GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Erl KODRA – Bëje ndryshe Albin Kurti, çka po pret?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Erl KODRA – Bëje ndryshe Albin Kurti, çka po pret?

By
Erl KODRA
08/01/2020
3 Min Read
Share
SHARE

Duke parë e dëgjuar lëvizjet e Albin Kurtit, bashkë-fituesit të zgjedhjeve të fundit parlamentare të Kosovës, është e pamundur të mos ndjeshë njëlloj shije të shëmtuar nga retorika e ngarkuar plotë elokuencë perfide e gjuhës së tij.

Albin Kurti mund të jetë tejet interesant si një opozitar revolucionar, i paepur para “armiqëve” të LDK-së. Gjithashtu, Albini mund të jetë njëlloj ideologu që të merr mendtë e kresë, sidomos për një pjesë të elektoratit. Në të vërtetë, unë kam bindjen se pjesën më të madhe të suksesit politik e ka arritur pikërisht nëpërmjet propagandës perfekte, duke prekur hallet e mëdha të Kosovës. Deri më sot Albini vetëm “ka thënë” pa bërë asgjë, domethënë, ai vetëm ka thënë se “kështu nuk bëhet, por bëhet ndryshe”. Bëje ndryshe Albin, çka po pret?

Sot është koha që Albin Kurti, nga e thëna, të hidhet tek e bëra, pa vonesa, pa cicmice. Është koha që të zhveshë pelerinën e revolucionarit dhe të veshë kostumin e shtetarit.

Gjendjen politike e kuptojmë kryesisht nëpërmjet medias. Dekleratat janë publike, veprimet po ashtu. Pjesën e nëndheshme nuk e shohim, por ajo përceptohet pikërisht nga dekleratat dhe veprimet e protoganistëve. Ndoshta gabohem, por duket se Albin Kurti po heziton të marrë përgjegjësitë e Kryeministrit të Kosovës. Ose po përton, ose po luan lojë të pisët. Se ku do të dalë, akoma nuk lexohet qartë.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

LDK është një parti e madhe dhe historike. Intelektualët më në zë të Kosovës kanë qenë dhe janë mbështetësit e mëdhenj të saj, ndërsa votuesit gjenden në qytetet kryesore të vendit. Në këtë kuptim, LDK është një ndër asetet më të çmuara të shqiptarëve në Kosovë. Në këtë kuptim, LDK-ja nuk mund të krahasohet me VV-në.

Rrethanat tregojnë se tani mbeten këto variante:

a) Nuk ka marrëveshje mes VV dhe LDK, por Albin Kurti krijon një qeveri pakice, e cila votohet nga LDK. Kjo do të jetë një qeveri tejet e dobët, pa jetë të gjatë, sidomos duke patur parasysh ambiciet dhe qasjen politike të Albin Kurtit.

b) Marrëveshje mes VV dhe LDK, por e imponuar nga faktori ndërkombëtarë. Edhe kjo lloj qeverie do të jetë e dobët, e cila mund të reflektojë shpejt pakënaqësitë mes palëve.

c) Mos aftësi për të krijuar një qeveri dhe zgjedhje të jashtëzakonshme. Në këtë rast, me shumë gjasa, Albin Kurti dhe VV nuk do të dalë parti e parë.

Me gjasë, qysh kanë ardhë punët, durimi i qytetarëve të Kosovës po soset, dhe përgjegjësi është Albin Kurti.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Coco Chanel/ “Keni vetëm një jetë, do të ishte më mirë të ishit argëtues”
Next Article Bella Hadid, femra më e bukur në botë… sipas matematikës
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Wi-Fi ecën ngadalë? Ja pse ndodh dhe si ta përmirësosh

07/10/2025
3 Min Read
Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?