GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Edi Rama para, Erion Veliaj nga pas. Pse u pëlqen kaq shumë “N’oc Rroku”?!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Edi Rama para, Erion Veliaj nga pas. Pse u pëlqen kaq shumë “N’oc Rroku”?!

By
GazetaTjeter
30/04/2023
4 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama duhet se ka një arsenal të preferuar sharjesh që e përdor për të sulmuar kundërshtarët e tij politikë, e që i risjell në publik sa herë ka fushatë elektorale.

Fjalorin e sharjes, që zë një vend të konsiderueshëm të ligjërimit të tij gjatë fushatës që po zhvillon në kuadër të lokaleve të 14 Majit, veç shprehjeve të vjetra e ka pajisur edhe me ‘armatime’ të reja si “zorrë qorre”, e të tjera si këto.

Megjithatë, mbetet ende fanatik i disa frazave që kanë mbizotëruar edhe në fjalimet e tij gjatë fushatave të mëparshme.

Para parlamentareve të 2021-shit, në një takim në Belsh, do të shprehej: “Premtojnë si Sudja (i referohet opozitës), si Vehbiu, si Xhaferri. Ata që bëjnë të tilla premtime, N’oc Rrokun do u japin, bilës këtë personazh ku ta gjesh”.

Lexo më shumë

U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’

Krahasimin e kundërshtareve politikë me Suden e piramidave e ka rikthyer, e bashkë me të edhe “N’oc Rrokun” e famshëm, për artikulimin e të cilit ka marrë kritika jo të pakta.

Nga Tropoja, disa ditë më parë, kumtoi: “No’c Rrokun (opozita) kanë bërë në Tropojë”…

Ndërsa nga Kavaja artikuloi: “Të dali njëri dhe të më thojë një bashki, dhe të më thojë që e ke gabim, se në vitin 1994 ne kemi pasur atë bashkinë e atje dhe shihe ca keni bërë… N’oc Rrokun”.

Nga Elbasani deklaroi: “Ky Luçi më kujton Lulin. Të jesh dhe me bosh se Luli nuk e di d.m.th. Më thoni një gjë që bënë ata? N’oc Rrokun. Vetëm sherrin ju ka pa Shqipëria atyre”.

Rasti i fundit ishte këtë të Shtunë nga Përmeti. “Si do merrni ju njerëz që nuk mbushin e t’ju jepni bashkinë këtu. Shifni e bëni. Ballaban Berat ne do ta bëjmë, por jo falas. Po e doni falas, merrni ata të tjerët dhe të merrni jo rrugët, por N’oc Rrokun pastaj”, iu drejtua Rama të pranishmëve.

Në ligjërimin politik, “N’oc Rroku” doli fillimisht nga goja e Edi Ramës, megjithatë, duket se kreu i qeverisë nuk qe i vetmi që i ka pëlqyer. Pas Ramës, Veliaj ka shfaqur po ashtu një simpati për “N’oc Rrokun”.

I njëjti Erion Veliaj i cili u shpreh i indinjuar për posterin e Belind Këlliçit me gishtat e mesit drejtuar korrupsionit në Bashkinë e Tiranës.

“Disa prej tyre nxjerrin edhe gishtin e mesit, kur kërkojnë të votohen nga populli. Turp i madh”, dënoi ai veprimin e kundërshtarit politik.

Më tej, do të deklaronte: “Kështu thoshte dhe Saliu në ‘97 dhe e pamë çfarë fituam të gjithë. N’oc Rrokun fituam të gjithë”.

Në vitin 2019, edhe atëherë kohë fushate, pas ligjërimeve të shpeshta dhe plot patos të kryeministrit për “N’oc Rrokun”, ish-akademiku dhe studiuesi Edmond Tupja do të shpjegonte se këto dy fjalë “kanë një kuptim të figurshëm tejet vulgar: Ato shënjojnë organet gjinore të mashkullit”.

Akti i katërt i Ramës: Mes Brukselit dhe Mafias
Pse i kërcënon Rama qytetarët që ankohen për korrupsionin
Veliaj i tradhëtuar, çfarë tregon Facebooku i Lalit
Nga 115, në “jo më pak se 71 mandate”, si u zbeh deliri i Ramës për 11 Majin
Kush e tradhëtoi Erion Veliajn? Çfarë tregojnë përgjimet në burg të ish kryebashkiakut
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Enver BYTYÇI – Pse Edi Rama duhet marrë në përgjegjësi penale për mashtrim dhe diskriminim?
Next Article Nga Sali BERISHA – Letër e hapur çdo shqiptari!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?