GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Ekrani i madh: ja cilat janë dështimet më të mëdha të historisë botërore
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Kinema/TV

Ekrani i madh: ja cilat janë dështimet më të mëdha të historisë botërore

By
GazetaTjeter
13/05/2025
33 Min Read
Share
SHARE

Në botën e kinemasë, ka pasur filma të suksesshëm, filma fitues çmimesh që kanë përfituar miliarda dollarë. Megjithatë, sot, do të flasim për të kundërtat: dështimet më të mëdha në histori, ato që i kanë bërë studiot të humbasin miliona.

84. The Rhythm Section (2020) ©Whitebeard Films

“The Rhythm Section” është një thriller aksioni me protagonistë Jude Law dhe Black Lively. Recensionet qenë jashtëzakonisht negative. Dhe në Shtetet e Bashkuara, ka patur një nga fundjavat më të këqija të publikimit në histori për një film të këtyre dimensioneve. Humbjet ekonomike vlerësohen të jenë në rendin e 40 milionë dollarëve.

83. Charlie’s Angels (2019) ©UIP

Remak-u i këtij klasiku i interpretuar nga Kristen Stewart, Naomi Scott dhe Ella Balinska rezultoi një dështim absolut, si për nga kritika ashtu edhe përsa i përket të ardhurave. Buxheti ishte 48 milionë dollarë, por kësaj i duhen shtuar edhe disa miliona të tjerë në reklama dhe promocion. Të ardhurat? Vetëm 59 milionë dollarë në të gjithë botën. Sa për të kuptuar: kapitulli i parë i këtij filmi në vitin 2000, me protagonistë Cameron Diaz, Drew Barrymore dhe Lucy Liu, arkëtoi 264 milionë dollarë. Versioni i 2019-ës vlerësohet të ketë regjistruar humbje prej 42 milionë dollarësh.

82. The Call of the Wild (2020) ©Fox

Harrison Ford është ndër aktorët më të suksesshëm në historinë e kinemasë, protagonist i franchising të mëdha si “Star Wars” dhe “Indiana Jones”. Por ky film prekës i interpretuar prej tij bashkë me një qen ishte një dështim absolut: ka arkëtuar 107 milionë dollarë, por kostot e prodhimit mbërritën deri në 150 milionë dollarë. Nëse kësaj shumë i shtojmë edhe kostot e promocionit dhe marketingut, humbjet vlerësohen të jenë në rendin e 60 milionë dollarëve.

81. Ali (2001) ©Columbia Pictures

Një biografi e legjendës së sportit Muhammad Ali, e përqendruar në fitoret dhe kontroversitetet e tij midis viteve 1964 dhe 1974. U prit mirë nga kritika (Will Smith dhe Jon Voight u nominuan për çmimin Oscar), por nga pikëpamja e të ardhurave rezultoi një dështim i vërtetë, duke arkëtuar vetëm 87 milionë dollarë, karshi 118 milionë dollarëve të buxhetit të prodhimit. Humbjet e vlerësuara: 63 milionë dollarë.

80. The Postman (1997) ©Warner Bros

Një endacak pa emër vesh një uniformë postieri (Kevin Costner), merr një çantë postare dhe fillon një kërkim për të frymëzuar shpresë tek të mbijetuarit e Amerikës post-apokaliptike. Me një buxhet prej 80 milionë dollarësh, filmi arkëtoi 20.8 milionë dollarë në të gjithë botën. Humbjet e vlerësuara: 70 milionë dollarë.

79. Ghostbusters (2016) ©Columbia

Film i vitit 2016, ka arkëtuar 229 milionë dollarë. Një shifër më se e pranueshme. Problemi është se buxheti i prodhimit ishte 144 milionë dollarë dhe po t’i shtojmë edhe kostot e larta të promocionit dhe marketingut, filmi ka humbur shumë para: 75 milionë dollarë.

78. Wolfman (2010) ©Universal Pictures

Filmi u interpretua prej dy fituesve të çmimit Oscar: Anthony Hopkins dhe Benicio del Toro. Por kjo nuk e pengoi të ishte një dështim për kritikën, si dhe për publikun. Arkëtimet e tij në mbarë botën ishin 140 milionë dollarë, por buxheti i prodhimit ishte 150 milionë dollarë. Nëse kësaj i shtojmë edhe kësaj kostot e promocionit, filmi ka patur humbje për një vlerë prej 76 milionë dollarë.

