GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Elon Musk ia lë vendin e parë Bernard Arnault: cilët janë sot 10 miliarderët më të pasur në botë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ekonomi

Elon Musk ia lë vendin e parë Bernard Arnault: cilët janë sot 10 miliarderët më të pasur në botë

By
GazetaTjeter
15/02/2024
3 Min Read
Share
SHARE

Miliarderi që ka qëndruar në krye të listës së Forbes për më shumë se gjashtë muaj, Elon Musk, ka patur një janar plot ngjarje. Më 24 janar, Tesla njoftoi gjatë se priste një rritje “dukshëm” më të ngadaltë më 2024. Menjëherë, që të nesërmen, ky lajm çoi në një rënie prej 12% të çmimit të aksioneve të Tesla. Më pas, më 30 janar, një gjykatës i Delaware vendosi të anulojë paketën prej thuajse 51 miliardë dollarësh të dhënë Teslës nga Musk më 2018. Nën dritën e këtij vendimi, Forbes e uli me 50%, paketën e opsioneve që kishte marrë Musk, duke e ulur me 25.5 miliardë dollarë pasurinë e tij. Kombinimi mes një aksioni Tesla më të dobët dhe stopit të paketës së kompensimit e ka zbritur Musk-un në vendin e dytë në renditjen e njerëzve më të pasur në botë.

Njeriu i ri më i pasur në botë është francezi Bernard Arnault. Pronari i LVMH, në vendin e dytë që nga qershori 2023 (me një kalim të shkurtër në vendin e parë më 26 janar 2024), ka përfituar një rritje prej 9% të të ardhurave të kompanisë së tij.

Nëntë nga dhjetë njerëzit më të pasur në botë janë më të pasur më 1 shkurt 2024 sesa muajin e kaluar. Asetet e tyre në përgjithësi kapin vlerën e 1.44 trilion dollarëve, nga gati 1.47 trilion dollarë një muaj më parë, për shkak të rënies së pasurisë së Elon Musk.

Dy miliarderët me rritjen më të madhe të aseteve në muajin e fundit ishin Mark Zuckerberg, me një rritje prej 12.4 miliardë dollarësh dhe Bernard Arnault, që fitoi 10.1 miliardë dollarë në janar. Pasuria e të dyve u rrit falë rritjes së çmimit të aksioneve të kompanive të tyre përkatëse.

Renditja e 10 njerëzve më të pasur në botë

  1. Bernard Arnault>>>>209,4 miliardë dollarë
  2. Elon Musk>>>>>>> 182,6 miliardë dollarë
  3. Jeff Bezos >>>>>>> 177,4 miliardë dollarë
  4. Larry Ellison >>>>>>139,3 miliardë dollarë
  5. Mark Zuckerberg >>>137,7 miliardë dollarë
  6. Warren Buffett >>>> 126,3 miliardë dollarë
  7. Bill Gates >>>>>>>>122,2 miliardë dollarë
  8. Larry Page >>>>>>>117,7 miliardë dollarë
  9. Steve Ballmer >>>>>117,3 miliardë dollarë
  10. Sergey Brin >>>>>>112,9 miliardë dollarë

Forbes.com/ Përgatiti Dardan MITROVICA

Revoltat dhe protestat, ja si sigurimet mund t’i parashikojnë të gjitha
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
Rrugët e “florinjta”, si u “gllabëruan” 1 miliard euro investime vetëm më 2024-ën
Nga Dardan MITROVICA: Carney, Merz dhe jo vetëm: kur financat tejkalojnë politikën
Menaxhimi i rrezikut doganor të CEFTA-s
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Konferenca e shtypit në Uashington për vizitën në Tiranë, zero pyetje për Shqipërinë dhe McGonigal dhe por një batutë e gazetares për Yuri Kim
Next Article Nga Sali BERISHA – Welcome to monist Albania

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?