GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Ergys MËRTIRI – Teatri Kombëtar, tërheqja mashtruese e qeverisë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Ergys MËRTIRI – Teatri Kombëtar, tërheqja mashtruese e qeverisë

By
Ergys MERTIRI
26/02/2020
3 Min Read
Share
SHARE

Bashkia njoftoi sot se është tërhequr nga projekti Fusha, për shembjen e Teatrit Kombëtar në këmbim të lejes për ndërtimin e 6 kullave në truallin e tij. Bashkia thotë se do ta ndërtojë vetë Teatrin e Ri, me paratë e shtetit.

Tashmë është e qartë. Qeveria po kërkon të gjejë një mënyrë për të dalë me sa më pak turp nga kjo histori. Ajo bën sikur nuk ka gjetur dot një dakordësim me kompaninë FUSHA, kur në fakt ka dy vjet që thotë se gjithçka ka përfunduar.

Nga ana tjetër, pasi kanë shurdhuar opinionin per dy vjet rresht duke thënë se teatri mund të ndërtohet vetëm në partneritet me privatin, sepse shteti nuk ka para, tani del se shteti paska para!

Në fakt, të gjithë e dime se kjo nuk ka qenë dhe nuk është cështje parash. Gjithcka ka qenë vetëm cështje kullash, të cilat ne ia rrëzuam tashmë kësaj qeverie në fytyrë. Gjithcka që ajo po bën sot, është të minimizojë kostot e turpit. E pra, një qeveri kaq e telendisur sa kjo, nuk ka sesi të mos bëhej kaq qesharake.

E vërteta është se projekti u anullua vetëm e vetëm në saj të rezistencës sonë dhe kjo është një fitore e madhe, pavarësisht se akoma e pa plotësuar. Qeveria e di tashmë që nuk ka asnjë shanc ta shembë Teatrin dhe se e mbajtja ndezur e një proteste të tillë i krijon kosto, tashmë edhe në rrafsh ndërkombëtar, me Europa Nostra-n.

Gjithsesi, protesta do vazhdojë, deri sa qeveria te ulë kokën përfundimisht dhe të pranojë rikonstruktimin e Teatrit. Lajmi i sotëm ishte vetëm fillimi, që sidoqoftë, na dha dëshminë se rezistenca është mjeti për ti arritur qëllimet.

Protesta jonë eshtë një shembull që tregon sesi edhe një grusht njerëzish mund të zmbrapsin një pushtet kaq të fuqishëm sa ky, vetëm në saj të këmbënguljes dhe sakrificës. Në fakt, ky pushtet është i dobët përballë nesh. Ne jemi të fortë, sepse jemi ne të drejtën dhe dimë të sakrifikojmë për të, ndërsa Rama është i dobët, pikërisht sepse është i përlyer.

Por, duhet thënë se ata që nuk u përfshinë në këtë proteste dhe deri dje bënin cinikun e fatalistin duke thënë se reagimi ynë nuk ia vlente, pasi Rama e kish ndarë mendjen për ta prishur Teatrin, sot duhet të kërkojnë falje. Ata duhet të kuptojnë tashmë, mbi të gjitha, se zullumqarë si Rama qendrojnë në pushtet, jo pse janë të fortë e të fuqishëm, por sepse kanë një popull si ata, apatik e fataliste.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Ja pse Presidenti i Republikës e akuzon Edi Ramën për grusht shteti
Next Article Hiqet taksa, vendoset reciprociteti me Serbinë

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?