77. Power Rangers (2017) ©Lionsgate

Filmi i vitit 2017 ishte një zhgënjim për fanatikët. Dhe edhe për studion që shiti bileta me vlerë prej 142 milionë dollar, por pati humbje prej 76 milionësh.

76. Solo: A Star Wars History (2018) ©Disney

A mund të humbasë para një film i bazuar në universin Star Wars? Dukej e pamundur, por përgjigjja është po. Ky prequel filmi që tregon origjinën e Han Solo dhe edhe lindjen e miqësisë së tij me Chewbacca dhe Lando Calrissian, ka arkëtuar 393 milionë dollarë. Nuk është një shifër e vogël, pa dyshim. Por saga është mësuar me shifra më të mëdha. Buxheti ka qenë 250 milionë. Pra, plus edhe me kostot e promocionit, studioja ka humbur 77 milionë.

75. xXx 2: The Next Level (2005) ©Columbia Pïctures

Vin Diesel ishte protagonisti i filmit të parë “xXx” dhe refuzoi ta bënte këtë sequel-vazhdim sepse nuk i pëlqente skenari: koha i ka dhënë të drejtë. Ishte një film i tmerrshëm me Ice Cube që arkëtoi vetëm 71 milionë dollarë dhe ka pësuar humbje prej rreth 78 milionë dollarësh.

74. Sahara (2005) ©Paramount Pictures

Një film i shëmtuar me Matthew McConaughey, Steve Zahn dhe Penélope Cruz. Ka arkëtuar 119 milionë dollarë dhe humbjet e shkaktuara vlerësohen të jenë rreth 78 milionë dollarë.

73. Cats (2019) ©Universal Pictures

“Cats” është një nga muzikalët më të famshëm të të gjitha kohërave. E nëse flasim për teatër, sigurisht. Por filmi ishte një dështim i madh. Nga kritika ka një vlerësim prej 32 në Metascore dhe 2.8 në IMDB. Të ardhurat e tij? 40 milionë dollarë me kosto prodhimi prej 100 milionë dollarësh dhe shumë më tepër për reklamim dhe marketing. Është vlerësuar se filmi ka pësuar humbje prej 80 milionë dollarësh.

72. Ben-Hur (2016) ©Paramount y MGM

“Ben-Hur”, është klasiku i vitit 1959, ka fituar 11 çmime Oscar dhe konsiderohet si një prej filmave më të mirë në histori. Remak-u i vitit 2016 është një tjetër muzikë: ka një pikavarazh prej 38/100 në Metacritic dhe dështimi i tij në arkëtime ishte një skandal: mezi ka arritur të arkëtojë 94 milionë dollarë dhe për këtë llogaritet që humbjet e tij vlerësohen në 80 milionë.

71. Operazione U.N.C.L.E. (2015) ©Warner Bros

Nuk është një film i shëmtuar spiunazhi. Por nuk është as një film i madh. Edhe përcjellja e tij në kinema ka qenë jo aq i keq: ka shitur bileta për një vlerë prej 109,800,000 dollarësh. Kjo do të thotë humbje prej 80 milionësh.

70. Blade Runner 2049 (2017) ©Alcon

Është një padrejtësi që ky film është në këtë listë. Shumë kritikë e kanë konsideruar si njërin prej më të mirëve të 2017-ës. Ka fituar edhe 2 çmime Oscar. Por në këndvështrim komercial nuk i ka shitur biletat e pritura: arkëtimet e tij bruto ishin 259 milionë dollarë dhe humbjet 80 milionë.

69. Windtalkers (2002) ©MGM

Një film (i shëmtuar) lufte me protagonist Nicolas Cage, që ka arkëtuar 77,600,000 dollarë në të gjithë botën dhe shkaktuar humbje prej 81 milionësh.

68. Allied (2016) ©Periodismo.com

 “Casablanca” është një nga klasikët e mëdhenj të të gjitha kohërave. “Allied” zhvillohet në të njëjtin qytet, në të njëjtën epokë (Lufta e Dytë Botërore) dhe ka edhe romancë dhe spiunazh. Por ngjashmëritë mbarojnë këtu, sepse filmi i interpretuar nga Brad Pitt dhe Marion Cotillard kaloi nëpër sallat e kinemave pa lavdi: ka arëtuar 119 milionë dollarë në dhe shkaktuar humbje prej 81 milionësh.

