërsa Edi derdh drejt e në gurmazin e tyre tubin me të pëgëra.

Këto fjalë mund të ngjajnë disi të ashpra, por në fakt nuk janë të tilla. Përndryshe, ka njerëz që për njëmijë shkaqe nuk mund të reagojnë, ata preferojnë të qëndrojnë në heshtje, të mos e shfaqin mosaprovimin e tyre ndaj akteve të turpshme. Të tjerë reagojnë, por janë të pafuqishëm, edhe këta për njëmijë arsye. Por ajo që tejkalon arsyen e arsyeshme, janë ata individë të rinjë që pranojnë të hyjnë në Banketin e Turpit.

Dhe këtu nuk është fjala për Erion Veliaj, Taulant Balla, Ulsi Manja, Damian Gjiknuri, Pandeli Majko, Elisa Spiropali, ose çdo përvers tjetër që bën pjesë në kuplaranë e Ramës. Askush nuk çuditet pse Erioni ose Taulanti është i tillë. Ata ia kanë dalë të bëhen personifikim i qenieve të ulëta, që në vend të ndërgjegjes kanë krimba. Në fakt tronditja është diçka tjetër.

Çudia është fakti se mes shoqërisë tonë gjenden akoma individë që mbështesin Edi Ramën. Sepse të jesh me Edi Ramën, ose je një budalla, ose një përvers, ose të dyja bashkë. Ne i njohim anëtarët e vjetër të Bandës, por rekrutimet e reja janë të papajtueshme me moralin. Deri dje ai rekrutonte vetëm nivelin e Elvis Roshit e poshtë. Por sot, ai po tenton diçka nëpërmjet procesit “deputeti që duam”.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Pikërisht kjo është arsyeja e shqetësimit tim.

Si ka mundësi që gjenden akoma “djem dhe vajza” që pranojnë të rekrutohen nga një politikan-kriminel? Si mund t’ia nënshtrosh ndërgjegjen tënde, me dëshirë, një perversi bullist si Edi Rama? Si mund të pranosh, pa u zverdhur ose skuqur rolin e lolos dhe palaços? Si mund të kërkosh të bëhesh me dëshirë i përdoruri i rradhës, mish për top – për punë të pista – kaq pa teklif, madje me enthuisazëm revolucionar?!

Dhe e fundit, unë çuditem se si shumë folës dhe shkrues në media e pranojnë si fakt se ka një “Parti Socialiste” kur nuk ka një të tillë. Po, ka një bandë mafiozësh të paskrupullt që e shkatërroi përfundimisht vendin tonë. Vetëm kaq, asgjë tjetër.

Në një shoqëri që kërkon të shkëputet nga e keqja, ky duhet të ishte debati i madh. Është trishtuese kur sheh se askush nuk e vret mendjen se në çfarë llumi po zhyten ata që po i shkojnë pas Edi Ramës.

Të jesh socialist nuk është turp, e turpshme, madje kriminale është të jesh me Edi Ramën.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Enver BYTYÇI – Ai e hëngri byrekun, por tepsia mbeti aty!
Next Article Ardit GJINALI – “Vajtimi pa zë i Shqipërisë dhe buzëqeshja zhurmëmadhe keqqeverisëse”
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Wi-Fi ecën ngadalë? Ja pse ndodh dhe si ta përmirësosh

07/10/2025
3 Min Read
Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?