GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Erl KODRA – Mjerim moral
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Erl KODRA – Mjerim moral

By
Erl KODRA
30/05/2021
11 Min Read
Share
SHARE

Kur nisesh të bësh një analizë të gjendjes reale, së pari duhet plotësuar një parakusht – të jesh i sinqertë dhe të mos i injorosh faktet. Analizat e vërteta nuk mund të ndërtohen mbi fjalë bosh, as mbi eufemizma ose shprehje pa kuptim, fjalë të cilat nuk mund të prekin askënd. Në shumicën e herëve, ligjërimi publik i politikës ngarkohet me shprehje shterpë dhe fraza standarte, të cilat folësi i thotë gjysëm përmendësh, thua se në kokë ka një çip të instaluar, dhe jo mendje dhe ndërgjegje humane.

Opozita i humbi zgjedhjet, për shkaqe që unë i kam shkruar më herët (Të vërteta të thjeshta, 7 Mars 2021) dhe, për fat të keq, askush nuk ia vuri veshin paralajmërimit tim – e kam fjalën për ata që kanë mundësi të ndikojnë, por mbi të gjitha, kanë mundësi t’i dalin të keqes përpara. Në fakt të gjithë thonë se “nuk u krijua fryma për fitoren e opozitës”. Mbase e kanë fjalën për frymën e shenjtë, sepse krijimi i frymës sipas kuptimit që ata e thonë, është thjeshtë një eufemizëm që përdoret si argument, në një kohë që nuk është fare i tillë. Fryma nuk lindë ashtu kot, prej hiçit, por është një proces i ndërlikuar besimi, që krijohet me kohë. Njerëzit jetojnë në një realitet konkret, të prekshëm, që përkthehet në sasinë e lekëve në xhep, në vendet e punës, në sigurinë për jetën, në përballjen me zyrtarët e shtetit, në shërbimet që marrin për taksat që paguajnë. Dhe bilanci që ata bëjnë në mendjen e tyre është i thjeshtë;

“Ne ishim keq, jemi keq, dhe keq do të jemi përsëri. Vota ime nuk ka vlerë, sepse sido që unë të votoj, asgjë nuk do të ndryshojë. Askush nuk më mbron nëse unë refuzoj t’ia jap votën time Edi Ramës ose Tom Doshit.”

Imagjinojeni pak ju lutem – a mund t’ia refuzoni votën Tom Doshit?! Sidomos kur ai i mrrolë vetullat, duke të pa në dritë të syrit, dhe t’i bëjë shuk në dorë nja 400 euro, a ka burrë nëne që mund t’i thotë JO?! Se dreqi e marrtë, paret e Tom Doshit ngjajnë shumë me Lutjen për Jezu Krishtin: Ati ynë që rri në Qiell, Bukën tonë të përditshme, falna sot. Dhe burri ose gruaja që ia ka shitë votën Tomës, bash atë ditë ka pasë nevojë për ato pare.

Dikush mund të thotë se fryma mund të përmbysë gjithçka – edhe barrën e jashtëzakonshme të krimeve të Ram Doshit, por në të vërtetë, kjo është njësoj si të pretendosh të mundësh Ndrangheta-n përmes lutjeve për mëshirë. Në fakt, opozita mund të bënte diçka tjetër, diçka që asnjë parti politike nuk e ka bërë deri më sot, dhe unë besoj se kjo do t’i jepte asaj të paktën 100,000 vota më shumë. E kam shkruar këtu e katër vite më parë, se Partia Demokratike duhet të rrisë ofertën për votën e shqiptarëve, ta zbresë atë në nivelin e shoqërisë prej së cilës ka dalë, duke e bërë të prekshme dhe konkrete, në formën më të thjeshtë të mundshme për t’u kuptuar e ndjerë – në formën e parave.

Ne jemi një vend i vogël dhe me varfëri ekstreme, që po rrezikojmë strukturën e shoqërisë, me një popullsi të plakur, me të rinjë të kriminalizuar – me veset më të këqija njerëzore, të korruptuar dhe të paaftë të ndahemi nga llumi ku jemi zhytur. 500,000 njerëz nuk i përmbushin nevojat elementare për ushqim, ata janë të uritur në kuptimin e parë të kësaj fjale, ata janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të mbushur barkun me bukë. Prej aty buron dobësia jonë si shoqëri, sepse ky është rezervuari që ushqen krimin – të rinjë me fëmijëri të tillë, kur të rriten bëhen kriminelë, ndërsa vajzat bien pre e burrave prostituta. Ata e shesin votën pa teklif, sepse më parë kanë shitur gjithçka kanë – madje ata e ndjejnë vetën të rëndësishëm atë ditë, sepse dikush po kujtohet se ata ekzistojnë në këtë botë.

Ata njerëz paguajnë taksat më të larta për shoqërinë, sepse në fakt ata janë të vjedhurit e vërtetë. Merreni me mend – ne u kemi hequr atyre bukën e gojës, në mënyrë që të tjerë të kenë rroga të majme, biznese fitimprurëse dhe llogari bankare me shtatë shifra.

Por cila është zgjidhja, zgjidhje të cilën mund ta bënte Partia Demokratike, duke garantuar edhe shkëputjen e vendit nga kthetrat e varfërisë?