67. Valerian and the City of a Thousand Planets (2017) ©EuropaCorp

Filmi ka arkëtuar plot 225 milionë dollarë, por kostot e tij ishin shumë të larta dhe përfundoi me një bilanc negativ prej 82 milionë dollarësh.

66. Lo Schiaccianoci in 3D (2010) ©Nutcracker Holdings

Një film krishtlindjesh shumë i kritikuar nga kritikët dhe një dështim i madh publik, duke arkëtuar vetëm 20 milionë dollarë, e duke gjeneruar humbje prej 82 milionësh.

65. Supernova (2000) ©MGM

Çfarë kanë thënë kritikët mbi këtë film? Mund vetëm të themi se ka një pikavarazh prej 19/100 në Metacritic. Buxheti i tij ka qenë prej 90 milionë dollarësh dhe arkëtimet vetëm 15 milionë. Dhe ka gjeneruar humbje prej 83 milionësh.

64. Robin Hood (2018) ©Lionsgate

Në historinë e kinemasë janë shumë filma Robin Hood. Këtu bëhet fjalë për filmin e vitit 2018, i interpretuar prej Taron Egerton dhe Jamie Foxx në rolet kryesore. Ai ka arkëtuar shumë pak para: vetëm 85 milionë dollarë. Teksa edhe humbjet e tij ishin pothuajse të njëjta: 84 milionë.

63. Gods of Egypt (2016) ©Summit

Një film shumë i shëmtuar, ka marrë 5 nominime në Golden Raspberry Awards, që e shpërblejnë si më të këqin e kinemasë. Ka arkëtuar 151 milionë dollarë dhe humbjet vlerësohen të jenë rreth 85 milionë.

62. Treasure Planet (2002) ©Disney

Filmi kishte një buxhet shumë të lartë: 140 milionë dollarë. Por ka arkëtuar vetëm 110 milionë. Humbjet totale vlerësohen në 85 milionë dollarë.

61. Town & Country (2001) ©New Line Cinema

Një film me shumë yje, edhe pse më 2001 kulmin i tyre pati rënë tashmë: Warren Beatty, Andie MacDowell, Diane Keaton dhe Goldie Hawn. Kritika ishte e pamëshirshme: një vlerësim në pikavarazh prej 34/100 në Metacritic. Filmi ka arkëtuar vetëm 10 milionë dollarë. Ndërsa buxheti i tij ishte 90 milionë. Duke shtuar kostot e tjera, filmi ka pësuar humbje prej 85 milionë dollarësh.

60. Seventh Son (2014) ©Universal

Një film i shëmtuar me një kast të shkëlqyer: Jeff Bridges dhe Julianne Moore nuk arritën ta evitonin që filmin të arkëtonte vetëm 114 milionë dollarë dhe humbje prej 85 milionë dollarësh.

59. The Good Dinosaur (2015) ©Disney

Një film i animuar i vitit 2015 që kaloi nëpër kinema pa lavdi: ka rkëtuar 332 milionë dollarë, një shifër aspak e keqe. Por buxheti i tij i lartë pësoi humbje prej rreth 85 milionë dollarësh.

58. Babylon (2022) ©Periodismo.com

Një film me një kast të jashtëzakonshëm: Brad Pitt, Margot Robbie, Jean Smart, Tobey Maguire dhe Olivia Wilde. Regjisori Damien Chazelle, ishte fituesi i çmimit Oscar. Por kritika ishte e pamëshirshme dhe gjithë ai talent nuk u përkthye në arkëtime: fitoi vetëm 63 milionë dollarë dhe shkaktoi humbje prej 87 milionësh.

57. Rise of the Guardians (2012) ©Dreamworks

Filmi u prit mirë nga kritika. Por në këndvështrimin komercial ishte një dështim i vërtetë: ai arkëtoi 307 milionë dollarë, që mund të duket shumë, por buxheti dhe kostot e promocionit ishin shumë të larta dhe filmi humbi 87 milionë.

56. Speed Racer (2008) ©Warner Bros

Kritika ishte shumë të ashpër me këtë film: ka një pikavarazh prej 37/100 në Metacritic. Për më tepër, rezultoi dështim i madh edhe në arkëtime, duke përfituar vetëm 94 milionë dollarë dhe duke shtuar kostot e promocionit, ka pësuar humbje prej 88 milionësh.

55. Evan Almighty (2007) ©Universal

Ky sequel i filmit të Jim Carrey nuk ka asnjë ngjashmëri me origjinalin. Shtypi i specializuar e ka kritikuar me ashpërsi. Në arkëtimet globale, arkëtoi 173.4 milionë dollarë, por ishte inferior ndaj buxhetit dhe ka humbur 88 milionë.

