GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Erion DASHO – Borati dhe diplomacia e vaksinës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Erion DASHO – Borati dhe diplomacia e vaksinës

By
Erion DASHO
06/03/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Dje një deklaratë e Sekretarit Amerikan të Shtetit lidhur me gjeopolitikën ndërkombëtare dhe konkretisht me marrëdhëniet SHBA-Kinë, çuditërisht u komentua edhe nga enturazhi i Boratit, por kësaj herë në konteksin e vaksinës anti-COVID.

Borati (i cili kush-e-di se ç’plane diletanteske ka thurrur nën rrogoz për të blerë vaksina nga burime jashtë atyre perëndimore) heshti si fëmijë trazovaç i zënë në faj, ndërkohë që mbështetësit e tij u përpoqën ta adresonin debatin nëpërmjet argumenteve patetikë në shtypin pro-qeveritar.

Si qëndron e vërteta?

Prej kohësh ka qenë e qartë se vaksina e Gamaleas dhe ajo e Sinofarmit janë afta të prodhojnë një mbrojtje efikase ndaj virusit. Vetëm se të dy këto vende nuk pranuan t’i zhvillojnë vaksinat përkatëse në përputhje me standartet e pranuara ndërkombëtare të cilësisë dhe sigurisë.

Për pasojë, në vend që këto dy vaksina potencialisht jetëshpëtuese për miliona njerëz të shndërroheshin në “armë” kundër virusit, u shndërruan në “armë” diplomatike. Nëpërmjet kontratave për furnizimin e vaksinës, autoritetet e dy fuqive po testojnë vendet që guxojnë të sfidojnë autoritetin e BE-së dhe SHBA-ve duke trazuar me sa munden gjeopolitikën e nakatosur gjatë pandemisë.

Ku qëndron Shqipëria në këtë skakierë?

Shqipëria sigurisht ka qenë dhe mbetet faktor i papërfillshëm gjeopolitik. Vetëm Enveri në përçartjet e tij gjysmë shekullore, mendonte se ne ishim shëmb graniti, ndërkohë që bota tallej me ne dhe na shikonte si një eksperiment qesharak aziatik në mes të Europës.

Këtë qëndrim të Enverit na e rikujtoi Borati në verë kur ju përgjigj çaprazçe ofertës diplomatike të Ambasadës Ruse. Borati, i cili ka tetë vjet që qeveris me Facebook, kujton se edhe arti i diplomacisë mund të zhvendoset në këtë medium social.

Çfarë duhet bërë?

Diplomacia nuk ka vlerë kur zhvillohet në hava dhe diplomacia e vaksinës së Boratit është duke u zhvilluar e pambështetur askund.

Borati qeveris popullin më të dëmtuar nga pandemia, me numrin më të lartë të vdekjeve në botë dhe me sistemin shëndetësor në kolaps total. Nëse ai dëshiron të bëhet pjesë e diplomacisë së vaksinave, këtë duhet ta bëjë duke treguar besnikëri ndaj miqve euroatlantikë, por jo në kurriz të shqiptarëve.

Për shembull, kompania Moderna i ka përfunduar tashmë detyrimet kontraktuale në tregun amerikan dhe është duke përgatitur ekspansionin ndërkombëtar. Janë qindra milion doza të gatshme të kësaj vaksine super të efektshme.

Ku qëndron Borati në raport me këtë zhvillim? A i ka nisur Shqipëria negociatat me këtë kompani “politikisht korrekte” me qëllim që të kontraktojë vaksinën e saj të miratuar prej muajsh nga FDA dhe EMA, apo do t’u bashkohet grupit të rebelëve me argumentin tashmë bajat se Europa e la në baltë në përballjen me epideminë?

Borati është përfshirë në diplomacinë e vaksinës me të njëjtën delikatesë që tregon elefanti proverbial në dyqanin e qelqurinave. I ç’ekuilibruar si në politikën e jashtme, ashtu edhe në qeverisjen e brendshme, Borati duket qartazi se këto ditë marsi ka vetëm një qëllim: kapjen me çdo kusht pas pushtetit dhe sakrifikimin e gjithçkaje në funksion të kësaj ambicieje.

Llogaritë për këtë qëndrim deri tani janë paguar në kurriz të jetës, shëndetit dhe ekonomisë së shqiptarëve. Të urojmë që miqtë dhe aleatët tanë tradicionalë të mos preken nga përçartja pranverore e Boratit…

Nga Andi BUSHATI – Dita kur autokrati njësoi aktet me fjalorin
Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Enver BYTYÇI – Ky do ta bëjë drejtësinë?!!!
Next Article Ergys MËRTIRI – Pse Najada?

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Dita kur autokrati njësoi aktet me fjalorin

16/02/2026
7 Min Read
Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?