GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Erion DASHO – A po manipulon Instituti i Statistikave me numrin e vdekjeve?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Erion DASHO – A po manipulon Instituti i Statistikave me numrin e vdekjeve?

By
Erion DASHO
15/02/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Çdo datë 12 të shkurtit, majit, gushtit dhe nëntorit, INSTAT publikon tabelën e Treguesve Demografikë për tremujorin paraardhës.

Ishte pikërisht ky raport i datës 12 nëntor 2020 që provoi për herë të parë mashtrimin me vdekjet nga COVID-i. Pas daljes së atij raporti, u kuptua se vdekshmëria prej COVID-it në periudhën  korrik – shtator 2020 nuk ishte 288 sa pretendohej nga qeveria, por rreth 1,300.

Disa ditë më pas, kreu i opozitës do të provonte se ky mashtrim bëhej qëllimisht, ku të paktën gjysma e vdekjeve fshihej si pasojë e përgjegjësive të paqarta në raportim dhe përkufizimit të termit “vdekje nga COVID” sipas interestit dhe leverdisë së qeverisë.

Për shkak se diferencat në raportimin e vdekshmërisë prej COVID-it janë një fenomen i njohur (objektiv në pjesën më të madhe të vendeve, por i lidhur me mashtrimet në vendet autoritare dhe gjysmë-autoritare), mekanizma investigues prestigjiozë i janë referuar pikërisht numrit të shtuar të vdekjeve për të vlerësuar numrin real të vdekjeve nga COVID-i.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Studime të besueshme epidemiologjike në gjithë botën flasin se ka një lidhje direkte midis vdekjeve shtesë dhe vdekjeve nga COVID-i. Kështu VDEKJET REALE nga COVID-i vlerësohen midis 90% dhe 110% të numrit të vdekjeve shtesë.

Në këtë kontekst, revista Monitor në Shqipëri ju referua shifrave të gjendjes civile dhe zbuloi se gjatë vitit 2020, Shqipëria ka patur 6,049 vdekje shtesë.

Bazuar në këto vlera të vdekshmërisë shtesë, Shqipëria në datën 31 dhjetor 2020, nuk kishte 1,181 vdekje nga COVID (aq sa raportonte zyrtarisht Ministria dhe Komiteti), por një  numër real të vdekjeve midis 5,444 dhe 6,554.

Në përputhje me këto shifra, Shqipëria nuk ishte një vend në mes të listës Europiane të vdekjeve nga COVID, por një nga tre vendet me vdekshmërinë më të lartë në Europë, madje edhe më të lartë se Britania e Madhe, Belgjika, Franca, Italia dhe Spanja që njihen botërisht për numrin e lartë të vdekjeve nga COVID dhe që në statistikat zyrtare mbajnë vendet e para për nga numri i vdekjeve për 1 milion banorë.

Pikërisht në datën 12 shkurt 2021, ditën kur pritej dalja e publikimit periodik të INSTAT që do të zyrtarizonte numrin e vdekjeve ekstra gjatë tremujorit të fundit 2020 dhe, rrjedhimisht gjatë gjithë vitit 2020, ky publikim është fshehur.

Kur klikon në faqen e INSTAT-it: http://www.instat.gov.al/…/lindjet-vdekjet-dhe…/… (hera e fundit që unë klikova ishte ora 06:00 a.m. e datës 15 shkurt 20201) linku i raportit të tremujorit të fundit 2020 nuk hapet.

Hapet raporti i tremujorit të tretë dhe deklarohet se në datën 12 maj 2021 do të publikohet raporti i tremujorit të parë 2021, por linku i tremujorit të katërt 2020 nuk hapet.

Në këto kushte, shqiptarët kanë të drejtë të pyesin: Pse fshihen shifrat zyrtare të vdekjeve?

A mos po tentohet manipulimi i tyre?

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Ardit GJINALI – “Bora e bardhë që tregoi faqjen e zezë së keqqeverisjes”
Next Article Klodian TOMORRI – Trifekta e pafytyrësisë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Wi-Fi ecën ngadalë? Ja pse ndodh dhe si ta përmirësosh

07/10/2025
3 Min Read
Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?