54. Devotion (2022) ©Periodismo.com

Film mbi Luftën e Koresë, i interpretuar nga Jonathan Majors dhe Glen Powell. U prit mirë nga kritika, por rezultoi një dështim i plotë në arkëtime: ka humbur 89 milionë dollarë.

53. Fantastic 4 (2015) ©Fox

Filmat me superheronj zakonisht janë një sukses i garantuar. Por saga “Fantastic Four” ka qenë gjithmonë veçanërisht e vështirë, ndaj dhe ky version nuk bëri përjashtim. Pati probleme në sheshxhirime, i duhej ndryshuar finalja, ka patur sherre midis studios dhe regjisorit dhe shumë të tjera akoma. Filmi ka arkëtuar 168 milionë dollarë dhe është vlerësuar në rangun e 90 milionëve humbje.

52. Pan – Viaggio sull’isola che non c’è (2015) ©Periodismo.com

Ky version i klasikut për fëmijë u prit shumë keq nga kritika: ka një vlerësim prej 36/100 pikësh në Metacritic. Edhe nga këndvështrimi komercial ishte një dështim, duke arkëtuar 128 milionë dollarë, një shifër shumë e ulët për një film të këtij zhanri. Humbjet vlerësohen të jenë 90 milionë.

51. Hugo Cabret (2011) ©GK Films

Ndoshta filmi më i vlerësuar nga kritika në këtë listim. Nën regjinë e Martin Scorsese, “Hugo” u nominua për 11 çmime Oscar dhe fitoi 3. Ndërsa nga pikëpamja komerciale, situata ka qenë ndryshe: ka arkëtuar 186 milionë dollarë, por për shkak të buxhetit të lartë gjeneroi humbje prej 91 milionësh.

50. R.I.P.D.: Rest in Peace Department (2013) ©Universal

Nëse një film arkëton 78 milionë dollarë dhe buxheti i tij ka qenë 130 milionë, atëherë ka një problem. Pikërisht ljo ka ndodhur me këtë film, i cili ka regjistruar humbje prej 92 milionë dollarësh.

49. Secret Team 355 (2022) ©Universal Pictures

Një kast i madh (Penélope Cruz, Jessica Chastain, Diane Kruger dhe Lupita Nyong’o) dhe një dështim i madh: ka arkëtuar vetëm 28 milionë dollarë në të gjithë botën dhe humbjet ishin 93 milionë.

48. The Promise (2016) ©Wonderful Films

Filmi tregon historinë e një trekëndëshi dashurie në ditët e fundit të Perandorisë Osmane. Nuk u prit mirë nga kritika dhe ishte një dështim në nivel audience: ka arkëtuar 10 milionë dollarë. Humbjet vlerësohen në 93 milionë.

47. Final Fantasy (2001) ©Columbia

Një film me kosto shumë të larta prodhimi, veçanërisht për vitin 2001: 137 milionë dollarë. Filmi u lavdërua për aspektet e tij teknike, por rezultoi një dështim: ka arkëtuar 85 milionë dollarë dhe pësuar humbje prej 94 milionësh.

46. Alamo – Gli ultimi eroi (2004) ©Buena Vista

Filmi që rrëfen Betejën e Alamos, konflikt në Teksas, rezultoi një dështim absolut: ka arkëtuar 26 milionë dollarë dhe ka pësuar një prej 94 milionësh.

45. “The Mummy” (2017) ©Universal

Një reboot i “The Mummy” të Tom Cruise që ka arkëtuar jo pak para në skenën botërore: bëhet fjalë për 410 milionë dollarë. Problemi është se kostot e prodhimit dhe promocionit kanë qenë shumë të larta dhe filmi ka gjeneruar humbje prej 95 milionë dollarësh.

44. Pluto Nash (2002) ©WB

Një nga filmat më të këqij në karrierën e Eddie Murphy. Dhe edhe një dështim i madh: ka arkëtuar vetëm 7,100,000 dollarë, duke gjeneruar një humbje prej 96 milionë dollarësh.

43. Stealth – Arma suprema (2005) ©Columbia

Një film i shëmtuar mbi 3 pilotë të një programi ushtarak tepër sekret. Ka arkëtuar 77 milionë dollarë dhe gjeneruar humbje prej 96 milionë dollarësh.

