GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Erl KODRA– KÇK, Mafia dhe Edi Rama
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Erl KODRA– KÇK, Mafia dhe Edi Rama

By
Erl KODRA
06/02/2020
3 Min Read
Share
SHARE

KÇK – ja e Edi Ramës po dëmton në mënyrë të pariparueshme provat penale, me të cilat mund të hetohen dhe të dënohen eksponentët e Krimit të Organizuar. Thënë ndryshe, hetimi dhe gjykimi, në shkelje flagrante të lirive dhe të drejtave të njeriut, u jep të drejtë absolute të gjithë atyre që u konfiskohet prona. Me siguri, asnjë Gjykatë nuk do të jetë në gjendje të vendosë sekuestro mbi këto prona, ku përgjatë procedurave, janë shkelur hapur të drejtat e njeriut.

Në thelb, i gjithë ky show mund të shërbejë, si një alibi përfundimtare e Krimit të Organizuar, që të gëzojnë përfundimisht dhe lirisht “pronën” e tyre. Dhe ja pse.

Ndalimi i gjykimi të dyfishtë është një mbrojtje procedurale (disa vende e parashikojnë si mbrojtje kushtetuese) që ndalon gjykimin dhe dënimin e dyfishtë, me të njëjtat akuza (ose akuza të ngjashme) pas një lirimi ose dënimi të vlefshëm.

Nëse kjo çështje ngrihet para një gjykate, prova e gjykimit dhe dënimit të mëparshëm i paraqitet gjykatës, e cila normalisht duhet të vendosë, si çështje paraprake, nëse fakti është i vërtetuar; dhe nëse është, gjykimi i parashikuar duhet të pengohet menjëherë.

Në disa vende lejohen përjashtime të caktuara, të tilla si në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Skoci, ku mund të fillohet një gjykim i ri nëse, për shembull, nëse i liruari, ose i dënuari, ka pranuar fajin sinqerisht, ose, në rastet e veprave të rënda penale, ku fakte të reja thelbësore ri-provojnë me prova të reja dhe bindëse fajësi më të rëndë, dhe se gjykimi i ri do të jetë në interes të publikut.

Në disa vende, përfshirë Kanadanë, Meksikën dhe Shtetet e Bashkuara, garancia për të qenë “në rrezik për t’u akuzuar dhe gjykuar dy herë” është një e drejtë kushtetuese. Në vendet e tjera, mbrojtja sigurohet me statut.

Kjo e drejtë është sanksionuar në mënyrë eksplicite nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, nga Gjykata Europiane e Drejtësisë, dhe nga Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike.

Përfundimisht, mund të thuhet me bindje të plotë se KÇK- ja e Edi Ramës po dëmton dhe minon çdo mundësi proceduriale, duke zhvlerësuar kështu të gjitha mundësitë e një hetimi dhe gjykimi të drejtë, por mbi të gjitha, ai po i “pastron” të gjitha pasuritë e Mafias shqiptare.

Nga Andi BUSHATI – Dita kur autokrati njësoi aktet me fjalorin
Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Jeta e re e Herrit dhe Meganit: Ja si i kalojnë ditët në Kanada
Next Article Vdekja e Lady D., ishte vrasje apo aksident?

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Dita kur autokrati njësoi aktet me fjalorin

16/02/2026
7 Min Read
Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?