GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Enton ABILEKAJ – Platforma e Edi Ramës, diktaturë e krimit dhe varfërisë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Enton ABILEKAJ – Platforma e Edi Ramës, diktaturë e krimit dhe varfërisë

By
Enton ABILEKAJ
01/03/2020
6 Min Read
Share
SHARE

Asnjë lajm të mirë nuk mundi të jepte Kryeministri. Tha që do të dalë ligji i ri për pronat dhe e ilustroi me pronat në Veri ku banorët i kanë ndarë me marrëveshje, siç u takonin përpara 1945. Pa e respektuar ligjin 7501, ata tashmë do të rregullohen me ligj. Në pamje të parë dukët lajm i mirë, por nuk është ashtu. Ka një tjetër ligj që nuk e njeh këtë model të ndarjes së tokës në bregdet. Me atë ligj Qeveria i ka futur pronat në shërbim të një grupi interesi, që shërbëhet nga Korporata e Investimeve. A mund të ketë trajtim më dy ligje të të njëjtave raste? Nëse po, ky nuk është lajm i mirë.

Tha që do të legalizojë çdo ndërtim në fshat, por jo në qytet. Ata që kanë ndërtuar në fshat jashtë kritereve apo në gjurmën e një autostrade të ardhshme, do të legalizohen dhe shpronësohen me paratë tona, ndërsa ata që e kanë bërë të njëjtën gjë në qytet, nuk do të legalizohen dhe nuk do të shpronësohen. I njëjti fenomen i trajtimit të ndryshëm të të njëjtit rast, por akoma më keq këtu. Legalizimet e banesave në fshat, për arsye elektorale nuk do të reflektojnë as rrezikun ndaj fatkeqësive natyrore, përmbytjet që ndodhin çdo vit dhe shkatërrojnë pasuritë apo tërmetet që ndodhin më rallë dhe marrin jetët.

Tha që do të shpallë amnistinë fiskale për paratë e emigrantëve që nuk dinë ku t’i çojnë. Në fakt nuk ka asnjë emigrant, as ata që kanë punuar në të zezë, që vuajnë deklarimin e parave. Aq pak sa janë ata nuk kanë përfituar nga sigurimet, por e kanë patur të drejtën e vetëdeklarimit në vendet ku jetonin dhe si rrjedhim kanë paguar takstat çdo vit. Kategoritë e emigrantëve që nuk bëjnë dot deklarimin, janë ata që nuk e justifikojnë dot pasurinë, janë trafikantët e drogës dhe të femrave që janë në hetim nga të gjitha organet ligjzbatuese në vendet ku jetojnë. Ata që ftoi Edi Rama kur premtoi aeroportin e Kukësit si lehtësim të infrastrukturës për shpenzimin e parave të pista. Meqë Aeroporti i Kukësit 3D nuk i solli dot, po mendon tani një mënyrë tjetër, të papranueshme.

Legalizimin e parave të pista që Edi Rama e quan amnisti, ndërsa një shtet ligjor e quan pastrim parash. Kjo do të bëhet me ligj dhe brenda afatit të aktit normativ, pra brenda këtij viti. Paratë do t’i përdorë qeveria, tha Rama, për arsimin dhe shëndetësinë. Si do të ndodhë kjo? Si do t’i përdorë paratë që do të amnistohen? Si do jua marrë bankave? Apo do të përfshihen në një program të ri 1 miliard, që të shumëfishohen pas 10 vjetësh? Ky nuk është lajm i mirë për askënd, përveë atij që kërkon të përfitojë nga paratë e paligjshme, në kurriz të ekonomisë së ligjshme që dëmtohet.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Jo më kot tha se amistia do të bëhet edhe nëse del kundër Perëndimi. Pastrimi i parave të krimit me ligj, me siguri nuk do të pranohet. Duke e bërë pa ligj dhe të kufizuar, Shqipëria vetëm javës që shkoi hyri në zonën gri të pastrimit të parave, duke tërhequr vëmendjen e institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare. Amnistia do të sjellë probleme jo vetëm me shumicën e shqiptarëve që kanë punuar ndershmërisht, jo vetëm me ata që punojnë në ekonominë e ligjshme me mundim, por edhe me SHBA-në dhe BE-në.

Tha se nuk do të presim Bashkimin Europian të na hapë negociatat. Paralajmëroi një rrugë pa BE, një rrugë pa qëllim, ku politikat e tij do të vendosin orientimin e vendit. Ku korrupsioni i rritur, liria e ulur dhe krimi alarmant, nuk do të jenë më kritere vlerësimi për qeverisjen, ku votat do të blihen me paratë e amnistisë, ku drejtësinë do ta vendosë partia me akte normative dhe me insitucione të kapura, ku mediat do të kontollohen nga vartësit e Ramës me ligj. Kjo është e ardhmja e mandatit të tretë.

Tha edhe që do të rritet paga minimale në janar 2021, gjashtë muaj para zgjedhjeve. Një lajm i mirë për punëtorët me pagë minimale, lajm i keq për ekonominë që prodhon papunësi dhe emigrantë. Politikat për rritjen e punësimit në Perëndim janë bazuar në heqjen e taksave për vendet e punës, në uljen e kostove për cdo vend pune. Edi Rama deklaroi se kostoja për cdo vend pune do të rritet me 30 për qind. Nga 1 janari do të ketë paga minimale më të larta dhe 30 për qind të punësuar më pak.

Nëse kjo ofertë do të sjellë 800 mijë vota në 21 janar, ata do të jenë 800 mijë banorët e fundit në pronën private të Edi Ramës.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Hiqet taksa, vendoset reciprociteti me Serbinë
Next Article Artur ZHEJI – Henri Çili, ky vrasës me pagesë që kërcënonte Kongresin e PS …
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?