GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Erion DASHO – Një Borat në versionin shqip
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Erion DASHO – Një Borat në versionin shqip

By
Erion DASHO
06/01/2021
3 Min Read
Share
SHARE

Pak ditë pasi u kthye nga Amerika në një udhëtim që ngjante më tepër me një skenë Borati se sa me një vizitë burri shteti, kryeministri deklaroi se “është njësh për të lypur në emër të shqiptarëve”.

Në 1 janar, në një dalje të orkestruar, në vend të urimit tradicional, kryeministri dha një lajm të shumëpritur, ardhjen e 500 mijë vaksinave për qytetarët.

Ky lajm, realisht i shkëlqyer, u përshëndet deri edhe nga kritikët më të ashpër të përgjigjes shqiptare ndaj COVID (ku bëj pjesë edhe personalisht) pasi vaksina prej muajsh është përmendur si e vetmja masë që do ta futë në rrugëzgjidhjen përfundimtare problemin e COVID.

Vetëm se dardha e paska patur bishtin prapa! Me 30 mijë doza gjatë dy muajve të mbetur nga dimri 2020-21 (të cilat nuk mjaftojnë as për personelin mjeksor) dhe pa një plan të qartë se kur vijnë dozat e tjera, entuziazmi i “lypsit nr. 1” duket i pajustifikuar!

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Të paguash vaksinat e Pfizer në janar me rreth 20 dollarë copa dhe t’i marrësh ato në gusht apo shtator kur çmimi i vaksinave alternative do të ketë shkuar më pak se 2 dollarë copa nuk është një marrëveshje e mirë!

Për paralelizëm, Izraeli po paguan 28 dollarë një vaksinë, por po e mbyll vaksinimin e krejt popullatës brenda pranverës! Bëhet fjalë për miliona doza dhe jo për thërrimet me të cilat është gënjyer me sa duket “lypsi” ynë!

Dëmet nga ardhja e vonuar e vaksinës në Shqipëri janë të jashtëzakonshme. Deri sa të arrijnë vaksinat e kryeministrit, COVID në Shqipëri do të shkaktojë disa qindra vdekje të parandalueshme dhe disa dhjetëra milionë euro humbje ekonomike.

Si thelë mbi bisht, shqiptarët po vidhen edhe me disa milionë euro dëm ekonomik nga blerja e vaksinës së Pfizer kur mund të ishte blerë fare mirë vaksina e Oksfordit apo edhe të pritej vaksina e COVAX-it!!!

Zgjohu Borat! Kur t’u jesh hequr qafe shqiptarëve, mund të shkosh në Amerikë për të blerë bojra dhe për të marrë mësime kulture! Por sot je kryeministër dhe duhet të sigurosh vaksina për qytetarët e tu! Në kohën e duhur dhe në sasinë e duhur! Ndryshe ato nuk kanë vlerë!

Zgjohu Borat! Pagesa për 500 mijë vaksina sot për t’i marrë në verë apo vjeshtë, nuk është fitore për ty, por për biznesmenët e suksesshëm të Pfizer! Ata po të shesin sot ty një mall që do t’u kishte ngelur stok pas disa muajsh!

Zgjohu Borat! Shqiptarët vazhdojnë të vdesin nga virusi, pavarësisht shifrave që fsheh ti dhe takëmi yt!

Zgjohu Borat! Ndryshe do të kesh në ndërgjegje qindra jetë që i besuan një demagogu dhe ekipit të vet të amatorëve…

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Enver BYTYÇI – Pasojat shkatërruese të protagonizmit egoist në politikë!
Next Article Red VARAKU – Logjika politike që asgjëson makiazhin elektoral të kryeministrit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?