GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Erion DASHO – Vaksina kineze apo imunitet natyral?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Erion DASHO – Vaksina kineze apo imunitet natyral?

By
Erion DASHO
24/05/2021
5 Min Read
Share
SHARE

Përfaqësuesit e komitetit të të paaftëve kanë nisur nga hulumtimet në internet për të qëmtuar çdo informacion pozitiv lidhur me vaksinën kineze. U duket se nëpërmjet këtyre informacioneve janë duke i bërë shërbimin e fundit padronit të tyre politik, Boratit.

Në llumin ku kanë zhytur shëndetësinë dhe sistemin shëndetësor, ata nuk kuptojnë se problemi prej kohësh nuk është vaksina kineze, por rrëmuja, amatorizmi dhe politizimi i tejskajshëm i asaj që duhej të ishte përgjigja shqiptare ndaj COVID-it.

Le ta analizojmë qetësisht gabimin që bënë boratët duke mos peshuar rreziqet dhe përfitimet nga vaksinimi. Për këtë le t’i referohemi disa shembujve nga bota.

Australia dhe Zelanda e Re, dy nga vendet më të pasur në botë për frymë kanë vaksinuar përkatësisht 16% dhe 8% të popullatës. Pse? Sepse ato e kontrollojnë epideminë me masa të tjera dhe kanë patur deri tani vetëm 860 vdekje (Australia) dhe 30 vdekje (Zelanda) nga COVID-i. Në këto kushte ato e kanë mundësinë të presin të dhëna të plota nga fushatat e vaksinimit në vende që prodhojnë të dhëna të BESUESHME, para se të vaksinojnë masivisht popullsitë e tyre.

Po vendet e Europës apo Amerikës së Veriut? Edhe këto vende e kontrolluan epideminë, por duke mos patur veçoritë gjeografike të Australisë dhe Zelandës së Re, nuk arritën t’i zeronin shifrat e saj. P.sh. në Gjermani vlerësohet se midis 20 dhe 30% e popullsisë e kaloi COVID-in, shifra këto shumë larg nga 70-80% që duhet për të arritur imunitetin e grupit.

Në këto kushte këto vende me popullatën e lodhur dhe ekonominë e dëmtuar prej më shumë se një viti nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të vaksinonin, por ato aplikuan vaksinat më të sigurta që mundën, Pfizer, Moderna dhe Astra Zeneca.

Megjithë nevojën për të vaksinuar sa më shpejt dhe sa më shumë qytetarë, vendet e Europës Perëndimore edhe në raport me vaksinën e Astra Zeneca u treguan të kujdesshëm dhe e pezulluan për ditë të tëra. Në këto kushte duke peshuar rreziqet nga vaksinat relativisht TË SIGURTA dhe nga vetë virusi, këto vende zgjodhën vaksinimin masiv i cili tashmë ka arritur në vlerat rreth 50% në të gjithë këto vende.

Çfarë bëri gabim Shqipëria? Shqipëria nxitoi të blinte vaksinën më të pabesueshme në treg, atë kineze, në një moment kur nuk kishte aspak nevojë ta bënte një gjë të tillë, pasi kurba e infeksionit po sheshohej vetiu në sajë të imunitetit të grupit. Në momentin kur Shqipëria nisi vaksinimin, mbi 70% e popullatës ishte “vaksinuar” në mënyrë natyrore, çka e bënte vaksinën kineze të panevojshme.

Ndërkohë që Shqipëria e kishte tashmë luksin të ndiqte shembullin e Australisë dhe Zelandës së Re për të hyrë në tregun e vaksinimit në vjeshtë duke aplikuar vaksina të sigurta, boratët zgjodhën vaksinën më të pasigurt dhe e aplikuan atë jo vetëm masivisht, por edhe në mënyrën më kaotike të mundshme.

Në botën e sotme, kur informacioni qarkullon i papenguar, nuk është e vështirë të gjesh shembuj për të provuar idetë dhe përfundimet. Le të shohim Bullgarinë. Ndonëse është një vend antar i BE-së dhe mund të përfitojë nga kontratat e vaksinave, Bullgaria ka vaksinuar vetëm 13% të popullsisë. Kjo sepse në bazë të të dhënave të vdekshmërisë, Bullgaria e ka arritur tashmë imunitetin e grupit, çka e provon edhe kurba e infeksionit e cila tashmë është sheshuar.

Ndërsa Borati dhe boratët vazhdojnë të numërojnë qindra mijëra dozat e vaksinës kineze që janë administruar halldupçe nëpër tenda propagandistike, palestra dhe mitingje elektoralë dhe vazhdojnë të harxhojnë paratë e shqiptarëve për të blerë vaksinë të cilave tashmë nuk po u dihet as edhe vendi i prodhimit, epidemia e COVID në Shqipëri po shënon shifrat më të ulta të mundshme.

Shqipëria ka arritur këtë imunitet në sajë të situatës tragjike të 11-12 vdekjeve ekstra dhe 15 mijë vdekjeve totale nga COVID. Në vend që të harxhojnë paratë e taksapaguesve shqiptarë me vaksina kineze, boratët bëjnë mirë të sigurojnë vaksina të sigurta për sezonin e virozave të vitit në vazhdim…

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Karta Kissinger dhe e ardhmja e aleancës Kinë-Rusi
Next Article Pesë makinat më të shitura në botë

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?