GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Enver BYTYÇI – Një qendër spiunazhi e zbuluar në Prishtinë dhe shumë të tjera qendra spiunazhi mediatike e politike të pandëshkuara!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Enver BYTYÇI – Një qendër spiunazhi e zbuluar në Prishtinë dhe shumë të tjera qendra spiunazhi mediatike e politike të pandëshkuara!

By
Enver BYTYÇI
02/02/2024
6 Min Read
Share
SHARE

Një qendër spiunazhi ka vepruar prej vitesh e ndoshta dekada në qendër të Prishtinës e madje në kufi me tri institucione shumë të rëndësishme të sigurisë së Kosovës. Ajo u zbulua dhe u bastis njëkohësisht dje nga policia e Kosovës. Spiunazh i maskuar me të drejtën e ushtrimit të veprimtarisë civile si organizatë joqeveritare. Tre persona janë marrë në pyetje dhe nuk dihet se si do të përfundojë kjo odise dhe çfarë do të zbulojnë më tej hetimet. Nuk e dimë nëse janë sekuestruar kompjuterët dhe mjetet e tjera të komunikimit në duart e këtyre personave. Por gjithkush shpreson së kësaj radhe shteti është aty dhe vepron me seriozitet të plotë.

Po të pyesësh Lajçakun, Borrelin, ndoshta e Christofer Hill-in, këta do të thonë “prisni, mos godisni! Nuk duhet ta provokojmë Serbinë”! Pra, dua të them se kjo qendër spiunazhi në mes të Prishtinës dhe në afërsi me institucione të rëndësishme të sigurisë, si policia dhe prokuroria, ka vepruar e patrazuar, e qetë dhe pa shkujdesje, sepse ajo është mbrojtur nga politika e Kosovës së mëparshme dhe madje nga vetë agjencitë e zbatimit të ligjit, gjithnjë “në emër të lirisë”. Duke qenë kështu, goditja që dha policia dje me siguri se do të kritikohet nga europianët dhe amerikanët si “nxitje e konfliktit me Serbinë”, ndoshta edhe “si ndërhyrje në lirinë e lëvizjeve qytetare”!

Edhe çesthja e dinarit serb u trajtua me këtë gjuhë. Ndërkombëtarët si Lajçak u pozicionuan pro Serbisë e në shkelje të kushtetutës së Kosovës. Dhe sa herë këta dalin kundër kushtetutës së shtetit të Kosovës, më shkon ndërmend se kjo pjesë e ndërkombëtarëve po mendon për ndryshimin e saj. Ose po përpiqet që ta rikthejë Kosovën sërishmi nën sovranitetin e Serbisë. Ndërkaq këtij qëllimi i shërbejnë edhe qendrat e spinazhit serb e rus në Kosovë: – Ta zhbëjnë pavarësinë, lirinë dhe shtetin e Kosovës.

Ajo që e bën më të trishtë situatën diversioniste të shërbimeve sekrete ruse e serbe në Kosovë lidhet me faktin se po punohet për destabilizimin e saj. Janë bashkuar të gjithë spiunët dhe armiqtë e Kosovës e të shqiptarëve, me qëllim të pengojnë procesin e pakthyeshëm të shtetësisë së Kosovës. Këtë ata e shohin si kushtin themelor të dëmtimit të interesave shqiptare, por besoj edhe perendimore, në Ballkan. Vetëm pengimi dhe zhbërja e Kosovës e ndal dhe e dëmton në mënyrë të pariparueshme interesin tonë kombëtar dhe mbyll perspektivën e paqes e të stabilitetit në rajon e më gjerë. Pikërisht këtë po synon Beogradi ta arrijë në Kosovë, fatkeqësisht edhe me ndihmën e disa diplomatëve perendimorë, të cilët ende besojnë se më lëshime në Kosovë e zbusin oreksin serb të krijimit të Serbisë së Madhe. Po ashtu me ndihmën e spiunëve politikë e mediatikë shqiptarë!

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Zbulimi i qendrës së spiunazhit në afërsi të institucioneve të sigurisë së Kosovës në fakt nuk është befasi. Spiunët serbë në trevat tona shqiptare tashmë flasin hapur në çdo studio televizive shqiptare pro Serbisë dhe pro presidentit të saj, Aleksandër Vuçiq. Ata i dallon menjëherë kur përsërin pafund kritika ndaj qeverisë dhe kryeministrit Kurti me kërkesën e tyre që të bëhën lëshime ndaj kërkesave të ndërkombëtarëve, të cilët nuk bëjnë tjetër, veçse përcjellin kërkesat e institucioneve serbe në Kosovë. “Nigoni! Une po jua tham se Albini ka me ba lshime. Nuk ka kah shkon”! Kjo është retorika e përnatshme dhe e përditshme e gramafonëve të Aleksandër Vuçiq në studio televizive shqiptare.

Në këtë armosferë analistët shqiptarë e pro-serbë në mediet tona kanë shërbyer e po shërbejnë si suport i padiskutueshëm për grupet e spiunazhit serb e rus në Kosovë e pse jo edhe në Shqipëri e në Maqedoninë e Veriut. Dhe pas analistëve qëndrojnë disa politikanë. Ose disa që hiqen si politikanë, por që në fakt luajnë rolin e sharlatanit, si ai Arifi i Preshevës, që me naivitetin e përkushtimin e qenit besnik ndaj Vuçiqit, ia tërheq mikrofonin dhe flet kundër qeverisë së Kosovës në emër të Christofer Hill! Nuk kam parë skenë më të turpshme se atë. Dhe jam i bindur se edhe ambasadori amerikan në Beograd u turpërua me aktin paturp të Shqiprim Arifit.

Shqiprimat janë kudo te ne. Në Prishtinë, në Tiranë, në Shkup e Tetovë, ndoshta edhe në Podgoricë e Ulqin, jo vetëm në Preshevë. Ata janë logjistika politike e mediatike e qendrave të spiunazhit, si ajo që u zbulua në qendër të Prishtinës. Por me këta nuk merret askush. Nuk reagon askush kur banditë politike e mediatike shqiptare sulmojnë Vjosa Osmanin e albin Kurtin, pse këta mbrojnë kushtetutën e Kosovës, lirinë e pavarësinë e saj, shtetësinë e arritur me aq shumë sakrifica dhe flijime!

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Luçiano BOÇI – Gjykata Kushtetuese miraton Potsdamin shqiptar
Next Article Nga Nga Basir ÇOLLAKU – Ahmetaj çon në të sëmës Ramën, Veliajn, e reformën në drejtësi…!!!?
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Wi-Fi ecën ngadalë? Ja pse ndodh dhe si ta përmirësosh

07/10/2025
3 Min Read
Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?