42. 47 Ronin (2013) ©Universal

Një film vizualisht i jashtëzakonshëm, por i pritur keq nga kritika. Kostot e prodhimit të këtij filmi kanë qenë shumë të larta: mbi 175 milionë dollarë. Të ardhurat nga biletat ishin 151 milionë dhe humbjet 97 milionë dollarë.

41. The Last Duel (2021) ©Fox

Një film i bukur i Ridley Scott, i cili pati shumë pak arkëtime: ka pësuar humbje 99 milionë dollarë.

40. Black Adam (2022) ©Periodismo.com

Dwayne “The Rock” Johnson është mësuar me suksese. Por ky film rezultoi një dështim i madh, ka humbur 100 milionë dollarë dhe DC anuloi planet për një sequel.

39. Jupiter Ascending (2015) ©WB

Channing Tatum, Mila Kunis dhe fituesi i çmimit Oscar Eddie Redmayne janë protagonistë në këtë film që ka arkëtuar 184 milionë dollarë dhe ka shkaktuar humbje të vlerësuara në 100 milionë.

38. Tenet (2020) ©WB

Çështja “Tenet” është ndryshe nga ajo e filmave të tjerë: u shty 3 herë për shkak të koronavirusit, por, në fund, studioja vendosi ta publikonte më 2020 (me kinematë e mbyllura në pjesën më të madhe të botës). Arkëtimet e tij nuk ishin aspak të këqija: 363 milionë dollarë. Por kostot e prodhimit ishin mbi 200 milionë dhe shpenzimet e marketingut ishin shumë të mëdha (përfshirë publicitetin për datat e publikimit të anuluara), vlerësohet se humbjet e filmit kanë arritur deri në 100 milionë dollarë.

37. Dolittle (2020) ©RK Films

Më 2019, Robert Downey Jr. Ka interpretuar rolin e Iron Man në filmin më të suksesshëm të historisë së kinemasë: “Avengers: Endgame”. Është pikërisht projekti i tij i parë pas largimit nga universi Marvel dhe ishte një dështim i madh: ka arkëtuar 182 milionë dollarë, por buxheti dhe kostot promocionale kanë qenë kaq të larta sa kanë gjeneruar humbje prej 100 milionë dollarësh.

36. Titan A.E. (2020) ©Fox

Një film i animuar në të cilin një i ri udhëton në hapësirë ​​dhe lufton kundër alienëve në kërkim të një anijeje thelbësore për mbijetesën e njerëzimit. Ka arkëtuar vetëm 37 milionë dollarë. Humbjet kanë qenë 100 milionë dollarë.

35. Transformers: The Last Knight (2017) ©Paramount

Filmat e sagës “Transformers” kanë arkëtuar shumë para. Edhe ky film i 2017 e ka bërë, por jo aq sa paraardhësit e tij: kanë qenë 605 milionë dollarë në të gjithë botën. Problemi është se kostot e prodhimit kanë qenë 217 milionë dollarë dhe janë shpenzuae edhe qindra milionë për promocionin. Si rrjedhojë, filmi ka gjeneruar humbje prej 103 milionësh.

34. Jack the Giant Slayer (2013) ©Periodismo.com

Një katastrofë e interpretuar Nicholas Hault dhe Ewan McGregor. Ka arkëtuar 198 milionë dollarë, por kostot e prodhimit dhe promocionit ishin aq të larta sa kanë gjeneruar humbje prej 103 milionësh.

33. West Side Story (2021) ©Fox

As Steven Spielberg nuk është kursyer nga dështimet. Dhe me këtë muzikal ka humbur 104 milionë dollarë.

32. Cutthroat Island (1995) ©MGM

Shumica e filmave në këtë renditje janë të këtij shekulli, pasi kostot e prodhimit janë rritur dhe studiot shpenzojnë më shumë para për t’i promovuar. Por ky nuk është rasti i “Cutthroat Island”, interpretuar nga Geena Davis, i vitit 1995. Filmi arkëtoi vetëm 18 milionë dollarë në të gjithë botën dhe ka pësuar humbje prej 105 milionësh.

31. How Do You Know (2010) ©Columbia Pictures

Film me një kast të jashtëzakonshëm: Reese Witherspoon, Paul Rudd, Owen Wilson, Jack Nicholson. Por kostot e prodhimit të tij ishin 100 milionë dollarë dhe arkëtimet nuk arritën as gjysmën e kësaj shume: 45 milionë dollarë. Duke shtuar edhe kostot e tjera, humbjet kanë qenë 106 milionë dollarë.

