GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Enver BYTYÇI – Pse Berisha nuk mundi të shkojë në Strasburg për të mbrojtur UÇK-në?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Enver BYTYÇI – Pse Berisha nuk mundi të shkojë në Strasburg për të mbrojtur UÇK-në?

By
Enver BYTYÇI
24/01/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Si sot dhjete vite më parë, më 24 janar 2011, në Strasburg të Francës u mblodh Këshilli i Europës për të shqyrtuar atë që quhej “Raporti i senatorit zviceran dhe anëtarit të Asamblesë së Këshillit të Europës, Dick Marty”, me akuzat e tij për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ku bënin pjesë edhe akuza për vrasjen e serbëve dhe transplantimin e organeve të tyre.

Në atë raport ishte folur jo vetëm për veprimtarinë e UÇK-së në territorin e Kosovës, por edhe në atë të Shqipërisë. Shtëpia e Verdhë në fshatin Gur Bardhë të Burrelit u bë mit i kësaj fabule të sajuar qëllimisht që t’i vihej në ndihmë Serbisë për t’u rehabilituar për krimet kundër njerëzimit dhe masakrat e panumërta të saj kundër shqiptarëve në Kosovë.

Në atë mbledhje ishte përgatitur të shkonte gjithashtu kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Gati një muaj më parë ai kishte ngarkuar një grup pune për të bërë ekspertizën e zhvillimit të ngjarjeve dhe të shpifjeve të Dick Marty-it. Në atë ekspertizë ishte dhënë përgjigje gati e shteruar për sa diskutohej në Këshillin e Europës dhe argumentet e zotit Berisha do të shërbenin si ndihmë e jashtëzakonshme për të qartësuar të vërtetën e shtrembëruar nga një senator zviceran i shërbyer me dosjet e Prokurorit Special të Serbisë.

Pavarësisht përgatitjeve, pavarësisht publikimit të lajmit se kryeministri i Shqipërisë do të shkonte për këtë qëllim në Strasburg, Berisha nuk mundi të marrë pjesë në atë mbledhje. Shkak u bënë ngjarjet e tri ditëve të mëparshme, ato të 21 janarit. Me ose pa qëllim, për karriken e Edi Ramës ndodhën ngjarjet e asaj dite të sulmit ndaj kryeministrisë dhe kreu i ekzekutivit shqiptar nuk mundi të realizojë një mision kombëtar në mbrojtje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kosova, duke mos qenë anëtare e KE-së, nuk mund të dërgonte përfaqësuesit e saj në Mbledhjen e Asamblesë së Këshillit të Europës. Për pasojë shqiptarët mbetën të papërfaqësuar në atë mbledhje. Mospërfaqësimi dhe mungesa e kryeministrit të Shqipërisë aty i dha mundësi Dick Marty-it dhe palës serbe që iluzionin e krimeve të pabëra të UÇK-së ta shisnin si të vertetë të pamohueshme. Për pasojë vendimet e asaj dite ishin tragjike për Kosovën. Ato vendime çuan në ngritjen e Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë me prokurorë dhe gjykatës të huaj. Për pasojë sot kemi këtë situatë të pa dëshirueshme, kur disa drejtues të shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjenden në qelitë e kësaj gjykate. Sigurisht që kjo situatë është edhe pasojë e mosfunksionimit të qëllimshëm të drejtësisë në Kosovë.

Nuk është çeshtja te katër apo katërmbëdhjetë eksponentë të luftës në Kosovë, të cilët gjenden ose mund të shkojnë në qelitë e Hagës. Fjala është te fakti se raporti I Dick Marty-it u përdor për të diskredituar luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës. Shkuarja në Hagë e Hashim Thaçit dhe të tjerëve duhet parë si obligim i tyre për ta pastruar Kosovën dhe luftën e saj nga diskreditimi i pa përligjur dhe absurd i Serbisë. Ndërsa përgjegjësia që do të dalë nga ky proces do të provojë ka mundësi që të akuzuarit të lirohen nga akuzat për krime kundëer serbëve, por jo edhe kundër shqiptarëve!

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Red VARAKU – Axhenda kriminale e Ndranghetës si axhendë kombëtare për Shqipërinë
Next Article VEHAP KOLA – Shtresa e mesme e Tiranës me këpucë të grisura

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?