GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Enver BYTYÇI – Çfarë e ndan Ramush Haradinajn me Edi Ramën?!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Enver BYTYÇI – Çfarë e ndan Ramush Haradinajn me Edi Ramën?!

By
Enver BYTYÇI
29/01/2020
6 Min Read
Share
SHARE

Është bërë virale një video ku shfaqet debati i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, në një studio televizive në Tiranë për çeshtjen e kufijve të Kosovës dhe rolin e Edi Ramës në këtë proces. Nuk dua të ndalem te gazetarwt mediokër, të cilët në atë studio e konsideronin dialogun e Prishtinës me Beogradin si bisedime për statusin e Kosovës. Të tillë injorantë ndoshta u duhen të tilla studiove televizive, sepse kwsisoj funksionon më mirë strategjia serbe në Tiranë.

Por dua të ndalem te një anë tjetër e problemit. Ramush Haradinaj në atë studio foli konkretisht se si Rama dhe të tjerë njerëz i kanë bërë presion dhe e kanw joshur kryeministrin e Kosovës, që ai t’i bashkohej projektit të ndarjes së Kosovës. I kanë ofruar pushtet, pasuri, komoditet, gjithçka çka i duhet një njeriu me ambicje të sëmurë antikombëtare, me qëllim realizimin e projektit të Vuçiq për ndryshimin e kufijve në Kosovë e në Ballkan. Edhe shërbimet secrete nuk ofrojnë më shumë për spiunët që rekrutojnë në vendet armike të tyre.

Kryeministri i Shqipërisë u përgjigj menjëherë, duke e përgenjështruar Ramushin, madje duke e quajtur atë “gënjeshtar e shpifës”. Ai u shpreh se “Ramush Haradinaj që kur la pushkën për çlirimin e Kosovës ka e zevendësoi atë me pushkën e shpifjes”!

Që në fillim duhet thënë se akuza e Ramës mund tw besohet nga dikush që nuk ka haber se çfarë përfaqësojnë e si njihen Edi Rama dhe Ramush Haradinaj. Edi Rama mendon se edhe gjykata themelore e Prishtinës funksionon në një planet tjetër, për pasojë nuk ka haber se kush janë palët përkatëse, paditësi, Edi Rama dhe i padituri, Ramush Haradinaj! Në të vërtetë qytetarët e Kosovës, jo më gjyqtarët e saj, janë vetë dëshmitarë të asaj çfarë kanë ndodhur gjatë kohës kur Vuçiq, Thaçi dhe Rama ishin angazhuar për ndarjen e Kosovës. Edhe të vdekurit janë dëshmitarë të faktit se Ramush Haradinaj e ndali këtë projekt shkatërrues për shtetin e Kosovës.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Ndërkaq akuza e Ramës në gjykatë ishte ky njw akt i paprecdent në marrëdhëniet midis shteteve e sidomos midis shteteve që kanë të njëjtat interesa strategjike si Shqipëria dhe Kosova. Por ajo që gjithkush e di dhe ka provuar gjatë viteve të fundit lidhet me faktin se armët e shpifjes, mashtrimit, gënjeshtrës së stërholluar, armët e intrigës, hipokrizisë, janë arti i mjeshtrisë për mbijetesë në politikë e në jetë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Kur ai artikuloi fjalinë, sipas së cilës “Ramush Haradinaj që kur la armët e zjarrit për çlirimin e Kosovës, rrëmbeu armët e gënjeshtrës dhe shpifjes”, jam i sigurt se e përdori këtë si shprehje të eksperiences së tij të përdorimit të shpifjes, trillimit dhe mashtrimit për vetëmbrojtje.

Trillimi më i madh i Edi Ramës lidhet me mohimin e asaj çfarë ai ka predikuar e për çka punuar prej gati shtatë viteve në pushtet në korrelacion me Serbinë dhe presidentin e saj, Aleksandër Vuçiq është përkushtuar. Nuk është Haradinaj që mori në mbrojtje ndryshimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve. Këtë akt të turpshëm e aplikoi me muaj e vite, Edi Rama. Nuk ishte Haradinaj që rekrutoi presidentin e Kosovës në projektin serb të ndarjes së Kosovës. Por ishte Edi Rama. Bashkëpunëtorët e kryeministrit të Shqipërisë flisnin hapur gjatë diskutimit për ndryshimin e kufijve se me ndarjen e Kosovës, pjesa e mbetur do të bashkohej me Shqipërinë dhe kryeministër i “Shqipërisë së bashkuar” do të jetë Edi Rama dhe president i saj Hashim Thaçi. Ata flisnin pikërisht për atë çfarë Haradinaj thotë se I është ofruar edhe atij në tepsinë e “Shqipërisë së bashkuar” me Kosovën e ndarë. Ndërsa bashkëpunëtori i Vuçiq dhe i Edi Ramës, ai që ka marrë nofkën Baton Stanishiq, luajti rol të rëndësishëm në shkëmbimin e mesazheve midis Ramës e Thaçit, mesazhe të cilat përmbanin joshje, kërcënime me gjykatën speciale dhe marifete të tilla, të cilat ia ofronte kreu i ekzekutivit shqiptar presidentit të Kosovës në emër të presidentit të Serbisë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Ramush Haradinajn.

Gënjeshtra, mashtrimi, shpifja, mohimi i të vërtetave është atribut dhe ekskluziivitet i përhershëm i sjelljes politike dhe njerëzore të Edi Ramës. Ato nuk janë cilsësi politike e aq më pak njerëzore për Ramush Haradinajn. Por Rama përdori si akuzë ndaj Haradinajt pikërisht atë pjesë të etikës, që nuk është e Ramushit, pra atë pjesë trillimi, që i përket Edit! Nëse e vemë re sjelljen dhe diskursin e zotit Rama, atëherë do vemë lehtësisht re se arti i shpifjes dhe mbrojtjes prej kundërshtarit permes shpifjes përdoret në mënyrë djallëzore e permanente nga ai që fatkeqësisht vijon të jetë kryeministër i vendit tim! Edhe kur kapet me presh në duar, Edi Ramën e kemi dëgjuar të thërrasë pa u skuqur “Shpifje, shpifje, shpifje”! Kjo është e vetmja armë që atij i ka mbetur për vetëmbrojtje. Të njëjtën armë e përdori edhe kundër mbrojtësit të fuqishëm të territorit të Kosovës, të cilin e kërcënuan Aleksandër Vuçiq, Edi Rama dhe Hashim Thaçi, pra kundër Ramushit!

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Një kurë e re për diabetin?
Next Article ERTV “e vërteta”, mediat italiane, franceze e gjermane janë kazan
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?