500,000 njerëz x 80 euro = 40,000,000 euro

40,000,000 x 12 muaj = 480,000,000 euro në vit

Kjo është zgjidhja. Matematikisht e mundur, ligjërisht e mundur, politikisht e mundur, plotësisht brenda mundësive tona ekonomike si shoqëri.

Këto para do të shkonin 100 % për konsum, çka do të thotë një frymëmarrje e jashtëzakonshme për ekonominë dhe prodhimin, kryesisht për prodhimin vendas. Kjo do të përmirësonte absolutisht shëndetin e këtyre njerëzve, që plaken 40 vjeç dhe vdesin rreth 50 vjeç. Kjo do të ulte kriminalizimin e shoqërisë, dhunën në familje, braktisjen e shkollës nga fëmijët. Por mbi të gjitha, do të shpëtonte vendin nga katastrofa që i kanoset prej mjerimit, duke mbyllur humnerën ku po të zhytemi të gjithë – si shoqëri. Sepse varfëria është një rreth vicioz i pamëshirshëm, që të tërheq përditë e më thellë në një lloj rrethi dantesk të pashpirtë, duke të kthyer në qenie të dehumanizuar dhe pa dinjitet.

Ndonjë ideolog i të djathtës do të më thoshte se kjo është shumë “socialiste dhe e majtë”, por unë do t’u thosha se ju jeni ca qenie egoiste që nuk kuptoni as majtas, as djathtas. Nuk ka politikë më të djathtë se sa të shpëtosh nga mjerimi 500,000 bashkëkombas të tu, që do të mundësonte zhvillimin e krejt shoqërisë, që do t’i shkëpuste ata nga kthetrat e krimit. Në një shoqëri të varfër dhe të korruptuar si kjo e jona, nuk mund të sillesh sikur 500,000 njerëz nuk ekzistojnë, sepse sado që ne t’i injorojmë, ata përsëri janë një realitet tragjik, një fakt dhe argument i padiskutueshëm.

Buxheti i Shtetit është diku tek 4 miliardë euro në vit, nga të cilat të paktën 1,5 miliardë vidhet përmes një korrupsioni frenetik. Pjesa tjetër, përveç fondit të pagave dhe fondeve të vogla për arsim dhe shëndetësi, shpërdorohet në punë pa produktivitet ekonomik dhe pa impakt social. Merreni me mend vet se çfarë mund të ndodhë me shoqërinë shqiptare, nëse 480,000,000 euro nuk përfundojnë në llogari bankare ofshore, por shkojnë direkt për 500,000 qytetarë shqiptar që po mbijetojnë.

Shoqëria është si një organizëm i tërë, dhe mjedisi ku jeton nuk mund të injorohet. Mbajë mend njëherë, në një debat me një të afërm timin, ai më thotë:

– Ti nuk je i zoti, sepse ti nuk ke arritur atë që e ka arritur filani, filani dhe fisteku.

– Po – i thash unë – ke të drejtë. Filani, filani dhe fisteku ka bërë këtë, atë dhe këtë krim. Unë nuk isha i zoti të bëja të njëjtën gjë. Në këtë kuptim, e pranoj se nuk jam i zoti.

Prandaj ne nuk mund të injorojmë faktet, sepse sado që ne t’i injorojmë, ato aty do të mbeten. Përndryshe, ti nuk mund të pretentosh të mos ndjeshë të ftohtin mes një stuhie bore. Po, ti mund të rezistosh më shumë, por nëse stuhia vazhdon, edhe ti do të ngrishë njësoj si të tjerët.

Vendi ka nevojë uluritëse për të thënë të vërtetat me emrin e tyre të vërtetë. Pa sllogane, duke flakur tej gjuhën e drunjtë, njësoj siç flakim dorezat dhe kapelet. Të mos fshihemi pas retorikave boshe dhe idiote, për demokratizim të Partisë Demokratike, që artikulohet nga politikanë mediokër. E besoni ose jo, por kur shoh çfarë është fjalori i disave, mendimi politik dhe qasja ndaj problemeve reale, më vjen të ulurijë nga dhimbja. Merreni me mend se kë kemi patur dhe kemi në krye të punëve – ca eunukë të shterrur dhe tredhur në mendje dhe shpirtë. Pale, edhe pretendojnë të sjellin ndryshimin tek Partia Demokratike!

Ne nuk e kemi luksin që Partinë Demokratike ta kthejmë në një arenë lufte pa principe, ku flitet për gjithçka përveç të vërtetës, duke u fshehë pas slloganeve boshe për demokratizim, në kushtet kur vendi është nën diktaturën më të neveritshme që nga koha e Enver Hoxhës. Kandidatët për kreun e Partisë Demokratike mund të jenë njerëz të mirë, por janë njerëz të zakonshëm, të cilët flasin për seksin e ëngjëjve, por jo për realitetin ku gjendet shoqëria shqiptare.

Sepse e vërteta është një dhe  vetëm një – ne jemi mes një mjerimi të paanë moral, sa kohë që pranojmë në krye të vendit një pleh si Edi Rama.

Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!
Nga Luçiano BOÇI – OVERDOZË
Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Poli HOXHA – Filantropë, Oligarkë e Legenë!
Next Article Erion DASHO – TVSH-ja e Covid-it
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Enver BYTYÇI
12/06/2025
9 Min Read
Nga Luçiano BOÇI – OVERDOZË
Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?