30. Amsterdam (2022) ©20th Century Studios

|Film me një kast të shkëlqyer: Christian Bale, Margot Robbie, John David Washington, Anya Taylor-Joy, Rami Malek dhe edhe Robert De Niro. Por emrat e yjeve vetëm nuk mjaftojnë. Filmi është i shëmtuar dhe ka humbur 108 milionë dollarë.

29. X-Men: Dark Phoenix (2019) ©Fox

Filmi ka gjeneruar pritshmëri në muajt para publikimit të tij. Por shtypi i specializuar ishte shumë i ashpër dhe përsa i përket të ardhurave, filmi ka arkëtuar vetëm 252 milionë dollarë në të gjithë botën. Kjo e bëri filmin X-Men me fitimet më të ulëta dhe një prej filmave me më shumë humbje: 110 milionë dollarë.

28. Gemini Man (2019) ©Paramount

Në këtë film shihet Will Smith në dy role: si killer dhe si një klonin më të ri të vetvetes. Ka arkëtuar 173 milionë dollarë, një shifër shumë e ulët për karrierën e Will Smith. Studioja ka humbur 111 milionë dollarë.

27. Space Jam: A New Legacy (2021) ©Warner Bros

Tifozët e basketbollit e prisnin me padurim këtë sequel me LeBron James. Por rezultatet ishin aspak të mira: filmi është i shëmtuar dhe ka gjeneruar humbje prej 111 milionë dollarësh.

26. Chaos Walking (2021) ©Lionsgate

Film me një kast të madh: Tom Holland, Daisy Ridley dhe Mads Mikkelsen, ndër të tjerë. I ambjentuar në një botë distopike ku nuk ka gra. Ka arkëtuar vetëm 26 milionë dollarë, ndërsa buxheti i tij ishte mbi 100 milionë dollarë, duke gjeneruar kësisoj humbje prej 112 milionë dollarësh.

25. Wonder Woman 1984 (2020) ©WB

Filmi i parë pati një sukses të madh për kritikën dhe arkat. Ndërsa ky sequel ishte krejt e kundërta. Filmi është vërtet i keq. Buxheti i tij ishte 200 milionë dollarë. I publikuar gjatë pandemisë dhe me sallat e kinemave të mbyllura në shumë vende, filmi arkëtoi vetëm 163 milionë dollarë, e teksa shtoni kostot e marketingut dhe reklamimit, humbjet kanë qenë 115 milionë dollarë.

24. Snow White (2025) ©Disney

Një remake i “Snow White” rezultoi qartësisht një dështim në arkëtime për Disney. Filmi, i interpretuar Rachel Zegler dhe Gal Gadot, ka patur një arkëtim shumë më të vogël se sa pritej, veçanërisht po të konsiderosh një buxhet prej mbi 270 milionë dollarësh (plus 100 milionë dollarë në marketing). Filmi ka pësuar humbje të vlerësuara në 115 milionë dollarë.

23. Haunted Mansion (2023) ©Disney

Një nënë dhe i biri nëntëvjeçar kërkojnë të fillojnë një jetë të re. Shfrytëzojnë një mundësi për të mos u humbur: një vilë e bukur në New Orleans. Problemi është se shtëpia ka fantazma. Filmi mori kritika të përziera dhe arkëtuar 118 milionë dollarë në të gjithë botën, duke bërë që Disney të humbasë rreth 118 milionë dollarë.

22. Tomorrowland (2015) ©Disney

Një dështim i George Clooney. Filmi nuk është i keq, por shumë i shtrenjtë. Ka arkëtuar 209 milionë dollarë dhe humbjet arritën në 120 milionë dollarë.

21. Milo su Marte (2011) ©Disney

Filmat e animuar zakonisht janë suksese të mëdha në arkëtime. Ky ishte përjashtim nga rregulli. Ka përfituar vetëm 39 milionë dollarë në të gjithë botën, shifër shumë të ulët. Humbjet arritën në 122 milionë dollarë.

20. Shazam! Fury of the Gods (2023) ©Warner Bros

 “Shazam!” i parë nuk pati ndonjë sukses të jashtëzakonshëm, por arkëtoi 368 milionë dollarë, një shifër aspak e keqe. Por sequel-i i tij nuk arriti as në pjesën e tretë: 122 milionë në të gjithë botën, duke gjeneruar humbje prej 110 milionë dollarësh. Përveç kësaj, aktori Zachary Levi bëri publike luftën e tij private me Dawyne “The Rock” Johnson, aktorin e “Black Adam”, të cilin e akuzoi për bojkotimin e filmit dhe dëshirën për të rrëmbyer Universin DC.

19. Lightyear (2022) ©Periodismo.com

Filmi është një spin-off  i “Toy Story” dhe tregon historinë e personazhit njerëzor Buzz Lightyear, i cili ka inspiruar lodrën që ne tashmë e njohim. Filmi kushtoi 200 milionë dollarë për t’u realizuar dhe arkëtoi vetëm 226 milionë dollarë. Shtuar kostot e marketingut dhe reklamimit, humbjet ishin shumë të larta: 122 milionë dollarë. Pixar bëri autokritikë dhe pranoi se ndoshta publiku nuk priste një film fantastiko-shkencor dhe se ndoshta kishte një shkëputje midis asaj që donin njerëzit dhe asaj që bëri studio.

18. Monster Trucks (2016) ©Paramount Pictures

Buxheti i prodhimit të këtij filmi ishte 125 milionë dollarë. Dhe ka qenë një problem i madh sepse filmi arkëtoi vetëm rreth gjysmën e kësaj shume: 64.5 milionë dollarë. Po t’i shtohen shpenzimet e tjera që pati filmi, humbjet arrijnë në 123 milionë.

17. Sinbad: Legend of the Seven Seas (2003) ©Dreamworks

Ky film me zërat e Brad Pitt, Catherine Zeta-Jones dhe Michelle Pfeiffer e futi në telashe DreamWorks: studio ka humbur 125 milionë dollarë dhe si rezultat i braktisi filmat vizatimorë për t’iu përkushtuar animacionit kompjuterik.

16. Terminator: Dark Fate (2019) ©Paramount

Saga “Terminator” përfshin shumë filma, por ky ishte i pari që ribashkoi Arnold Schwarzenegger dhe Linda Hamilton, protagonistë të dy episodeve të para. Pavarësisht kësaj, formula nuk rezultoi të ishte fituese: filmi arkëtoi 261 milionë dollarë, por nuk mjaftoi: ai pësoi humbje prej 130 milionë dollarësh dhe sequel-ët e mundshëm u anuluan.

15. Matrix Resurrections (2021) ©Warner Bros

Episodi i katërt i sagës u publikua 18 vjet pas të dytit, gjë që është shumë e pazakontë. Dhe rezultoi një dështim i madh që humbi 130 milionë dollarë, ndërsa buxheti i tij shumë i lartë ishte 190 milionë.

14. A Wrinkle in Time (2018) ©Disney

Një prej dështimeve më të mëdha në historinë e Disney. Dhe nuk mungonin as yjet: Oprah Winfrey, Chris Pine dhe Reese Witherspoon, ndër të tjerë. Por arkëtoi vetëm 133.4 milionë dollarë në të gjithë botën dhe gjeneroi një humbje prej 130 milionë dollarësh.

13. Wish (2023) ©Disney

Përmes forcës energjitike të një dëshire, e reja Asha invokon magjinë e yjeve për të shpëtuar mbretërinë e saj nga i ligu Magnificent. Filmi mori frecensione shumë negative dhe fitoi vetëm 255 milionë dollarë. Me një buxhet prej mbi 200 milionë dollarësh (plus shpenzimet e reklamimit), ai shkaktoi humbje prej 131 milionë dollarësh.

12. John Carter (2012) ©Disney

Ky film mbi një ushtar njerëzor (Taylor Kitsch) i cili teleportohet në Mars rezultoi një dështim absolut: ka arkëtuar 284,100,000 dollarë, por buxheti i tij ishte shumë i lartë dhe midis kësaj dhe shpenzimeve të promocionit, filmi ka gjeneruar humbje të vlerësuara në 136 milionë dollarë.

11. Moonfall (2022) ©AGC Studios

Një film shumë i shtrenjtë me një buxhet prej 138 milionë dollarësh. Arkëtimet e tij në mbarë botën ishin vetëm 44 milionë dhe filmi ka humbur 139 milionë dollarë.

10. Indiana Jones and the Dial of Destiny (2023) ©Disney

Film me një buxhet tepër të lartë, 300 milionë dollarë. Nuk ka shkuar mirë nëpër sallat e kinemave dhe humbi 143 milionë dollarë.

09. King Arthur: Legend of the Sword (2017) ©Warner Bros

Janë realizuar shumë filma mbi Mbretin Arthur. Ky është i vitit 2017, me Charlie Hunnam, Jude Law, Eric Bana e deri edhe David Beckham. U prit shumë keq si nga kritika ashtu dhe publiku: ka arkëtuar 148,700,000 dollarë dhe pësuar 150 milionë dollarë humbje.

08. Battleship (2012) ©Universal

Beteja detare është një lojë e madhe tavoline. Por filmi me Alexander Skarsgard, Liam Neeson dhe Rihanna i shëmtuar. Rezultati?: ka pësuar humbje prej 150 milionë dollarësh.

07. Jungle Cruise (2021) ©Periodismo.com

Një film tepër i shtrenjtë, duhej të arkëtonte mbi 500 milionë dollarë për të rikuperuar kostot. Nuk ia arriti dhe humbjet ishin 151 milionë dollarë. E çuditshme për një film të Dwayne “The Rock” Johnson, i mësuar me suksesin.

06. Joker: Folie à Deux (2024) ©Warner Bros

“Joker” i parë ishte një sukses i jashtzakonshëm në të gjithë botën dhe ka arkëtuar 1,079 milionë dollarë. Ky sequel ka arritur vetëm në një të pestën e kësaj shifre: 201 milionë dollarë. Vlerësohet që humbjet e studios të kenë qenë 152 milionë dollarë.

05. The Flash (2023) ©Periodismo.com

Një film me probleme të gjitha llojeve, duke filluar me protagonistin e tij Ezra Miller, i cili ka qenë në qendër të kronikave për incidente të shumta policore dhe që nuk mori pjesë as në promovimin e filmit. “The Flash” ka kushtuar mbi 200 milionë dollarë për t’u realizuar si dhe 100 milionë dollarë të tjerë për marketing dhe reklamim. Ka pësuar humbje prej 155 milionë dollarësh.

04. The Lone Ranger (2013) ©Disney

Dështimi më i madh i karrierës së Johnny Depp. Filmi ka arkëtuar 260.5 milionë dollarë, por kostot e prodhimit dhe promovimit ishin aq të larta sa vlerësohet se humbjet e pësuara janë në rendin e 165 milionë dollarëve.

03. Mortal Engines (2018) ©Universal Pictures

Filmi zhvillohet në një botë post-apokaliptike, por katastrofa e vërtetë ishte shuma e arkëtuar prej vetëm 83.7 milionë dollarësh. Ka pësuar humbje prej 175 milionësh.

02. Strange World (2022) ©Disney

Filmi ka përftuar vetëm 73.5 milionë dollarë në arkërime globale, përballë kostove të stërmëdha të prodhimit dhe marketingut. Vlerësohet se Disney ka humbur 197.4 milionë dollarë.

01. The Marvels (2023) ©Disney

Carol Danvers (Brie Larson) ndërthur fuqitë e saj me ato të Kamala Khan dhe Monica Rambeau, duke i detyruar të punojnë së bashku për të shpëtuar universin. Filmi ka arkëtuar vetëm 206 milionë dollarë në të gjithë botën, duke u bërë dështimi më i madh i Marvel. Vlerësohet se ka gjeneruar humbje prej 237 milionë dollarësh.

Filmat më të suksesshëm në historinë e kinemasë
Filmat më të bukur romantik në historinë e kinemasë
Filmat (kryevepra) më të nënvlerësuar të të gjitha kohërave
Nga ikona në të harruar: fati i trishtë i disa prej aktorëve më të famshëm të viteve ’90
80 vitet e Al Paçinos: një mijë fytyrat e një aktori-legjendë
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article ‘Bandat kontrollojnë zgjedhjet, policia dhe SPAK…’: Qendrat e votimit të pushtuara nga patronazhistë me badge fallco të KQZ
Next Article Nga Erion DASHO – Putini ynë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?

GazetaTjeter
02/06/2025
3 Min Read
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë
Pronari i AC Milan, Gerry Cardinale, blen historiken britanike Daily Telegraph: shpërthen protesta e tifozëve milanistë
Nga Edi DELIU – Sulmet ndaj drejtuesve të PD: Strategjia për asgjësimin e Partisë Demokratike?
Nga Andi BUSHTI – Çfarë tregon zbulimi i një grupi narkotrafikantësh për zgjedhjet e 11 majit

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?